Itali / Tërmeti 6.2 ballë zhduk fshatin, dyshohet për shumë të vdekur

Klikoni:


Terremoto nel centro Italia, dichiarazioni alla stampa di Renzi (24/08/2016)



Earthquake in ITALY today Aug 24,2016 CCTV LIVE


https://www.youtube.com/watch?v=jhhv16T8ha8


Italy Earthquake: Rescue teams seek survivors after 6.2 quake strikes Amatrice



Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh ka rënë sot në Italinë qendrore, afër Perugias, duke zgjuar banorët të alarmuar. 

Tërmeti është pasuar sërish me dy lëkundje të tjera 5.1 dhe 5.4 ballë. 

Thellësia lokale e tërmetit ka qenë 4 km dhe ka zgjatur 20 sekonda.

Si pasojë e këtij tërmeti deri më tani dyshohet të jenë 16 persona të vdekur, mes viktimave janë një familje prej 4 anëtarësh tëcilët janë gjetur nën rrënoja në qytetin e Açumoli.

Personat të cilët janë gjetur në gjendje të rëndë të plagosur nga rrënojat janë dërguar menjëherë për në spital me helikopter. 

Ndërkohë shumë njerëz të tjerë mund të jenë nën rrënoja ndaj aktualisht është duke u kërkuar për të mbijetuar. 

Mediet shkruajnë se kreu i Komunës Amatrice thotë se fshati nuk ekziston më





Amatrice ishte një qytezë turistike para se tërmeti i mbrëmshëm të shkatërronte 2/3 e tij dhe të merrte jetët e 24 personave.

Tashmë Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha. Janë prishur vepra historike dhe karakteristike të kësaj qyteze.

Këtë e ka pohuar edhe kryebashkiaku i saj i cili ka thënë se qyteti pothuajse nuk ekziston më.

"Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur", ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi


Tërmeti 6.2 ballësh në Itali ka sjellë një katastrofë të vërtetë pasi qytet i vjetër thuajse është zhdukur nga faqja e dheu.



Deri tani thuhet se mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe me qindra të tjerë janë të plagosur. Qyteti që u godit më shumë është Amatriçe.


Fotot tregojnë se si tërmeti e ka rrafshuar qytetin e vjetër. Sheshi qendror, kanë thënë dëshmitarët i përngjante ferrit të Dantes.

Pluhur, kaos, ulërima njerëzish të dëshpëruar të mbetur në rrënoja dhe të qara familjarësh që kërkonin të dashurit e tyre. Në galeri janë disa foto nga tmerri që kanë përjetuar italianët ditën e sotme






Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë në Romë rreth orës 14:00, duke shkaktuar panik tek qytetarët italianë.



Italia u godit ditën e sotme nga disa tërmete, të cilët shkaktuan 40 viktima dhe mbi 150 të plagosur.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

Autoritetet kanë paralajmëruar se të tjera lëkundje sizmike pritet të ketë gjatë orëve në vijim në Itali.






Mes rrënojave të qytezës së Amatrices e cila u shkatërrua këtë mëngjes, një histori e një zonjë dhe dy nipëve të saj, përfundoi e lumtur.


Dy vëllezër të moshës 4 dhe 7 vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, për shkak se gjyshja e tyre i kishte thënë të futen poshtë krevatit.

Dy djemtë kishin shkuar për një vizitë por tërmeti për pak sa nuk u solli vdekjen.

Sigurisht që nuk mund të flitet për lumturi mes rrënojave që kanë marrë jetë njerëzish, por fatmirësisht, dy vogëlushët i shpëtuan mirë kësaj tragjedie.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vijojnë të gërmojnë në rrënoja me shpresën se do të gjejnë të mbijetur të tjerë.


Ministria e Jashtme e Shqipërisë pak më parë dha lajmin e keq se mes viktimave të tërmetit të sotëm në Itali është edhe një shqiptar.

Ai është Erjon Toro, banues në Amatrice të Italisë, qyteza që u prek më së shumti nga tërmeti që u ka marrë jetën 120 njerëzve deri më tani.

Toro u gjet mes rrënojave të një banese të shkatërruar nga tërmeti.

Ai ishte i martuar dhe me tre fëmijë të mitur. Toro ishte nga Kurjani i Roskovecit dhe prej vitesh jetonte në Itali.