Zyrtare/ Theresa Mary May do të jetë Kryeministrja e re e Anglisë



Theresa May do të jetë Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së David Cameron.
theresa
Pas tërheqjes së Andrea Leadsom në garën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Konservatore, May është e vetmja kandidate.

Në një komunikatë për mediat, Cameron ka shprehur mbështetjen e tij për May.

“Jam shumë i gëzuar që Thesa May do të jetë Kryeministrja e ardhshme. Ajo është e fortë, kompetente, është më shumë e aftë sesa për t’i ofruar vendin një lidership që do të ketë nevojë në vitet e ardhshme dhe do të ketë të gjithë mbështetjen time”, shprehet Cameron.

Image result for theresa may

Votimi për zgjedhjen e saj si Kryeministre do të bëhet të mërkurën pas marrjes në pyetje nga Parlamenti.
Theresa May UK Home Office (cropped).jpg
59-vjeçara, e cila mbështeste qëndrimin në BE, ka qenë ministre e Brendshme që prej vitit 2010.