INSAJDERI: “Presidenti në Gorazhdevc nderoi “viktimat e terroristëve shqiptarë”” plus 2 more

INSAJDERI: “Presidenti në Gorazhdevc nderoi “viktimat e terroristëve shqiptarë”” plus 2 more


Presidenti në Gorazhdevc nderoi “viktimat e terroristëve shqiptarë”

Posted: 15 Aug 2016 10:16 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës, me qëllim nderimin e të rinjve serbë të vrarë në vitin 2003 në këtë fshat.

Mirëpo, ashtu siç kishte ndodhur në vizitën e presidentit të Kosovës në fshatin Grackë, ku kishte shkuar për t'i nderuar njëlloj viktimat serbe të pasluftës në Kosovë, në pllakatin përkujtimor të të dyja këtyre memorialëve, shkruhet se këta serbë "janë viktima të terrorit shqiptar".

gorazhdec

Në pllakatin përkujtimor në të cilin bëri nderime sot ish-kryetari i PDK-së, shkruhet: "Nuk është aq e tmerrshme të vdesësh, sa është e tmerrshme të varrosesh për së gjalli. Viktimat e terroristëve shqiptarë".

Presidenti u përkul para pllakës me mbishkrimin "viktimat e terrorit shqiptar"

Thaçi tha se vizita e tij u bë me qëllim të kujtimit “të sulmit kriminal të ndodhur 14 vite më parë, raporton Insajderi.

"Sot vura kurorë lulesh në këtë memorial për të përkujtuar sulmin kriminal kundër të rinjve të fshatit Gorazhdec, 14 vite më parë, në të cilin u vranë dy të rinj e u plagosën katër të tjerë. E drejta për jetë është e drejtë fundamentale për të gjithë",

Vizita e tij në Grackë pati ngjallur shumë reagime, edhe për shkak të shkrimit në pllakatë, mirëpo kjo si duket nuk e ka ndalur presidentin të bëjë një tjetër nderim të ngjashëm. /Insajderi.com

The post Presidenti në Gorazhdevc nderoi "viktimat e terroristëve shqiptarë" appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri inspektoi punimet në rivitalizimin e urës së Ibrit

Posted: 15 Aug 2016 09:53 AM PDT

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet  për rivitilzimin e urës kryesore mbi lumin Ibër  që po i bënë  kompania "Jehona", e  cila është e kontraktuar për largimin e barrikadës  dhe pastrimin e urës.

Bahtiri  ka kërkuar nga  përfaqësuesit e kompanisë  "Jehona",  që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e punëve dhe njëkohësisht  ju ka ofruar mbështetje të plotë në  tejkalimin  e problemeve  që gjatë punës mund ti hasin.

"Ndonëse ky projekt është financuar nga BE-ja dhe i realizuar sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ne jemi të interesuar që tani të mos ketë vonesa në realizimin e punëve përcjellëse. Ne si komunë i kemi plotësuar të gjitha obligimet tona dhe jemi të gatshëm të ofrojmë edhe më tutje mbështetje për përfundimin e punëve  ashtu siç e parasheh edhe projekti ", tha kryetari Bahtiri.

Qytetarët të cilët ishin aty e falënderuan kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për të përcjellur në vazhdimësi punët në mënyrë që  ura të  lirohet sa më parë për qarkullim dhe  lëvizje të lirë. /Insajderi.com

The post Bahtiri inspektoi punimet në rivitalizimin e urës së Ibrit appeared first on INSAJDERI.

De Biasi pretendon se Rashica e gënjeu: Më kishte thënë se do qëndronte

Posted: 15 Aug 2016 09:37 AM PDT

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka thënë se mos ftesa në Euro 2016 mund të ketë ndikuar në vendimin e Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën. De Biasi gjithashtu pretendon se Rashica e kishte gëngjyer, pasi i kishte kondirmuar atij se do qëndronte edhe më tutje në kombëtare.

Tekniku italian ka folur për mediumin sportiv shqiptar "Supersport" pas largimit të Rashicës drejt Kosovës dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.

"E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit", tha De Biasi për Supersport.”Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Evropian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër".

Më tej, De Biasi ka thënë se mesfushori nga Vushtrria ia kishte konfirmuar atij disa herë në stërvitje se do të qëndronte në kombëtaren shqiptare edhe më tej.

"Kam biseduar me të disa herë në stërvitje dhe ia kam thënë se ai është shumë i rëndësishëm për kualifikueset e botërorit. Edhe ai më ka konfirmuar se do të qëndrojë", ka thënë De Biasi.

De Biasi në këtë intervistë ka konfirmuar edhe largimin e tretë nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Ai ka thënë se edhe Herolind Shala do t'i bashkohet Kosovës. /Insajderi.com

The post De Biasi pretendon se Rashica e gënjeu: Më kishte thënë se do qëndronte appeared first on INSAJDERI.