Falenderim publikë nga Flori Bruqi





Një lajm I gëzuar në qarqet shkencore ndërkombëtare ka ardhur nga psikatri i njohur shqiptaro-amerikan z.Skender Kodra.

Shumë njerëz të shkencës dhe dijës kanë vlerësuar punën time shkencore,letrare dhe publicistike ...
Për shumë vite përkrahje morale dhe cytje për të krijuar kam patur nga shkrimtarët e njohur ,krijues të afirmuar siç ishin Mehmet Kajtazi,Ryshit Rambaja,Iljaz Prokshi ,Rifat Kukaj ,Mehmet Haziri,Prof.Dr.Shyqri Galica,Prof.Daut Demaku ,fytyra këto të ndritura të kombit tonë...

Në dhjetë vjetshin e fundit kam patur përkrahje morale nga Akademik Prof.Dr.Namik Shehu,
Prof.Abdullah Konushevci,Nehat S.Hoxha, Prof.Naim Kelmendi,Kristaq F.Shabani,
Prof.dr.Fatmir Terziu,Gëzim Ajgeraj,Agron Shele,Prof.Vullnet Mato,Prof.dr.Vedat Shehu,
shkrimtari i mirënjohur Fritz Radovani,Prof.Rasim Bebo,Prof.Perparim Hysi,Rajmonda Maleçka,Raimonda Moisiu,Dëfrim Cani,Akademik Prof.Dr.Jahja Koka,Rexhep Shahu,Izet Duraku,Zef Pergega,LSHK e dhjeta të tjerë .

Një Falenderim të veçantë kam. për Prof.dr.Eshref Ymerin si dhe Prof.Dr.Skender Kodrën ,që më këshillat e tyre arrita të krijojë një dyzinë veprash shkencore.

Sinqerisht,

Flori Bruqi

-----------






Letër nga Akademik prof.dr.Skender Kodra:




Flori i dashur!

Ju falemnderit për librat e dërguar , që tash e disa muaj janë në vitrinat e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane ,në New York,Sh.B.A.

Ju vë në dijeni që sekretari I Akademisë Prof. Dr. Namik Shehu , ka marrë për obligim që së shpejti t’ju prezentojë pranë Senatit të Akademisë, për punën tuaj krijuese prej studiuesi të mirëfilltë,dhe të gjithë neve në Akademi i gëzohemi suksesit Tuaj dhe sejcili prej nesh do të merrët me ju .
Unë jamë personalisht i lumtur ku Ju jeni tash anëtar i Akademisë si dhe njëherit Drejtor i përgjthshëm i komunikimit masiv për të gjitha trojet Shqiptare, ne emër të AAAS.

Ju lutemi kontaktoni me Kryetarin e Degës tone në Republikën e Maqedonisë z.Abdullah Mehmetin, që të bashkëpunoni në të mire të popullit dhe shkencës shqiptare.

U deshën rreth 10 vjet që Maqedonasit ta pranojne zyrtarisht Akademinë tonë.
Shëndet,lumturi dhe suksese.

Prof.Dr.sci.Skender Kodra, Ph.D,Kryetar i AAAS


N.Y,01.07.2016