
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Në vitin 2005 , Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra ",para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi, thuhet në raportin e Komisionit Shkencor që:" ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore".
Veprat e botuara :
Deri më tash ka botuar këta libra :
1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane /The Albanian American Academy of Science and Arts(Drejtor i përgjthëshëm për komunikim me medie në të gjitha trojet shqiptare).
*****
I nderuar z.Flori Bruqi
Urime për librin e mrekulluashem Diademë Letrare III
Libri është shkruar e trajtuar thjeshtë e bukur me një shqipe të pastër letrare.
Përmbajtjet e këtij libri si Letërsia shqiptare nga lashtësia deri te modernia,Letërsia nën diktaturëetj. Për mendimin tim janë mëse të nevojshme të plotwsojnë programet mësimore të letërsisë shqiptare të shkollave të mesme.
Poetët e shkrimtarët duhet të jenë larg politikave e militantëve partiakë ashtu si edhe shkruani ne këtë libër për Llazar Sotir Gushon pra për Lasgush Poradecin i cili vertetë i qëndro larg politikave te kohes.
E veçanta e ketij libri qendron në atë që nuk të lodh e nuk të mërzit. Përmbajtja e figurave letrare janë koncentruar me mjeshtëri artistike e bashkëkohore, duke i dhënë seicilit vleresimin e tij.
Qershia mbi tortë e trajtimit të temave qëndron në faktin e vleresimit e interpretimit letrar se sa ai ideologjik sundues i kohës.
Formimi kulturor letrar në vëndin tonë nuk e ka patur të lehtë, por si shpreheni dhe Ju, shumë shkrimtarë e poetë dijtën ti trajtojnë me guxim edhe në kohë të vështira.
Ky shembull duhet ndjekur edhe sot, ashtu si po vazhdoni dhe ju me veprat poetiko - letrare.
Edhe njeherë urime miku im.
Kolonel Shyqyri Shabani.
Kukës, 12 Qershor 2016





