INSAJDERI: “E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit” plus 2 more |
- E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit
- Mbahet protesta e katërt kundër korrupsionit teksa Grabovci njoftoi dorëheqjen
- Letra e plotë e dorëheqjes së Grabovcit
E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit Posted: 16 Aug 2016 09:48 AM PDT E dashura e djalit të Gani Thaçit, Edona Ahmeti, e cila ishte emëruar më 11 gusht të këtij viti Drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër nga Këshilli Administrativ i Byros Kosovare të Sigurimeve, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, katër ditë pasi gazeta online Insajderi raportoi për emërimin e saj në krye të Kartonit të Gjelbër. Insajderi kishte zbuluar se para dy muajsh, në qershor Gani Thaçi është emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së. Ndërkaq më 11 gusht, Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrimit Thaçit, djalit të Gani Thaçit, është emëruar në postin e drejtoreshës për Karton të Gjelbër. Ndërkaq, Byroja Kosovare e Sigurimit, sot përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dorëheqja e saj po bëhet për arsye personale, njofton Insajderi. "Njoftojmë se znj. Edona Ahmeti e zgjedhur para disa ditësh nga Këshilli Administrativ i BKS-së si drejtoreshë në departamentin e Kartonit të Gjelbër dhe MOU jep dorëheqje për arsye personale pasiqë mendon që të shkoj në shkollim të mëtutjeshëm jashtë vendit", thuhet në njoftimin e BKS-së. Gani Thaçi ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv të BKS-së ndërsa Edona Ahmeti është e dashura e Kushtrim Thaçit, djalit të Gani Thaçit që drejton BKS-në. /Insajderi.com The post E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit appeared first on INSAJDERI. |
Mbahet protesta e katërt kundër korrupsionit teksa Grabovci njoftoi dorëheqjen Posted: 16 Aug 2016 09:05 AM PDT Disa qindra njerëz i janë bashkuar protestës së katërt me radhë të organizuar nga grupi i qytetarëve të pavarur kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Protesta është thirrur nga një grup qytetarësh pasi që Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta. Protesta e sotme vije pas dy aksioneve simbolike të organizuara: aksionit tek Prokuroria e Shtetit dhe ai afër Partisë Demokratike të Kosovës. Ashtu siç tashmë është bërë e zakonshme, protestuesit janë mbledhur në sheshin Zahir Pajaziti dhe kanë marshuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovë. Gjatë marshimit janë dëgjuar brohoritjet si "dorëheqja nuk mjafton", "me hajna nuk ka shtet", "hajnat në burg", e të tjera./Insajderi.com The post Mbahet protesta e katërt kundër korrupsionit teksa Grabovci njoftoi dorëheqjen appeared first on INSAJDERI. |
Letra e plotë e dorëheqjes së Grabovcit Posted: 16 Aug 2016 08:56 AM PDT Adem Grabovci, protagonist kryesor i Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të publikuara nga Gazeta Online Insajderi ku dëshmohet se si zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës shtrijnë ndikimin në institucionet e pavarura të vendit – ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie. Ai ka njoftuar se dorëheqja e tij vije si pasojë e publikimit të këtyre përgjimeve, pasi që sipas tij, "këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time." Më poshtë lexoni letrën e plotë të Grabovcit: Ditëve të fundit janë publikuar biseda në medie të cilat kanë pasur për objekt emrin dhe autoritetin tim politik e njerëzor. Me siguri këto kanë krijuar një ambient jo të këndshëm për opinionin publik, institucionet e vendit, PDK-në, por edhe për mua dhe familjen time. Me qëllim të reagimit tim moral dhe politik ndaj një çështje të tillë dhe hapjes së mundësisë së trajtimit adekuat ligjor të këtij rasti, i cili ka prekur edhe privatësinë, por edhe autoritetin e subjektit politik dhe timin personal, ofroj dorëheqje nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së. Unë jam përpjekur vazhdimisht që angazhimi im të jetë çdo herë në kuadër të ligjeve dhe normave demokratike dhe për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë. Vazhdoj të besoj se të gjithë duhet të angazhohemi për një shtet demokratik, ku respektohet ligji, por edhe liritë individuale të secilit prej nesh. Do të vazhdoj të mbroj të drejtat e mia, por edhe të secilit qytetar kur ato cenohen si dhe të respektoj institucionet dhe shtetin tonë. Gjatë jetës sime dhe aktivitetit politik jam atakuar shpesh dhe pasojat nuk janë bartur vetëm nga unë, por edhe nga grupimi politik dhe nga familja ime, që çdo herë ishin afër meje sikur edhe në rastin në fjalë. E di se në momente të caktuara edhe jam sfiduar, por edhe i kam tejkaluar ato, në një mënyrë tjetër edhe tash po sfidohem. Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar si Kryetar i GP si dhe PDK-në për besimin e dhënë. Me respekt, Adem Grabovci. /Insajderi.com The post Letra e plotë e dorëheqjes së Grabovcit appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |