SHKRIMI LINEAR B (OSE GJUHA E MIKENËS) I PËREKET GJUHËS PELLAZGE


Luftulla PEZA - Liljana PEZA - Tiranë, 27 qershor 2016


Shkrimit Linear B përbënë një etapë mjaft të rëndësishme të zhvillimi të shkrimit në Europë dhe është një hallkë mjaft e vjetër dhe e rëndësishme e shkruar e gjuhës pellazge.
Shkrimi linear B përbënë një sitem të veçantë shkrimi i përdorur gjatë Qytetërimit të Mikenës, në Ballkan dhe dhe rajonin e Egjeut, sidomos në Peloponez dhe në ishullin e Kretës, gjatë viteve 1450-1100 p.e.s. (koha e vonë e bronxit). Mendohet që ky shkrim fillimisht lindi në ishullin e Kretës dhe më pas me pushtimin e tij nga mikenasit, shkrimi u përhap edhe në rajonet e tjera kontinentale. Vendet kryesore ku janë gjetur pllakat e baltës të pjekura me këtë lloj shkrimi janë Knos (Kretë), Mikenë, Pyli, Thebë, Tirins dhe Iolko (Thesali) (fig.1). 

Fig.1-Harta e përhapjes së qytetërimit të Mikenës dhe e shkrimit Linear B.

Shkrimi linear B është gërvishtur në shtresa të holla balte ende kur ishin të njoma, të cilat pas tharjes, morën formën e pllakave, që i kemi quajtur tjegullore, sepse kanë formën e tjegullave, por nuk janë të përkulura si ato, por të sheshta. Ato ruheshin nëpër pallate, si arshiva në qytetet e Knosit (Kretë), Mikenës (Peloponez), Pyli, Iolko (Thesali), Trojë etj . Kur balta ishte ende e njomë, me një kunj prej kashte a druri mbi baltën e njomë formoheshin shenjat nga shkrues më përvojë në këtë punë. Ato thaheshin më pas në diell dhe përdoreshin për qëllime të ndryshme komunikimi, sidomos tregtare, por edhe vajtimi. Më pas këto pllaka balte të thata u ruajtën nëpër pallatet mbretërore si arshiva. Ky lloj shkrimi është përdorur për të shkruar edhe në pllaka guri, sodomos për gurët e varreve.

Kur pallatet u dogjën nga zjarri këto pllaka fatmirësisht u poqën dhe u kthyen në tjegullore, të cilat ruhen deri në ditët tona. Në këto pllaka dheu të pjekura ruhet shkrimi i famshëm Lineari B.
Pllakat prej balte me shkrimet linearit B janë gjetur nga arkeologu A. Evans, gjatë gërmimeve të tij arkeologjike në Knos të Kretës gjatë viteve 1899-1904 dhe nga arkeologu C. Blegen gjatë gërmimeve arkeologjike në Pylos (Peloponez) dhe vende të tjera të Greqisë kontinentale më 1939 (fig. 1).

Evans u muarr një kohë të gjatë me studimin e shkrimeve të zbuluara në Kretë dhe arriti në përfundimin se shkrimet e zbuluara përbëjnë tre sisteme të ndryshme shkrimi:
1-shkrimin hieroglifik ose piktografik (vizatimor), 

2-shkrimin Linear A dhe 

3-shkrimin Linear B. 

Evans shprehu mendimin se shkrimi i zbuluar në pllakat e baltës në Kretë është kryesisht shkrimi vizatimor, por ka qenë i bindur se shkrimi ka qenë përdorur për të shkruar gjuhën mineane, gjuhë që nuk kishte lidhje me gjuhën greke. Evansi nuk arriti ta deshifronte shkrimin që gjeti në Kretë. Shkrimi Linear B u zhvillua nga shkrimi linear A, por është më i thjeshtë se ai dhe më i përparuar. Shkrimi Linear A ndonëse është i përbërë nga shenja shumë të ngatëruara, ka afërsi me shkrimin Linear B.
Në sistemin shkrimor Linear B janë gjetur 90 shenja, nga të cilat u formuan rrokjet nga deshifruesit, por shumica e shenjave janë vizatime të ndryshme dhe të pakuptueshme. 

ORIGJINA E SHKRIMIT LINEAR B

Shkrimin Linear B disa dijetarë e mendojnë se lindi në Qytetërimin e Mikenës, gjoja posaçrisht për të shkruar gjuhën greke. Këtyre dijetarëve u është errësuar shikimi dhe nuk i shohin gjuhët e lashta të Ballkanit dhe të Anadollit, por vetëm greqishten. 

Sistemi i shkrimit Linear B nuk lindi vetiu dhe pa asnjë paraprirje. Ky sistem mbështetet fuqimisht në sistemin alfabetik të shkrimit, që është dëshmuar në Qytetërimin më të lashtë europian - Qytetërimi Vinkë - Turdas - Dispilio gjatë gurvonit (neolitit), mijëvjeçari 6 p.e.s.. Në këtë kulturë janë ndeshur germat më të hershme të sistemit alfabetik të shkrimit. Fjalët VIJV = UJIU = UJI dhe DOR = DORA dhe mjaft germa të tjera si dhe numrat, përbëjnë germat, numrat dhe fjalët e para të shkruara ndonjë herë në botë. Fjalët “UJI” dhe “DORA” i përkasin gjuhës pellazge/shqipe dhe ruhen edhe sot të njejta në gjuhën shqipe, vazhdimi i gjallë i gjuhës pellazge. 

Qytetërimi pellazg Vinkë-Turdas-Dispilio ka pasur përhapje të gjerë dhe ka përfshirë territoret që sot janë në Serbi, Kosovë, Kroaci, Shqipëri, Hungari, Rumani, Bullgari, Greqi dhe shtrihej edhe në Ukrainën perëndimore. Nën ndikimin e kulturës së Vinkë-Turda-Dispilio shkrimi u përhap në rajonin e Egjeut. Kushtet gjatë këtyre kohrave të lashta kanë qenë të vështira, qoftë për nivelin intelektual dhe arsimor të njerzve, marëdhëniet ekonomike por edhe lidhjet midis rajoneve të ndryshme në distanca të gjata. 

Megjithë këto vështirësi shkrimi u shtri më gjërë, në saje të zhvillimit të marëdhënieve midis rajoneve. Kjo dëshmohet se në skrimin Linear B, që është më i vonshëm, ndeshen po ato germa të sistemit shkrimor alfabetik, që janë ndeshur në rajonet Vinkë-Turda-Dispilio. Të vetmet fjalë të shkruara në pllakat me shkrimin Linear B janë: “ZIAZI”, “ATA”, “ZI” dhe fjalët “SOT QA” në mbishkrimin e Kongsbergut, që e vërtetojnë këtë dhe që janë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe.
Provë tjetër shkrimore, që vërteton se shkrimi ka ekzistuar dhe është zhvilluar edhe më vonë se koha e bronzit, janë Stela e Lemnit (shekulli 9-8 p.e.s.), mbishkrimet Dipylon, Korinthit, Nestor Cup (shekulli 8 p.e.s.), që më pas janë ndjekur nga Iliada dhe Odisea, që u përmblodhën nga gojëdhanat popullore. 

DESHIFRIMI

Me deshifrimin e shkrimit linear B u morën disa dijetarë, që nuk arritën të na japin kuptimin e vërtetë të shkruar me këtë lloj shkrimi (Peza & Peza 2006, 2009, 2013). Fillimisht me deshifrimin e shkrimit Linear B u muar ai që e zbuloi Qytetërimin e Kretës së lashtë, A. Evans. 

Ai i ndau mbishkrimet e gjetura në Kretë në tre grupime: 

A- Shkrimi vizatimor (piktografik, hieroglifet), 

B-Shkrimi Lineari A, që është më i vjetri dhe më i komplikuar,

C- Shkrimi Linear B, është më i vonshëm se të parët dhe më i thjeshtë. Bashkë me këtë Evans dhe mendimin se Qytetërimi Minaik i Kretës dhe mbishkrimet e ndeshura në te i përkasin një qytetërimi paragrek. 

Më pas me deshifrimin e këtij shkrimi u muarrën disa studiues. Studiuesi amerikan profesor E. Benet (1950), i cili njihet edhe babai i këtij shkrimi, shprehu mendimin se shkrimi Linear A dhe linear B janë në gjuhë të ndryshme.

 Më shumë kohë i kushtoi deshifrimit të shkrimit linear B studiuesja amerikane A. Kober (1950). Ajo ndërtoi disa rrjeta të ndryshme, që lidhnin simbolet e ndryshme dhe që mendonte se ato kishin marrëdhënie gramatikore njëri me tjetrin. Me gjithse bëri një punë të madhe për deshifrimin e shkrimit në Linearin B, vdekja e parakohshme, nuk e la këtë studiuese, që punën e filluar ta çonte deri në fund.

Arkitekti anglez M. Ventris dhe gjuhtari anglez J. Kaduik, studiues i gjuhës greke, u morën më gjatë me deshifrimin e shkrimit linear B. Ata fillimisht u pajtuan me mendimin e Evansit, që ky shkrim i përket qytetërimit para grek dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me gjuhën greke. Më vonë (1953, 1974) ata punuan me deshifrimin e këtij shkrimi, duke dhënë mendimin se shkrimi Linear B përbëhet kryesisht nga shenja, që përfaqësojnë rrokje të gjuhës së folur dhe me bashkimin e këtyre ata formuan fjalë të ndryshme. Pikësynimi i tyre ka qenë, që shkrimi Linear B të paraqitej si forma e vjetër e shkruar e gjuhës greke.

Fillimisht nga pllakat e shkrimit Linear B u nxorën shenjat bazë ose kryesore, që janë rreth 90 shenja (fig. 2 A). Nga këto shenja më pas u ngritën rrokjet nga autorët (fig. 2 B). Janë pesë rrokje vetëm si zanore: a, e, i, o, u. 55 rrokje të tjera u ngritën nga bashkimi i një baskëtingullore + një zanore. Kështu në procesin subjektiv u krijuan 60 rrokje pa asnjë bazë shkencore dhe llogjike, që shprehin vetëm dëshirën e autorëve. Të habit fakti që shenja të tilla, që shprehin germa nga Kultura Pellazge Vinkë-Turdas-Dispylio, pa të drejtë nga Ventris dhe Kaduik u janë dhënë vlerat e rrokjeve. 

Të tilla janë: 

= barazuar nga autorët me rrokjen “e”, por në fakt përbën germën “A” pellazg,
= “ “ “ “ “su”, “ “ “e”, “,
= “ “ “ “ “te”, “ “ “I”, njohur nga Vinka
= “ “ “ “ “qe”, “ “ “O”, njohur nga kultura Turdas,
= “ “ “ “ “sa”, “ “ “Y”,
= “ “ “ “ “ka”, “ “ “TH”,
= “ “ “ “ “ta”, “ “ “C”,
= “ “ “ “ “a”, “ “ “T”,
“ “ “ “ “we”, “ “ S (Z),
“ “ “ “ “mi”, “ “ “V”, njohur nga Vinka
, “ “ “ “ “a” dhe “di”, “ “T”
, , , ” “ “ “i”,”re”,”ne”,”ru” “Ψ”, të njohur në alfabetet pllazge të Euboes, Jonisë dhe Korinthit, nga të cilët është huazuar në alfabetin e sotëm grek.
, “ “ “ “ “jo”, “ “ përbën numurin “5”,
, “ “ “ “ “ro”, por në fakt përbën kryqin, të njohur që në kulturën e Vinkës (fig. 2,B).
Ky proces është i habitshëm dhe i paprueshëm për ne.

Fjalët e krijuara nga bashkimi i këtyre rrokjeve imagjinare, më pas autorët Ventris dhe Kaduik i afruan me fjalët e afërta të gjuhës greke. Në këtë mënyrë nga krijimi artificial i rrokjeve nga shenjat e shkrimit Linear B dhe më pas me bashkimin i tyre, ata krijuan shumë fjalë nga shenjat jo të qarta të linearit B. Më pas me barazimin e këtyre fjalëve të krijuar me fjalët e gjuhës greke, Ventris dhe Kaduik e çuan problemin në përfundimin se me shkrimin Linear B është shkruar dialekti miken i gjuhës greke. Përfundimi i tyre qe i prerë: 

Mycaenean language = Greek language (Gjuha e Mikenës = Gjuha greke).

Në fig. 2 jepen shenjat bazë të shkrimit Linear B, nga ku Ventris dhe Kaduik ndërtuan rrokjet për të deshifruar shkrimin Linear B. 

Fig. 2- A- Shenjat bazë të shkrimit Linear B, dalluar nga Ventris dhe Kaduik dhe B-krijimi i rrokjeve nga këto shenja të shkrimit Linear B (sipas Ventris & Kaduik)

Duke menduar se shkrimi linear B është shkrim rrokjor (syllabic), ku shenjat e ndryshme shprehin rrokje të ndryshme të gjuhës së folur, autorët nga bashkimi i këtyre shenjave-rrokje formuan fjalë të ndryshme, të cilat i afruan me ato, që ato i quajtën fjalë të dialektit miken të gjuhës greke. Më pas këto fjalë “mikene” i afruan me fjalët e gjuhës greke të kohës klasike, duke ju dhënë edhe kuptimin përfundimtar. 

Kështu p.sh. nga dy shenjat: 

autorët e deshifrimit nënkuptuan dy rrokje: PA-TE → kuptimi në “dialektin grek të Mikenës” u quajt: PATER → më pas bëhet barazimi me fjalën PATER në greqishten e kohës klasike dhe në fund i japin kuptimi e fjalës, PATER, që në anglisht është → FATHER (babai). 

Në këtë mënyrë Ventris dhe Kaduik bashkuan shumë shenja të nxjerra nga tekstet e gërvishura në pllakat e baltës të Linearit B, artificialisht ju dhanë atyre vlerat e rrokjeve të gjuhës së folur dhe nga bashkimi i rrokjeve formuan fjalë të ndryshme.

Në këtë proces krejt subjektiv dhe artificial Ventris dhe Kaduik arritën në përfundimin e tyre të gabuar se: gjuha e Mikenës është një dialekt i lashtë i gjuhës greke. Ja një shembull se si nga shenjat e ndryshme të gërvishura në pllakat e baltës, u formuan rrokje, që më pas i çuan drejt gjuhës greke.

Renditja - me germa - “greqishte - Greqishtja - kuptimi

e shenjave e Mikenës” klasike i fjalës

Fig. 3-Krijimi i rrokjeve dhe i fjalëve në shkrimin Linear B

Fare pa baza objektive, që kërkohen në trajtimet shkencore të problemeve, janë barazimet e shenjave të Linearit B me fjalë të plota të gjuhës së folur (fig. 4). Mund të pranohen fjalët qyp (jar), njeri (woman) dhe rrotë (wheel), por kurrsesi nuk janë të papranueshme shenjat e tjera, të cilave autorët ju kanë dhënë kuptimet e fjalëve, pa asnjë bazë si: verë (wine), mish (wheat), veshje (cloth), vaj ulliri (olive oil), djathë (cheese), mjaltë (honey) etj.

Fig. 4- Shenjat e Linear B “të deshifruara si fjalë” nga Ventris & Chadwick

Po japim disa shembuj se si autorët Ventris dhe Kaduik nga shenjat në pllakat me linearin B, krijuan fillimisht rrokjet gjuhësore dhe prej tyre më pas formuan fjalët, të cilat i afruan ato me fjalët të ngjashme të gjuhës greke klasike dhe të sotme: 

Fjala e krijuar nga bashkimi i simboleve-rrokjeve “ pa-te” e quajtën se është fjala greqisht “patēr” (πατήρ)”, 

fjala “ “ “ “ “pa-si” e quajtën se është fjala greqisht “phāsi” (φησί)”,
fjala “ “ “ “ “qa-si-re” e quajtën se është fjala greqisht “βασιλεύς” (mbret),
fjala “ “ “ “ “ ko-ru” e quajtën se është fjala greqisht “korus” (κόρυς, "helmet"),
fjala “ “ “ “ “ka-ra-we “ e quajtën se është fjala greqisht “grāwes”,
fjala “ “ “ “ko-no” e quajtën se është fjala greqisht “skhoinos” ( litar),
fjala “ “ “ “ “ to-so” e quajtën se është fjala greqisht “ tosos” (τόσος orτόσσος),
fjala “ “ “ “ “ do-ra” e quajtën se është fjala greqisht “ dōra “ (δῶρον, "dhuratë"),
fjala “ “ “ “ “to-ra-ke” e quajtën se është fjala greqisht “thōrākes” (dërrasa e gjoksit),
fjala “ “ “ “ “ pu-te” e quajtën se është fjala greqisht “ phutēr” (kopshtari),
fjala “ “ “ “ “ phu-te-re” e quajtën se është fjala greqisht “phutēres” (kopshtarët),
fjala “ “ “ “ “ ha-te-ro” e quajtën se është fjala greqisht “ hateron” (burrërorë),
fjala “ “ “ “ “ a-ni-ja” e quajtën se është fjala greqisht “ hāniai”,
fjala “ “ “ “ “pe-ma” e quajtën se është fjala greqisht “ sperma” ( fara) etj. 

Siç shihet në këto fjalë të krijuara nga autorët, disa prej tyre përkojnë me fjalë të një llojta si në gjuhën shqipe, sepse janë fjalë të gjuhës pellazge, që nga shumë autorë janë quajtur fjalë nga substrati pellazg para grek (pelasgian pre-greek substrate). Ato janë marrë nga tekstet e lashta, ku gjuha pellazge/shqipe ka mbizotëruar, por që autorët Ventris dhe Kaduik i kanë ditur që janë fjalë të gjuhës greke:

p.sh. pa-si (pasi), do-ra (dora), ha-te-ro (hatri), a-ni-ja (anija), pe-ma (pema) etj. Këto fjalë të gjuhës pellazge/shqipe nuk janë gjetur nga autorët të shkruara në ndonjë pllakë të Linearit B. Ato janë krijuar nga bashkimet artificiale të shenjave, të ngritura në rrokje nga autorët, që ju kanë dhënë më pas kuptime fjalësh, duke i afruar me fjalët e teksteve të lashta, që ata i mendonin se i përkasin gjuhës greke.

Në këtë mënyrë këtu paraqitet një kontradiktë tjetër e thellë në “deshifrimin” e shkrimit Linear B, të kryer nga Ventris dhe Kaduik, sepse në fjalët që ata kanë zgjedhur si fjalë krahasuese, dalin edhe fjalë të gjuhës pellazge/shqipe, jo vetëm fjalë të gjuhës greke. Kjo vërteton se konkluzioni i tyre se shkrimi Lineari B afron me dialektin miken të gjuhës greke rrëzohet, sepse disa fjalë të çojnë tek gjuha e substratit paragrek, gjuha pellazge. 

LOGOGRAMAT E LINEAR B 

Krahas njësimit të shumë shenjave të Linearit B me rrokje të gjuhës së folur, Ventris dhe Chadwick ndërtuan prej tyre edhe mjaft logograma, ku simbolet tashmë shprehin një fjalë të plotë dhe jo një rrokje të gjuhës së folur (fig. 5). Edhe në ndërtimin e logogrameve autorët janë treguar dorë lëshuar, sepse shenjave të ndryshme abstrakte, të paraqitura në tjegulloret me shkrimin Linear B, ju kanë dhënë vlerat e fjalëve të caktuara, pa asnjë bazë shkencore.

Fig. 5- Logograma të shkrimit Linear B

Nuk ka asnjë siguri për shenjat burrë-man, grua-woman apo shenjat horse-kalë nga shenja mare-pelë, shenja emërtuar si cow-dem nga shenja bull-buall etj. Të gjitha shenjat vizatimore sigurisht që shprehim diçka, por asnjëri prej nesh nuk është i sigurtë se çfarë shprehin ato saktësisht. Asnjëri nuk është në gjendje të vërtetojë se shenjat e Linearit B të dhëna më sipër shprehin fjalët, që ju janë bashkangjitur më poshtë. Prandaj sistemi i deshifrimit të shkrimit Linear B të bërë nga Ventris dhe Cadwick është krejtësisht subjektiv, pa asnjë bazë shkencore dhe prandaj dhe i pa pranueshëm.

Provë mjaft e rëndësishme për shtrembërimin e kuptimit të shkrimit Linear B është edhe fakti se Ventris dhe Cadwick në në këtë shkrim nuk gjetën asnjë fjalë të shkruar të gjuhës greke. Shkrimi Linear B është i kohës së bronzit dhe gjatë kësaj kohe në rajonin e Egjeut, Ballkanit apo Azisë së Vogël nuk është ndeshur asnjë dokument kulturor grek, sepse grekët kanë ardhë shumë më vonë në rajon, gjatë shekullit 6 p.e.s.

Nga kërkimet tona kemi gjetur të gërvishura disa fjalë në tjegulloret e shkrimit Linear B: ZIAZI (ZI ASHT ZI), SI ose ZI, ATA, AL etj. Këto fjalë janë të gjuhës pellazge, që kuptohen shumë mirë nge gjuha shqipe, e cila sipas shumë atutorëve përbën vazhdimin e gjuhës pellazge në kohën tonë.
Fig. 6- Pllakë me shkrimin linear B, ku lexohet shprehja IZ = ZI dhe germa të gjuhës pellazge
Fig. 7- Dy pllaka balte me shenjat (simbolet) e shkrimit Lineari B

Ventris dhe Kaduik fillimisht fjalët e krijuar i kanë afruar me fjalët, që ata i kanë quajtur të “dialektit grek të Mikenës”, sipas tyre një dialekt i lashtë i gjuhës greke. Por kërkimet shkencore kanë vërtetuar se nuk ka ekzistuar kurrë një dialekt i tillë në gjuhën greke. Gjuha greke erdhi në rajonin e Egjeut bashkë me folësit e saj grekë gjatë shekullit 6 p.e.s. dhe për këtë në këtë rajon nuk është gjetur asnjë dokument arkeologjik ose shkrimor grek ose helen para shekullit 5 p.e.s.

Studiues të ndryshëm kanë shprehur dyshime serioze për këtë lloj “deshifrimi” të rasave me shkrimin e Linearit B dhe aq më tepër afrimin dhe shpjegimin e shenjave të gjetura në këto rrasa me gjuhën greke, të gaditur nga Ventris dhe Kaduik. Kundërshtarët kanë shprehur mendimin se rregullat e shqiptimit të shkrimit Linear B janë shumë komplekse dhe çdo fjalë e shqiptuar mund të interpretohet në shumë mënyra. Prandaj është argumentuar se çdo fjalë e deshifruar nga shkrimi linear B nga Ventris dhe Kaduaik është një proces i gjërë subjektiv. Bile një tekst i Linearit B i “deshifruar” është shpesh edhe tërësisht i pakuptueshëm, sepse fjalët e “greqishtes mikene” të dhëna nga dy autorët, nuk kanë asnjë përafërsi me greqishten e sotme. 

Shumë dijetarë përfundimin e “deshifrimit” të Ventrisit dhe Kaduikut e quajtën të nxituar, subjektiv dhe nuk e pranuan. Studjuesi J. Hooker (1980) për këtë shkruan:”Gabimi kryesor i M. Ventris është se ai, po ashtu edhe shumica e dijetarëve që deshifrojnë linearin B, nuk u përqendruan të na deshifronin fjalë të plota nga lineari B” ....”Duke vërtetuar se një radhë fjalësh shkruhej me zgjedhimin a-mi-ni-si-ja e a-mi-ni-si-jo etj. M. Ventris nuk vërtetoi asnjë fjalë të vetme greke në linearin B, pasi emrat vendorë ishin pranuar qysh shumë kohë më parë se i përkisnin shtresës së gjuhës paragreke”. 

Me nota më të ashpra ndaj shkrimit Linear B është shprehur S. Levin, profesor i gjuhës greke në Harpur College të Universitetit të New Yorkut. Në librin e tij “The Linear B decipherment controversy re-examined” (1964), ai i bën një analizë të imët deshifrimit të këtij shkrimi, të bërë nga M. Ventris. Ai deshifrimin e autorëve anglez të Linearit B e quan kontrovers dhe që duhet rivlerësuar shkencërisht, sepse nuk është i besuar.

Në hyrje të librit Levin shkruan: “Michale Ventris’s decipherment of the Mycenaean or Linear B script from Creta nad the mainland of Greece has been widely praised as one of the major achivements of the research in the historical sciences. But his work remain controversal and needs to be reassessed. It has to join the indisputably successful decipherments that have added so much knowledge about the ancient languages and peoples in Egypt and western Asia. If Ventris’s discovery is verified, it will deserve the renown of a decisive breakthrough, opening up the early Aegean civilisation ” (f. 6) 

“The common belief today is that the two [Ventris and Chadwick, our note] had proven the existence of the written Greek during the Mycenaean era. But this conclusion is controversial”. He continues “We can properly say it is not demonstrably Greek but looks as if it might be Greek, but again it might be something else..”(p.197). …”The Greek words have been taken to prove the decipherment, and the decipherment has in turn taken to guarantee the words. The caution proper to an experiment is forgotten, and the Greek words thus “deciphered” become not a hypothetical but an illusionary context for interpreting other words in the same tablet.. “(p.198).

Por studiuesit kundërshtarë nuk gjetën dokumente të mjaftueshme për ta kundërshtuar deshifrimin e paraqitur nga dy autorët anglezë. Nga kjo dhe nga vullneti i disa studiuesve, që deshën ti japin përparësi gjuhës greke ndaj gjuhëve të tjera, përfundimi i Ventrisit dhe Kaduikut se tekstet e shkrimit Linear B janë në gjuhën greke nga shumë historianë u pranua në heshtje, gjë që solli deformim serioz të historisë. 

Ventris dhe Kaduik në fakt nuk kanë ndeshur asnjë fjalë të shkruar në pllakat e linearit B, por të gjitha fjalët që ata paraqesin nuk janë rrokje apo fjalë reale nga pllakat e linearit B, por të krijuara nga ideogramat e ndërtuara prej tyre, duke krijuar rrokje nga shenjat në linearin B dhe së fundi fjalë pas bashkimit artificial të rrokjeve. Duke qenë kështu ata nuk bënë ndonjë deshifrim të vërtetë të përmbajtjes së teksteve në pllakat me shkrimin linear B, por me rrokjet dhe fjalët e krijuara nga shenjat abstrakte deshën të na mbushin mendjen për praninë e gjuhës greke në shkrimin Linear B dhe më pas me këtë të vërtetonin saktësinë e deshifrimit të tyre. Me këto hapa të gabuara Ventris dhe Chadwick e çuan studimin e këtij shkrimi të rëndësishëm mbrapsh. 

Në këtë mënyrë rezultatet e arritura nga Ventris dhe Kaduik, duke e njësuar shkrimin linear B me “dialektin miken të greqishtes” përbëjnë shtrembërim të realitetit, të përmbajtjes së shkruar në pllakat e linearit B, sepse përmbajtja e shkrimit të tyre nuk ka asnjë lidhje me gjuhën, që ndodhet në linearin B. Provë për këtë është vetë përmbajtja e këtij shkrimi, që siç do ta tregojmë më poshtë, përmban fjalë të një gjuhe tjetër, gjuhës pellazge/shqipe, gjuhë e vërtetuar shumë më e vjetër se gjuha greke. 

Edhe të dhënat arkeologjike nga Akaja (Peloponezi), Thesalia, Kreta, Troja, Lemni etj. kanë dhënë prova të pakundërshtueshme, për praninë e pellazgëve në këto troje gjatë kohës së neolitit dhe bronzit dhe kanë vërtetuar se dokumentet më të hershme greke në rajonin e Egjeut nuk ndeshen para shekullit 5 p.e.s.

Po të ishte e vërtetë se shkrimi linear B i kohës së bronzit është në gjuhën greke atëherë duhet të kishte dokumente të tjera shkrimore në këtë gjuhë në vitet e më vonshme, por asnjë dokument i tillë i shkruar në këtë gjuhë nuk është gjetur, përveç se fillojnë të shfaqen gjatë shekullit 4 p.e.s.
Duke u marrë mjaft vite me studimin e paleohistorisë së Europës dhe të Lindjes së Afërt si dhe me shkrimet e lashta, vumë re se shumica e shenjave (simboleve) të shkrimit Linearit B ishin të pakuptueshme dhe nuk afronin me germat e njohura të abecedarëve dhe alfabeteve të njohur. Por një pjesë e tyre me të vërtetë shprehin germa të njohura për ne. Nga ana tjerë në disa pllaka me shkrimin Linear B kemi gjetur të shkruar edhe fjalë ose shprehje, që kanë kuptimin e plotë në gjuhën e sotme shqipe si p.sh. ATA ose shprehjen IZAIZ ← = → ZIAZI. Nga kjo del që shkrimi linear B është shkrim alfabetik dhe jo rrokjor.

Në pllakën e baltës me shkrimin linear B nr. 7671 (fig. 32 ), e gjetur në Mikenë (Peloponez) në vitin 1900 nga arkeologu gjerman A. Evans, është ndeshur shprehja e mësipërme (Peza & Peza, 2007, 2009, 2012, 2013). Kjo rrasë është datuar e shekullit 14 p.e.s. dhe ruhet sot në Muzeun Arkeologjik të Athinës.

Germat e shkruar në rrasën e baltës janë arkaike dhe për syrin e pamësuar dhe pa përvojë në fushën e epigrafisë nuk vlerësohen, por po ti shohësh me kujdesin e kërkuesit, ato janë shumë të qarta dhe japin domethënie të madhe. Leximi bëhet nga e djathta në të majtë, sepse në lashtësi është përdorur mënyra bustrofedike e shkrimit d.m.th. shkruhej dhe lexohej në të dy drejtime, majtas dhe djathta.

Fig.8 - Rrasa nr. 7671 e gjetur në Mikenë (Peloponez)

Në këtë rrasë, në anë të majtë të rreshtit të sipërm, është shkruar kjo shprehje (fig. 6), ku shigjetat tregojnë drejtimin e leximit:

= I Z A I ZI
= ZI Asht ZI
Drejtimi i leximit ← ← →
I Z A I Z = Z I A Z I = Z I A S H T Z I
Shprehja I Z A I Z ← = → Z I A Z I = Z I A S H T Z I e shkruar në këtë rrasë të Linearit B përbën një shprehje mjaft të vjetër shkruar në gjuhën, që kuptohet shumë lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe dhe kjo është gjuha pellazge, e cila ka mbijetuar në gjuhën e sotme shqipe (Peza & Peza 2007, 2009). Germat e përdorura për të shkruar mbishkrimin janë të abecedarit pellazg, i cili është më i vjetri në botë, faktuar në Qytetërimin Vinka-Turdas-Dispilio (Peza & Peza 2011, 2012). 

Shprehja ← = ← IS ose IZ = → SI ose ZI është ndeshur edhe në një rasë tjetër të Linearit B, që për mendimin tonë shpreh zinë. Shprehja është ndeshur mjaft herë, në rreshtin e dytë nga poshtë ndeshet shprehja AL, shkruar nga e majta në të djathtë, ndërsa në reshtin e poshtëm ndeshet shenja që ngjan shumë me numrin 2.

Në rrasa të tjera linearit B kemi ndeshur edhe fjalën AT, që është ATA ose BABAI në gjuhën shqipe.
Nga ana tjetër në faqen e pasme të rrasës nr 7671 (fig. 8) është skalitur figura e luftëtarit të rënë, për të cilën është shkruar “ZIJA” dhe vajtimi i madh, që përmendet në mbishkrim. Luftëtari është veshur me “fustanellë”, e cila është veshja kombëtare e shqiptarëve, që trashëgohet nga lashtësia pellazge. Ky është rasti i dytë, që në kulturat e lashta para historike ndeshet fustanella. Rasti i parë fustanella është ndeshur në një shtatore të kulturës pellazge të Vinkës (Ballkani Qendrorë), datuar mijëvjeçari i 6 p.e.s. Së bashku me te janë gjetur edhe mbishkrimi me fjalën VIJV = UIJU = UJI si dhe simboli i Zeusit Pellazg- Zeuastika.

Shprehjen e mësipërme në rrasën nr. 7671 me shkrimin Linear B: I Z A I Z ← = → Z I A Z I = Z I A S H T Z I, e cila është shkruar me germa jo fort të rregullta, pasi i përkasin një periudhe mjaft të lashtë, e kemi krahasuar po me këtë shprehje, të shkruar me të njëjtat germa, por më vonë, në Stelën e Lemnit, datuar e shekujve 9-8 p.e.s.

Kjo më poshtë është pjesa e sipërme e rrasës së Lemnit, gjetur në rrënojat e një kishe në ishullin e Lemnit, në veri të Detit Egje, shkruar në të njëjtën gjuhë, prandaj e kemi marrë për krahasim. Siç shihet qartë në këtë krahasim shprehja : I Z A I Z = ZIAZI, e gjetur në rrasën e Linearit B ka përputhje të plotë me po këtë shprehje të ndeshur në rasën e Lemnit, ku kjo e fundit është shumë më e qartë.

ZI ASHT ZI

MARAZ /hidhërim/ I MADH

Drejtimi i leximit ← ← →
Rrasa e Lemnit megjithëse është disa shekuj më e vonë, në pjesën e sipërme të saj ka të shkruar të njëjtën shprehje në gjuhën pellazge/shqipe si në rrasën e Mikenës, por është shumë më e qartë, me germa më të qarta. Në të dyja rrasat është përdorur shkrimi bustrofedik (nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas) dhe abecedari i njohur pellazg. 

Në rrasën nr. 7671 (fig. 6), kemi shenja mjaft të vjetra dhe pjesa më e madhe të pa kuptueshme, por disa prej këtyre shenjave, duken mjaft qartë se ngjajnë me germat e përdorura në abecen pellazge dhe latine, që rrjedh prej saj. Të tilla janë germat: 

ose = Z, = I, = A, = Th, ose = Y ?, që padrejtësisht nga Ventris dhe Kaduik janë interpretuar si rrokje.

Në përfundim shënojmë se shkrimi Linear B i përdorur gjatë shekujve 14-12 p.e.s. në Mikenë, Pyli, Tirins, Iolko (Thesali) dhe ishullin e Kretës i përket gjuhës pellazge, sepse në rrasat me këtë shkrim ndeshen fjalë dhe shprehje të kësaj gjuhe, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën shqipe. Shkrimi linear B është alfabetik, ku shenjat shprehin germat e alfabetit. Ajo që kanë shkruar M. Ventri dhe J. Kaduik për këtë shkrim, sikur është shkrim rrokjor dhe i përket gjuhës greke, nuk vërtetohet dhe përbën falsifikim trashanik të shkrimit Linear B.

I gjithë procesi i “deshifrimit” të shkrimit të linearit B, ndërmarrë nga M. Ventris dhe J. Kaduik është i gabuar dhe në kundërshtim me rregullat shkencore. Nga kjo ai patjetër do të çonte në përfundime të gabuara. Pranaj ai duhet të konsiderohet një eksperiment pa rezultate të mira.

Fatkeqësisht ende ka studiues, që nuk i studiojnë gjuhët në lidhje të ngushtë me zbulimet arkeologjike dhe historinë e zhvillimit të tyre. Ende pa baza besohet në interpretimet e gabuara dhe falsifikimet e sjella nga Ventris dhe Cadwick për shkrimin Linear B (Mallory & Adams 2006). Këta autorë pranojnë ende se shkrimi Lineari B është shkrim rrokjor dhe jo alfabetik dhe përbën sprovën më të hershme të gjuhës greke. Të njëjtin qendrim mban edhe studiuesi çek A. Bartonek (2007, 2011).

Megjithse Homeri dhe Hesiodi asnjë herë nuk i përmendin as grekët dhe as helenë në epikat e tyre, sepse grekët ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shekullit 8 p.e.s., kur u formuluan epikat. Iliada dhe Odisea përmbajnë një fjalor mjaft të pasur me fjalë të gjuhës origjinale pellazge (Krispi 1831, Vlora 1984, Kola 2005, Peza 2006, Peza & Peza 2009, 2013, Boçi 2012), që përbëjnë substrat të fuqishëm para-grek, por Mallory me bashkpuntorë, në veprën e përmendur më sipër, gjuhën e Iliadës e quan një dialekt të gjuhës greke, që është e papranueshme. Autorët shkruajnë: “Me kolapsin e qytetërimit Mikenas gjatë shekullit 12 evidencat për greqishten zhduken, deri sa doli sistemi alfabetik i shkrimit, i bazuar në atë fenikas, që u zhvillua gjatë viteve 825-750 BC” (paragrafi 2.8). Por në fakt, sipas studimeve tona, sistemi alfabetik dhe vetë alfabeti pellazg kanë ekzistuar qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. dhe në vazhdim.

Shkrimi Linear B përfaqëson sistem shkrimor alfabetik më të avancuar se shkrimi lineari A. Në te shkrimet ndërthuren me hieroglifet e tipit të linearit A me germat e alfabetit pellazg, të trashëguar nga kultura e Danubit. Kjo erdhi si pasojë e zëvëndësimit të kulturës minaike më të lashtë të Kretës me atë mikenase pak më të re. Edhe pas rënies së qytetërimit miken dhe atij minaik dhe kohës së quajtur “Dark Ages of Greece” (1100-500 BCE), shkrimi nuk u zhduk në rajonin e Egjeut, por vazhdoi më tej. Ai u zhvillua më pas, duke ruajtur të njejtën formë germash, ashtu siç është ndeshur në ishullin e Lemnit (Stela e Lemnit), në Eube, Atikë, Joni (Azia Vogël), nga etruskët (Itali) dhe Kretë. Shkrimi vazhdoi edhe më pas të përdoret nga pasardhësit e pellazgëve sidomos ilirët, që kanë lënë me këtë lloj shkrimi mjaft mbishkrime, të ndeshura në Durrës, Apolloni, Butrint etj. “Dark Ages of Greece” janë vite pa dokumente kulturore, por për kulutrën greke. Me qenë që grekët ende nuk kishin ardhë në rajonin e Egjeut deri në shekulin e 6 p.e.s., ata padyshim që nuk kanë dokumente kulturore gjatë kësaj kohe. 

Ky fakt është mjaft i rëndësishëm për të treguar se shkrimi Linear B nuk ka asnjë lidhje me gjuhën dhe kulturën greke.

Përfundimet e Ventrisit dhe Kaduikut jo vetëm që nuk sollën ndonjë përfitim për shkencën dhe gjuhësinë apo historinë europiane, por përkundrazi i sollën dëm të madh asaj. Edhe në shekullin 21, kur gjërat duhet të ishin sheshuar dhe të largoheshin dëmet e sjella nga interpretimi i gabuar i shkrimit Linear B, Chadwick (2001) me gjithse në shkrimin Linear B nuk ka gjetur asnjë fjalë të shkruar, por ende fabrikon nga hieroglifet e këtij shkrimi rrokje dhe më pas fjalë, që ja përshtasin gjuhës greke, për ta paraqitur atë më të vjetër se sa është në fakt dhe mbron me fanatizëm shtrembërimin e përmbajtjes së shkrimit Linear B. 

Duhoux (2001) shkruan se datën precize kur erdhën grekët nuk e dimë, por kjo duhet vënë para teksteve të njohura në gjuhën greke, “those writen in Linear B”, rreth vitit 1500 p.e.s. (p.220). Prej këndej del pyetja e natyrshme: Cilat janë fjalët e shkruara në gjuhën greke? Asnjë fjalë nuk jep autori, por vetëm mbështetet tek fabrikimi i rrokjeve dhe fjalëve nga Lineari B. Autori kur analizon gjuhët paragreke mundohet të përjashtojë nga këto gjuhën pellazge, gjuhën më kryesore dhe më të vjetër europiane. Ai shkruan se emri “Pelasgian” nuk duhet ngatërruar me emrin Pelasgi (Pelasgoi), sepse asgjë nuk provon që gjuha pellazge në të vërtetë ka ekzistuar dhe që është folur nga pellazgët (f. 227). Qëllimisht autori nuk përmend as rrasën e Lemnit, e shekullit 9-8 p.e.s., ku ndodhet e shkruar gjuha pellazge.

Mallory (2001) kur analizon fjalët e ndryshme të lashta të gjuhëve indo-europiane, rrokjet e ngritura nga Ventris dhe Chadwick nga Lineari B i pranon dhe përpiqet ti vejë në rang me fjalët e vërteta të gjuhëve latine, sanskrite, irlandeze etj. Ai shkruan se fjala indo-europiane për “kalin” ka rëndësi dhe më pas si fjalë të parë për kalin në gjuhët e ndryshme indo-europiane përmend rrokjet “i-po” nga gjuha e Mikenës në Lineari B, e cila nuk përfaqëson fjalë të shkruar për rrokje të fabrikuara nga Ventris dhe Chadwick me shkrimin Linear B. Rokjet “i-po” më pas e barazon me fjalën “ippos” të greqishtes, por që nuk është gjetur e shkruar në asnjë rrasë të Linearit B. Megjithse rrokjet “i-po” nuk janë gjetur të shkruara në Linearin B, ato janë barazuar me fjalën “ippos” të greqishtes për kalin. Por fjala “ip” ose “hip” i përket gjuhës pellazge-shqipe dhe është e huazuar në greqishte, prandaj nuk është fjalë e gjuhës greke. 

Clackson (2001) gjenezën e greqishtes dhe grekëve e ven pikërisht tek gjuha e Mikenës e Linearit B, bazuar në rrokjet e fabrikuara nga Ventris dhe Chadwick.

Me të tilla falsifikime është mbushur libri me më shumë se 1300 faqe “A history of ancient Greek from the beginning to late antiquity” (2001) nën redaktimin e A.F. Christidis, profesor i gjuhësisë në Universitetin e Selanikut. 

Falsifikatorët dhe konservatorët, megjithë këtë gjendje të padëshiruar, i shfrytëzojnë përfundimet e autorëve anglez për qëllimet e tyre dhe nga kjo situatë sot historia e kohës së gurit, bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit në Europë ka ngelur jetime, sepse qytetërimi më i lashtë europian, Qytetërimi Pellazg, vazhdon të mohohet padrejtësisht nga shkenca.

MBISHKRIMI I KONGSBERGUT

Një dëshmi e rëndësishme e shkrimit Linear B përbën edhe mbishkrimi i Kongsbergut, gjetur në Norvegji (Peza & Peza 2015, 2016). Ai paraqet dy fjalë të gjuhës së lashtë të mineanëve të Kretës, të gërvishura në një pllakë graniti. Mbishkrimi, sipas studiuesve norvegjez, i përket viteve 2000 deri 1450 p.e.s. dhe është bërë nga mineanët e ishullit të Kretës, të cilët gjatë kohës së bronzit kanë lundruar deri në rrethinat e qytetit Kongsberg, Oslos etj., për të shfrytëzuar argjend, që këtu është me shumicë dhe i pastër. Ata hapën shumë miniera të vogla në këto anë, për këtë qëllim (Buchholz 2011, Jarnaes 2013).

Fig. 9- Mbishkrimi i Kongsbergut dhe interpretimi i tij nga Dr. K. Aatun

Mbishkrimi i Kongsbergut përbëhet nga dy fjalë, gërvishur në pllakën e granitit: “SOT QA”, që lexohet nga e majta në të djathtë: SOT QA ose SOT KA, sepse në lashtësi germa Q ka qenë lexuar edhe si K. 

Fillimisht deshifrimin e mbishkrimit të Kongsbergut e ka bërë studiuesi norvegjez Dr. K. Aatun, i cili duke u nisur nga përfundimi i Ventris dhe Chadwick për shkrimin Linear B, që çdo shenjë e këtij shkrimi përbën një rrokje të gjuhës së folur, të gjitha germave të mbishkrimit ju dha vlerat e rrokjeve në këtë mënyrë: 

S = we, O = tu, T = yu, Q = pi, A = ti (fig. 17, 15).

Në këtë mënyrë deshifrimi i këtij mbishrkimi, sipas Dr. K Aatun, është: WE TU YU PI TI, shprehje e cila në anglisht, ka kuptimin: "soft (and) pure", që don të thotë “i butë dhe i pastër”. 

Sipas mendimit tonë kjo mënyrë deshifrimi dhe shpjegimi ëshë e gabuar dhe larg të vërtetës. Prandaj bëmë interpretimin e ri: mbishkrimi lexohet ashtu siç është shkruar: 

SOT QA ose SOT KA.

Mbishkrimi është në gjuhën, që kanë folur dhe shkruar lundërtarët e Kretës dhe kjo gjuhë ndryshe quhet gjuha e Mikenës e shkruar në shkrimin Linear B. Kjo është gjuha e lashtë pellazge e ishullit gjatë kohës së bronzit. Pellazgët përmenden, krahas dorëve, se kanë qenë banorë të ishullit edhe në Odisenë e Homerit. Plus kësaj ne kemi gjetur të gërvishur në dy mbishkrime nga Kreta, Prais-1 dhe Dreri-1, gjuhën pellazge në dy mbishkrime të datuar fundi i shekullit 6 deri në shekullin e tretë p.e.s. (Peza & Peza 2012).

Mbishkrimi i Kongsbergut ka rëndësi të madhe gjuhësore dhe historike, sepse vërteton për herë të parë praninë e shkrimit Linear B jashtë rajonit të Egjeut. Nga ana tjetër ky mbishrkim vërteton praninë e gjuhës pellazge, që shpjegohet shumë lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, sepse janë gjuhë shumë të afërta me njëra tjetrën. Plus këtyre ky mbishkrim është dëshmi tjetër, që shkrimi Linear B nuk është shkrim rrokjor d.m.th. shenjat e tij nuk përfaqësojnë rrokje, por germa të gjuhës së folur, pra është shkrim alfabetik. 

Pellazgët, me aftësitë e tyre kanë pushtuar të gjithë Europën dhe më pas botën, gjë që vërtetohet edhe nga provat që kanë lënë në vend si toponime, mbishkrime etj. 

Mbishkrimi është gjetur nga arkeologu dhe historiani norvegjez Johan Jarnaes në vjeshtë të vitit 1987. J. Jarnaes, studiuesit norvegjez K. Aartun, që ka bërë deshifrimin.

Mishkrimi nisur nga parimi i më sipërm, se shenjat e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqësojnë rrokje të gjuhës së folur, në bazë të katallogëve të shkrimit Linear A dhe B të autorëve të ndryshëm, Dr. Aartun mendon se çdo germë e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqëson një rrokje dhe nga kjo arriti në këtë deshifrim:

Fjala e parë: S = WE, O = TU, T = YU dhe fjala e dytë: Q = Pi, A = Ti. 

Pra sipas dr. Aartunit mbishkrimi deshifrohet me rrokjet :

WE TU YU PI TI, që në anglisht janë: “soft (and) pure” = në shqip “ i butë (dhe) i pastër”.
Dr. Aartun me sa duket ka pasur parasysh argjendin e gjetur në Kongsberg, i cili është “i butë dhe i pastër”. Aartun mendon se shenjat e këtij mbishkrimi i përkasin shkrimit Linear A të Kretës, të viteve 2000-1450 p.e.s. , koha e bronzit.

Sipas mendimit tonë mbishkrimi i Kongsbergut përbëhet nga dy fjalë të ndara njëra nga tjetra. Fjala e parë ka tri germa dhe e fjala e dytë vetëm dy. Dy fjalët e mbishkrimit janë:
SOT QA ose SOT KA

Mbishkrimi është shkruar me sistemin alfabetik dhe lexohet ashtu siç shkruhet, nga e majta në të djathtë. Në gjuhën e sotme shqipe, me rregullat e sotme gramatikore, mbishkrimi do të ishte:
SOT QAN ose SOT KA

Fjala SOT është ndajfolje = anglisht TODAY, THIS DAY. 

Fjala QA, është folje rasa e tretë njënjës e foljes ME QA, ai, ajo qan = TO CRY, TO WEEP, ose
Fjala KA, është folje rasa e tretë njënjës e foljes ME PAS, AI, AJO KA = TODAY, IT HAS (TODAY, THERE IS).

Mbishkrimi i Kongsbergut lidhet me shkrimin Linear B, i cili është më tepër shkrim vizatimor, ku shenjat shprehin fjalë të caktuar, por të pa kuptueshme për ne. Por midis tyre ka edhe shenja të sistemit alfabetik.

