Denion Ndrenika : NASA: Në një planet të ri të zbuluar mund të ketë jetë



GPS_Satellite_NASA_art-iif

Agjencia Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi disa minuta më parë se mund të ketë jetë në një planet të ri që është zbuluar.
Rreth orës 18:00 me kohën në Shqipëri, u njoftua se NASA konfirmoi zbulimin e planetit të ri.
“Astronomët janë në majën e një arritjeje për të gjetur diçka që njerëzit e kanë ëndërruar prej mijëra vjetësh: Një Tokë tjetër”-tha NASA për planetin në “Rrugën e Qumështit”.
NASA thotë se planeti i ri është më i vjetër në moshë dhe 60 për qind më i madh në diametër se sa Toka.

foto ilustruese e Keplerit dhe yllit
Agjencia Hapësinore Amerikane saktëson se planetit të ri shumë të ngjashëm me Tokën i është vënë emri “Kepler 452B” dhe se mendohet që të ketë jetë.
“Planeti tjetër është më i vjetër dhe më i madh se Toka. Planeti tjetër është zbuluar nga teleskopi “Kepler”. Ai është 60% më i madh në diametër se Toka”-njoftoi agjencia.
NASA1 kepler

Teleskopi “Kepleri” që në 2009 kur u hodh në orbitën e Tokës, ka zbuluar më shumë se 4 mijë planetë jashtë sistemit tonë diellor, 12 prej të cilëve me karakteristika të ngjashme me Tokën.
“Kepler 452B” rrotullohet plotësisht përreth yllit të tij që mendohet të jetë më i vjetër se Dielli 20 ditë më shumë se Toka rreth Diellit, përkatësish për 385 ditë nga 365 (të Tokës).
Të dhëna të tjera tregojnë se dy planetët e zbuluar sëfundi janë më të freskët, ndërsa ndodhet “Kepler 452B” në të quajturën nga shkenca “Zona e Jetës”.
2 kepler NASA

Shkencëtarët saktësojnë se mundësia e jetës është në rast se një planet rrotullohet në yllin e tij në largësi të caktuar të qëndrueshme ,as larg dhe as afër tij”.
3 kepler nasa
NASA arsyeton se mundësia që “Kepler 452B” të ketë jetë lidhet me praninë e ujit, ndonëse më pak se në Tokë, por duke llogaritur atë (jetën) pas ndoshta 500 milionë vjetëve.
Planeti “Kepler 452B” është në yjësinë “Cygnus” me largësi 1400 vjet nga Toka, me yllin apo “Diellin” në moshën 6 miliard vjeçar, ose 1.5 miliard vjet më të madh se Dielli.

Related Posts: