Çka është fjalia?

Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka.

Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.).

Në gjuhën e shkruar ato përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).

Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë.

Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje.

qka eshte fjalia, cka eshte fjalia, fjalia shqip, cka jane fjalite, fjalia shqip