“Kanceri nuk e shkatërron jetën seksuale” plus 1 more Shëndetësia

“Kanceri nuk e shkatërron jetën seksuale” plus 1 more Shëndetësia


Kanceri nuk e shkatërron jetën seksuale

Posted: 17 Aug 2016 12:45 PM PDT

Të mbijetuarit nga sëmundja e kancerit, s'kanë nevojë të preokupohen për jetën e tyre seksuale, për shkak se mund t'i përkushtohen seksit dhe ta shijojnë njëjtë sikurse të gjithë të tjerët.

Një studim i ri ka gjetur se të gjithë të mbijetuarit nga kanceri të moshës mbi 50 vjeçare, kishin marrëdhënie të rregullta seksuale, njëjtë me njerëzit që s'ishin prekur nga kjo sëmundje.

Mirëpo të mbijetuarit e kancerit, sipas këtij studimi, ndjehen më të pakënaqur me jetët e tyre seksuale.

Studimi i kryer nga Qendra e Kancerit në Britani të Madhe, ka krahasuar jetët e 6699 personave, dhe 561 prej tyre ishin me kancer.

Studimi ka gjetur se 49% e të mbijetuarve nga kanceri, kishin marrëdhënie të rregullta seksuale.

The post Kanceri nuk e shkatërron jetën seksuale appeared first on Telegrafi.

Harroni pilulat dhe prezervativët! Në të ardhmen do të pini ÇAJ anti-bebi

Posted: 16 Aug 2016 11:12 PM PDT

Nëse nuk jeni të gatshme për të lindur fëmijë dhe ndiheni në siklet të merrni pilula kontraceptive, së shpejti do të mund të pengoni ngjizjen – me çaj bimësh.

Një prodhues britanik i çajeve është bashkuar me kompanitë farmaceutike, që me forca të përbashkëta të krijojnë gjeneratën e re të kontracepsionit hormonal.

Dhe arritën zgjidhjen gjeniale, transmeton Telegrafi.

Në kuti ka 21 ose 28 qese të vogla, dhe secila syresh përmban dozën e duhur të hormoneve kontraceptive, si edhe tableta e zakonshme.

Sipas vlerësimeve të tyre, deri në vitin 2026 kjo do të jetë metoda kryesore e përdorimit të kontraceptivëve oralë, ndërkaq "pilula" e mirë dhe e vjetër do të bëhet një e kaluar.

Ndonëse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv të kontraceptivëve të sotëm, shumica vlerësohen me dyshim rreth efekteve përcjellëse. /Telegrafi/

tumblr_nsblnonabP1t2is2ro1_1280

The post Harroni pilulat dhe prezervativët! Në të ardhmen do të pini ÇAJ anti-bebi appeared first on Telegrafi.