Promovohet romani “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” i Veton Surroit



Në kuadër të edicionit të 18-të të Panairit të Librit, është promovuar libri i shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi, me titull “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”.

Ky libër është kapërcim i atij të, “Miliarderit”, ka thënë redaktorja Majlinda Bregasi.

Sipas saj, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, është një nga romanet më të mira të gjuhës shqipe.

“Është vështirë të shkruhet një roman i mirë, me gjuhë të thjeshtë ka thënë, Bregasi. Kurse, autori i këtij libri, Veton Surroi, ka thënë se është përpjekur që nëpërmjet personazheve ta paraqesë realitetin.