Germat e përdorura për mbishkrimin Kongsberg janë germat e alfabetit pellazg të ndeshura fillimisht në kulturën Vinkë-Turdas, neoliti (Peza & Peza 2013). Ky alfabet është përdorur më pas, gjatë kohës së bronzit në Mikenë dhe Kretë në shkrimin Linear B, në Trojë e gjetkë. Alfabeti pellazg është përdorur për mbishkrimin e Lemnit (shekujt 9-8 p.e.s.), Athinës, Korinthit, mbishkrimet e Kretës të sheuijve 6 p.e.s.

Për lidhjen e Qytetërimit Minaik të Kretës me Suedinë ka shkruar arkeologu suedez Oscar Montelius para një qind vjetësh, por nuk u besua. Tashti së fundi u botua libri “The Rise of Bronze Age Society” 2005 nga profesorët K.Kristiansen (Univ. Gothenburg dhe prof. Th. Larsson Univ. Umea për probleme të objekteve në gurë dhe shpjegimn e tyre.

RAMJA E SHKRIMIT LINEAR B

Me një herë pas Luftës së Trojës, rreth vitit 1200 p.e.s. vjen shembja e sistemit ekonomiko-shoqërorë të Mikenës dhe të shtet-qyteteve të tjera, që kishin si bazë zhillimi këtë qytetërim: Tirins, Spartë, Pyli, ishullin e Kretës etj. Kjo u shoqërua edhe me dobësimin e jetës kulturore në këtë rajon dhe shkrimi Linear B dora dorës humbi peshën e vlerës së tij dhe filloi të pakësohet, deri sa pushoi së ekzistuari plotësisht. Dijetarët mendojnë se kjo solli rreth vitit 1100 humbjen e plotë të shkrim-këndimit në botën greke deri në rishfaqjen e tij të re gjatë shekullit të 8 p.e.s., me shfaqjen e sistemit të ri të shkrimit, që ata i kanë vënë emrin alfabeti grek (!)(Anthoni 2001, Clackson 2001 etj.). Si ka mundësi të zhduket shkrimi në këtë kohë? Autorët nuk japin shpjegime, por nisen nga fakti se në gjuhën greke nuk ka mbishkrime dhe shenja shkrimi pas zhdukjen së shkrimit Linear B. Koha e ramjes së Qytetërimit Mikenas dhe më pas periudha arkaike në historinë e Greqisë karakterizohen nga ajo që quhet “Koha e Errët e Greqisë”, që vazdon deri në shekullin e 5 p.e.s. Gjatë kësaj kohe, sipas të gjithë studiuesve, nuk ka asnjë dokument kulturor të Qytetërimit Grek, nuk ka asnjë shenjë shkrimi. 

Fakti, që gjatë periudhës 1100 deri në shekullin e 5 p.e.s. nuk ka dokumente kulturore, që të vërtetojnë praninë e grekëve dhe të kulturës së tyre në rajonin e Egjeut, periudha e Kohës së Errët në Greqi, hedh dritë edhe në vërtetësinë e përkatësisë së shkrimit Linear B. Në këtë shkrim të famshëm, që përfaqëson gjuhën e Mikenës, siç e pamë më sipër, ndeshen fjalë dhe shprehje të gjuhës pellazge, qoftë në rajonin e Egjeut ashtu edhe në Skandinavi dhe asnjë fjalë e gjuhës greke nuk njihet. Nga këto të dhëna bindemi se rrokjet e krijuar nga shenjat e Linearit B dhe nga bashkimi i tyre fjalët e afërta me gjuhën greke, përbëjnë proces subjektiv, i ndërmarrë vetëm për të fabrikuar dokumente për ti ardhë në ndihmë gjuhës grek, për ta paraqitur si gjuhën më të vjetër të sprovuar të Ballkanit. 

______________

BIBLIOGRAFIA

Aartun K. 1992. Die Minoische Schript, Band I, 1992
Bartonek A. 2007. Písmo a jazyk mykenské řečtiny (1400-1200 p.k.). Masaryk University, Brno
Bartonek A. 2011. Chréstomatie starořeckých nářečních nápisů. Masaryk Universita, Brno
Buchholz S. 2011. Evidence of prehiststoric connections Crete/Norway. Internet
Chadwick J. 1976. The Mycean Greek. Cambridge Univ. Press
Chadwick J. 2001. Linear B. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiauity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press
Clackson J. 2001. 4.The genesis of Greek. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiauity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press
Duhoux Y. 2001. Eteocretan. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiauity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press
Duhoux Y. 2001. 8. Greek and pre-Greek languages. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiauity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press
Jarnaes J. 2013. “Phoenicians in scandinavia”. cryptcracker, September 30, 2013
Hooker J. 1980. Linear B: An introduction. Bristol Classical Press
Krispi Xh. 2004. Shqipja nëna e gjuhëve, Tiranë
Levin S. 1964. The Linear B decipherment. Contraversy re-examined. State univ. of New Yourk
Mallory J.P. 2001. 2.The Indo-Europian language family. The historical question. In: A history of ancient Greek from the beginning to late antiauity, edited ba A.F.Christidis, Cambridge Univ. Press
Peza L. 2006. Shkrimi më I hershëm I shqipes. Gaz. Republika 17 qershor 2006
Peza L., Peza L. 2009. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre , ribotim 2013,Tiranëđ
Peza L., Peza L. 2011. Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë. Konferenca I-rë mbi qytetërimin Pellazg, tetor 2011, libri I përmbledhjeve
Peza L. & Peza L. 2012. Në kërkim të rrënjëve të gjuhës shqipe. Referat në Konferencën Ndërkombëtare në Institutine gjuhësisë, qershor 2012. Pashtriku org. 6.7.2012
Peza L., Peza L. 2012. The oldest Europeans inscriptions. First Balkan Congress, 24-26 September 2012, Istanbul
Peza L., Peza L. 2012. Origjina pellazgjike e gjuhëve. Simpoziumi i II ndërkombëtar “Pellazgët, gjuha dhe pasardhësit e tyre”, 9-10 nëntor 2012, Tiranë
Peza L. & Peza L. 2015. New knowledges on the Hittite language and its relations with Poto-Indo-European one. Internatioal Conference HROZNY-2015, abstract, pp.1-3, Prague
Peza L. & Peza L. 2015. Afërsia e gjuhës së lashtë hitite me gjuhën shqipe. Seminari Ndërkombëtar mbi Gjuhën Shqipe, Prishtinë, 29-29 gusht 20, abstract, pp. 1-4
Peza L. - Peza L. 2015a. Kongsberg inscription. Academia edu
Peza L., Peza L. 2015b. Mbishkrimi i Kongsbergut (Skandinavi). Pashtriku org., 2 shtator 2015
Peza L. & Peza L. 2016. Kongsberg’s inscription (Norway) and the Linear B script. Academia edu
Ventris M. & Chadwick J. 1953. Evidence fir Greek dialect in the Mycenaean archives. The Journal of Hellenic Studies vo. 73 (1953), pp.84-103
Ventris M., Chadwick J. 1974. Documents in Mycenaean Greek (2nd edit., Cambridge) 


http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Luftulla-Liljana%20peza%20lineari%20B.pdf


......................................................
Luftulla Peza / Mathieu Aref
Fotografia e Sheradin Berisha
PëlqejShiko më shumë reagime
Komento