Shtepia e Vunoit qe i shpetoi vales se terrorit

Sic u permend ne faqen tone para disa ditesh kjo eshte shtepija qe nuk pesoi asnje dem ne Vuno. Kjo shtepi eshte rinovuar per qejf te pronareve. Sic e shikoni kjo shtepi ka ndertuar shkalle nga jashte dhe nuk ka shume gjera te perbashket me shtepite e tjera te Vunoit.  



Shtepija ka pronare Vasilika Vjeron dhe Arben Papadhopullin. Sipas Edi Rames shtepite u prishen sepse nuk kishin karakteristikat e Vunoit dhe meqe Trashegimia do te jete motor zhvillimi dhe ndertimet qe jane bere pa leje nuk permbushin karakteristikat e fshatit, do prishen.  

Pse nuk prishet pjesa e rinovuar e shtepise se Arben Papadhopullit dhe Vasilika Vjeros?  

Ja perse:

Vasilika Vjero eshte drejtoresha pergjithsheshme e QKR Vasilika Vjero Linkedin (njeri qe Edi Rama ja futi ne pune pasi Papadhopulli u ankua shume ne Facebook por tani i ka pastruar ato statuse),  kurse Papadhopulli,  eshte nje expert ne kulture dhe media. Faqja e tija personale http://arbenpapadhopulli.jimdo.com/  dhe Arben Papadhopulli Linkedin

Ne 2012 Papadhopulli filloi t'i ngjitet fshatit te Vunoit keq. Atij filluan t'i lindin idera dhe te mbledhe Vunjotesit me mendimin qe Piaca e Vunoit duhet rinovuar dhe qe kryesia e fshatit se shpejti do te hedhe nje projekte skice etj, etj... Papadhopulli i cili eshte gjithmone ne korrent te ceshtjeve, filloi te duket shume shpesh ne  Vuno, por iderat i lindnin gjithmone "ne menyre rastesore"...




Pas kesaj Papadhopulli filloi te merret me rinovimin e Kishes se Shen Merise.  Mblodhi leket e rinovimit,  i postoi faturat dhe emrat e paguesve ne Facebook, i turperoi ata qe kishin dhene me pak, i lartesoi ata qe dhane pak me shume. Pa qellim e beri natyrisht, ky njeri i palodhur.



Pasandaja u keshillua dhe me miqte e tija Greke qe te kopjonte stilin e Shen Merise nga Kishat Greke te fshatit te gjyshit te vet. Jo se ka ndonje gje te keqe, por ja qe Qeveria nuk na i do Greket. Por ja Papadhopulli eshte mik me Artan Shkrelin dhe do ja hedhi edhe kesaj rradhe. Shkreli dha aprovimin!  OPA gje e mbaruar. Papadhopulli ndoshta mund te fitoje pike para Vunjotesve qe e shikojne me dyshim  



Pastaj Papadhopulli filloi te shqetesohet per Kishen e Shen Janit. I gezuar duke postuar statuse gjysem Anglisht e gjysem Shqip, qe kur i lexon te kullojne djerset qe t'i kuptosh,  kozmopolitani yne Papadhopulli ja nis punes me ngadhnjim.



Papadhopulli eshte aq i ditur sa mendon qe Kishat nuk jane monumente te kultures se nje populli. Sado e vjeter dhe e rrenuar te jete kisha mbetet nje monument kulture!  Ja lista e Kishave te shpallura monumente kulture nga vete Qeveria Shqiptare Objekte Fetare Monumente Kulture 


Papadhopulli i ka hyre kishave me nje zell te madh dhe eshte shume i shqetesuar per rregullimin e tyre sa me te mire. Gjate rruges ky njeri punetor ndesh edhe te tjere qe ankohen per gjendjen e monumenteve te kultures ne Himare. Dhe cfare ben Papadhopulli? Ne vend qe te bashkohet me ta ne te njejten ceshtje, i atakon dhe i spiunon qe te kenaqe qeveritaret dhe ndonje spiun tek grupi i Vunoit, si Miza Tsetse qe kane muaj qe atakojne faqen Destroy Himara. Dhe Papadhopulli del perseri fitimtar, si njeriu i vetem qe po ben dicka per Vunoin!




Tre pune e di spiunime, sa te dua o fshati i gruas sime!

Papadhopulli eshte i vetmi qe poston papushim tek grupi i Vunoit gjithshka qe ka lidhje me vendimet qe do merren per zonen e Vunoit sikur eshte zedhenes i Keshillit te Ministrave dhe sikur eshte i vetmi qe interesohet per Vunoin, duke acaruar Vunjotesit qe kane frike te flasin, dhe qe jetojne me frike se cdo te ndodhe me pronen e tyre. 



Papadhopulli qenka Korcar




Vunjotesit, te acaruar, kane lajmeruar faqen tone se Papadhopulli eshte njeriu pergjegjes per hartimin e listave te shtepive qe jane prishur ne Vuno, i caktuar nga Qeveria Shqiptare dhe jane shume te indinjuar per kete gje. 


Ja perse nuk u prish pjesa e rinovuar pa leje e shtepise se Arben Papadhopullit dhe Vasilika Vjeros.