INSAJDERI: “Kelmendi: Medalja e artë i dedikohet popullit të Kosovës” plus 2 more |
- Kelmendi: Medalja e artë i dedikohet popullit të Kosovës
- PDK kërkon vazhdimin e hetimeve për kryeministrin Mustafa – hesht për “Dosjen e Shefave”
- Të martën protesta e radhës kundër skandalit të përgjimeve
Kelmendi: Medalja e artë i dedikohet popullit të Kosovës Posted: 14 Aug 2016 10:04 AM PDT Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur pas mbërritjes në Kosovë si fituese e medaljes së artë olimpike. Ajo në konferencën për media në aeroportin 'Adem Jashari', falënderoj të gjithë, teksa tregoi se është nisur për Brazil vetëm për të fituar medaljen e artë. Kelmendi rrëfeu rëndësinë që kishte për të dueli gjysmë-final ndaj japonezes Masato Nakamura. "Në Rio jam nisur për medalje të artë. Nuk ishte e lehtë pasi atje të gjithë ëndërrojnë të marrin atë medalje. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar qysh e kam pritur. Lufta më e vështirë ka qenë kundër japonezes Nakamura, e cila ka qenë kohë më parë idol i jemi", deklaroi Kelmendi. Sportistja e cila shkroi historinë e shtetit kosovar në Lojëra Olimpike ka thënë se suksesi i saj i dedikohet suksesit të Kosovës. "Tani arrita të garojë me të dhe të fitojë, ishin momente të papërshkrueshme. Në finale kam pasur bindjen se do të fitoje pasi jam shumë e motivuar dhe e dija se medalja e artë do të ishte e artë. Gjithë kjo sakrificë është bërë për popullin tim, kështu që urime të gjithëve", tha Majlinda. /Insajderi.com The post Kelmendi: Medalja e artë i dedikohet popullit të Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
PDK kërkon vazhdimin e hetimeve për kryeministrin Mustafa – hesht për “Dosjen e Shefave” Posted: 14 Aug 2016 09:47 AM PDT Dega e PDK-së në Prishtinë ka kërkuar sqarime se pse janë ndalur hetimet ndaj kryeministrit Isa Mustafa për lëndët që i kishte dërguar në Prokurori kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Partia e Kadri Veselit konsideron se kjo po bëhet me qëllim për të mbyllur krimin e ish-Kryetarit të Prishtinës. Sipas PDK-së, këto lëndë ishin përdorur nga udhëheqja aktuale për të bërë edhe një herë pazarin e krimit dhe korrupsionit. "Ne mendojmë se dikush nga gjykata po tenton të i mbyllë me çdo kushte këto lëndë dhe si rezultat i kësaj, po tentohet që të mbyllet krimi me vetëdije, sepse tërë ato lëndë të dërguara në prokurori janë përdorur si presion për kompanitë e ndërtimit për të bërë ripazar me Albinin, Liburnin dhe Dardanin, dhe tëra ato leje ndërtimi që u stopuan në fillim të mandatit të VV-së, prapë në mënyrë të paligjshme janë dhënë por tani me një kushte të ri , me një kundërshpërblim financiar për LVV dhe sekserët e tyre!", thuhet në një komunikatë të PDK-së. Me këtë rast, PDK ka bërë thirrje të pyetet policia e Prokuroria se po heshten krimet e kryera nga Isa Mustafa në kohën e qeverisjes në Prishtinë. "Pse u ndalen së hetuari nga prokuroria e shteti 72 lëndët e dërguara nga Shpendi dhe VV në prokurori kundër ish kryetarit të komunës së Prishtinës. Ne i ftojmë mediat që të hetojnë këtë fenomen, le të pyesin prokuroria dhe policia kush dhe pse po i heshtë këto krime?!!!", thuhet më tej në komunikatën e PDK'së. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka përmendur dhe komentuar skandalin e përgjimeve "Dosja e Shefave" – një seri bisedash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së, përfshirë kryetarin e partisë kadri Veseli dhe shefin e grupit parlamentar Adem Grabovci. Për "Dosjen e Shefave" nuk ka reaguar as Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka zgjedhur të heshtë ndaj këtij skandali, në të cilin dëshmohet se si shefi i grupit parlamentar të partisë punëson njerëz të afërm me të dhe PDK-në. PDK, gjatë ditës së sotme ka reaguar përmes një komunikate për shtyp, me anë të së cilës ka kërkuar nga prokuroria të hetojë kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për mënyrën e shpërndarjes së tenderave, e cila sipas PDK-së, është jo e rregullt. /Insajderi.com The post PDK kërkon vazhdimin e hetimeve për kryeministrin Mustafa – hesht për "Dosjen e Shefave" appeared first on INSAJDERI. |
Të martën protesta e radhës kundër skandalit të përgjimeve Posted: 14 Aug 2016 09:29 AM PDT Grupi i aktivistëve dhe shoqërisë civile që janë duke protestuar kundër skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, kanë paralajmëruar protestën e radhës. Protesta e radhës do të jetë të martën më 16 gusht, në ora 17:00 tek sheshi "Zahir Pajaziti". Kjo do të jetë protesta e katërt me radhë e këtij grupi, shtuar edhe një aksion që kanë pasur përpara prokurorisë së vendit. /Insajderi.com The post Të martën protesta e radhës kundër skandalit të përgjimeve appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |