Qeveria e fut vehten ne qorrsokak ligjor me prishjet ne Himare

Ceshtjet qe dalin me vandalizmat e fundit ne Dhermi dhe Himare:


  •  Pronaret e objekteve/banesave nuk jane njoftuar ne menyre ligjore si ne Dhermi dhe Vuno

  •  Pronareve nuk u eshte dhene afat per ankime prane gjykates kompetente si ne Dhermi dhe Vuno

  •  Pronareve nuk u jane komunikuar vendime te ekzekutueshme ose vendime gjyqesore qe kane te bejne me prishjet e pronave, si ne Dhermi dhe Vuno

  • Pronareve u jane prishur shtepite dhe nuk u eshte dhene asnje proces verbal. Keshtu pronari nuk ka  mundesi t'i drejtohet Gjykates per te marre demshperblimin qe i takon.

  • Me fshataret e fshatrave nuk eshte bere kurre nje bisede paraprake per ato qe do ndodhin nga Kryetari i Bashkise, Jorgo Goro.  Planet e qeverise jane gjithmone te papritura dhe te panjohura. 

  •  Bashkia e Himares, Goro dhe kryepleqesia e fshatrave vjet alarmuan ne behar njerezit qe te deklarojne ndertimet pa leje tek ALUIZNI. Sa ndodhi kjo, drejtori i ALUIZNI-t ne Tirane, me qarkore, e urdheroi ALUIZN-in e Vlores qe te mos  legalizoje ata qe jane brenda ne fshatrat.

  • Prona private (shtepia/toka) mbrohet me ligj nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Pra çdo VKM ose urdher qe i eshte dhene kryeinspektorit te IKMT, eshte kunder Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. 

  • Ne e dime shume mire qe BQE (Banka Qendrore Europjane) qe te leshoje fondet qe i duhen Qeverise se Kusareve, kerkon qe te mos kete probleme ligjore dhe shkelje te drejtash te njeriut, ose konflikte me njerezit.  Njerezit e Bankes Qendrore nuk mund te nderhyjne ne keto gjera dhe ja lene pushtetit lokal.  Keto shkelje i ben me deshire Qeveria Kusare e Tenderave te Edi Rames Drogmenit. Keshtu qe Qeveria e Kusareve me ngut per te marre parate nga BQE, hyn me vandalizem dhe me terror dhe shkaterron shtepite ne Himare, sepse qellimin kryesor e ka te marre fondet nga Banka Qendrore dhe t'i gllaberoje nga e para. 

Kontaktoni avokatet dhe filloni gjyqet masive dhe raportoni Edi Ramen tek Banka Qendrore Europjane dhe per shkelje te te drejtave te njeriut dhe vjedhje masive te pronave te Himarjoteve, tek Report NOW