Romani i Ag Apollonit “Ulurima e ujkut”, pas promovimit që ka pas në Prishtinë, i njëjti do të promovohet edhe Shkup të Maqedonisë. Vetë shkrimtari Apolloni ka njoftuar se ky roman më 15 shkurt do të promovohet në Qendrën Kulturore Informative në Shkup, i përkthyer në maqedonisht dhe i botuar nga Shtëpia Botuese "Goten". Për librin do të flasin studiuesi Robert Alagjozovski dhe ambasadori Ylber Hysa.