
Arif Mati u lind me 1 mars 1938 ne Kajro te Egjiptit, ne nje familje shqiptare me prejardhje nga Rremulli i Matit, emigruar qysh me 1910 i ati dhe me 1936 nana. Prinderit e tij rrjedhin nga nje familje me tradita te shquara qysh ne kohen e Skenderbeut(Canameti, Stafa, Preni, nga ana e babait dhe Lala, Kola, Lufi nga ana e nanes). Me 1961 arrine ne Paris dhe i kushtohet per 30 vjet jetes studimore e dilemes se periardhjes se shqipptareve dhe gjuhes se kombit shqiptar.

Kjo veper vjen e dyta pas "Shqiperia (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e nje populli parahelen" , e cila vjen si vazhdim i saj, ku shtjellon me plot koopetence historine e popullit tone si bije te pellazgeve duke i rikthyer identitetin e mohuar nje prej racave ma te vjetra te Europes. Ne keto libra notojne personazhe dhe thenje te lashtesise nga autore te shumte , ku autori "shkoklon" nje per nje çdo thenje per te na sjelle fakte, ngjarje , histori, arkeologji, antropologji, poemat epike dhe mitologjike, gjuhesi etj. dhe duke iu kundevene tezave qe pa te drejte e kane shtremburar kete histori.
Ketyne hulumtimeve i shtohen analiza dhe studime te thella te teksteve antike dhe moderne, ku siç thote autori "...mund te zbulojme shenja, tregues, prova apo fakte ndonjihere qartazi , shpesh "te lexuara midis rreshtave ", te cilet na bejne te mundur te zberthejme , te pakten pjeserisht , nese jo kretesisht kete pjese te fshehur te historise parahelene". Respekt dijes dhe penes tende i dashtun Mathieu Aref! Falemnderit per keto vepra qe ia ndriçojne ma shume historine e faqen Shqiperise!