Windows do të pajiset me 'handoff'


Microsoft është duke përgatitur versionin e vet të handoff, veçori tepër e dobishme e iOS.

Nga informacioni që vjen nga developers, platforma Windows 10 së shpejti do të ofrojë mundësinë e kalimit nga pajisje të lëvizshme në desktop dhe anasjelltas.

OS X ka një funksion të ngjashëm me emrin handoff, i cili funksionon me pajisjet iOS.

Ky tipar ka të ngjarë të vijnë në Windows me përditësimin e verës Redstone  dhe kjo është pjesë e Project Rome që ka për qëllim për të ndërlidhur pajisjet, në mënyrë që përvoja e përdoruesit në Windows 10 mos të ndërpritet.