Pse presidenti kinez Hu Jintao shkon në Washington?

 Nga Chris Patten *

 

Londër– Presidenti Hu Jintao do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për vizitën e tij të tretë zyrtare më 19 Janar si udhëheqësi i Kinës. Kjo mund të jetë vizita e tij e fundit përpara se ai t’ia lerë pushtetin pasardhësit të tij të caktuar, Zëvendës Presidentit Xi Jinping, në 2012 - ka koinciduar me të njëjtin vit që Presidenti Barak Obama do të bëjë një fushatë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas revistës Forbes, Hu është njeriu më i fuqishëm në botë. Duke lënë mënjanë faktin se pushteti në krye është burokratisht më shumë i institucionalizuar në Kinë, sesa ishte në ditët e Mao Tse Tung (gjë e mire kjo) sigurisht kjo vizitë është mjaft e rëndësishme. Në të vërtetë, marrëdhënia SHBA-Kinë do të jetë angazhimi më kuptimplotë dypalësh në formimin e rrjedhës së shekullit të 21.
Në qendër  të globalizimit ka qenë shfaqja e ekonomive me rritje të shpejtë, më së shumti në Brazil, Indi dhe mbi të gjitha Kinë. SHBA-ja natyrisht, mbetet superfuqia e vetme në botë – ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht. Ndërsa demokracitë e botës janë të prirura të kritikojnë udhëheqjen amerikane, ato e dinë se mund të mbështeten tek Shtetet e Bashkuara për trajtimin e problemeve më serioze globale. Pa Amerikën nuk mund të bëhet asgjë më shumë.
Kina tani ka mjaft ndikim tregtar, të mbështetur në më shumë se 2 trilionë dollarë në rezervat e këmbimit të huaj, që të luajë një rol vendimtar drejt avancimit ose pengesës të zgjidhjes së problemeve globale, nga rendi i ditës së G-20 në përpjekje për të frenuar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Kina është mjaft larg për t’u marrë si një e dhënë dhe dëshiron që të tregohet respekt që e lidh me të qenit një civilizim i lashtë që ka kontribuar aq shumë në progresin njerëzor.
Për pjesën tjetër prej nesh, çështja kyçe është nëse Amerika dhe Kina do të jenë gjithnjë e më shumë konkurrente të hidhura apo partnere bashkëpunuese edhe pse me shumë sisteme të ndryshme politike. A do të luftojnë ata për të dominuar shekullin apo do ta bëjnë atë më të qetë e të begatë?
Kina është bërë çuditërisht e ngathët në trajtimin e SHBA-së dhe fqinjëve të saj aziatikë në muajt e fundit. Krerët ë saj duket se kanë interpretuar përpjekjet e Obamës për të punuar me ta, si acarime dypalëshe, si një shenjë e dobësisë amerikane në prag të rrëzimit të Wall Street dhe rezervat ushtarake në Irak e Afganistan. Arroganca ka zëvendësuar modestitë e sofistikuara. Çfarë tjetër mund të shpjegojë trajtimin e Obamës gjatë udhëtimit të tij të parë në Kinë dhe gjatë konferencës së Kopenhagenit për katastrofat e ndryshimeve klimatike të 2009-ës, ku një numër relativisht i vogël zyrtarësh kinezë e kanë drejtuar gishtin drejt Presidentit amerikan?
Sjellja e Kinës zyrtare pas dhënies së Çmimit Nobel të Paqes për Liu Xiaobo u kthye në një fatkeqësi të diplomacisë publike dhe fqinjët e Kinës kanë qenë të shqetësuar nga përpjekjet kineze për të shpalosur ndikimin e saj përreth.
Japonia, Vietnami e madje dhe Singapori kanë reaguar të tmerruar, duke theksuar nevojën për Amerikën që të mbetet garantuesja kryesore e stabilitetit në Azi.
Mjaft e habitshme është se kjo ka ndodhur nën presidencën e Hu-së, një njeri i kujdesshëm dhe inteligjent. Ndoshta kjo sjellje është e lidhur drejtpërdrejt me ndryshimin e shpejtë të udhëheqjes, me një përçarje agresive të Byrosë së Partisë Komuniste dhe Komitetit Qendror që ka nevojë për një qetësim. Duhet të ketë disa shpjegime për Kinën duke zgjedhur këtë moment dhe për një rresht të panevojshëm e të ngathët me Vatikanin.
Pra, piketimet në Washington janë të larta për Presidentin Hu. Ai do të dëgjojë për veten e tij forcën e argumenteve amerikane rreth tregtisë  dhe do të jetë në gjendje të nxjerrë në pah, të paktën në mënyrë private, se nëse ju e shihni efektin e vërtetë të kursit të këmbimit – duke marrë parasysh ndikimin në çmimin e eksportit të rritjes së kostos së punës – hendeku i dollarit është shumë më pak i rëndësishëm sesa sugjerojnë kritikët e Kinës. Ai duhet gjithashtu të ofrojë prova se Kina po i hap tregjet e saj ndërkohë që konsumi i brendshëm rritet dhe ajo e pranon se një rikthim i qëndrueshëm global kërkon rregullime në Kinë ashtu si dhe në Amerikë për të përmirësuar pabarazitë ndërkombëtare.
Në frontin e sigurisë, Kina duhet të tregojë se ajo e shpërndan nervozizmin në Amerikë, Europë dhe në Lindjen e Mesme rreth ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit. Nuk mjafton të shpresosh për më të mirën, por dështimi publik i Kinës për t’u distancuar nga provokimet ushtarake të Veriut, e ka dëmtuar besueshmërinë e saj në përpjekjet për qetësimin e krizës.
Më e rëndësishme është se Kina duhet të bëjë të qarte se do të mbështesë sanksione më të ashpra kundrejt Iranit – dhe do të ndihmoje në zbatimin e tyre – nëse regjimi iranian vazhdon të gënjejë për programin e tij bërthamor. Gazi dhe vaji i Iranit nuk duhet ta verbojnë Kinën për rreziqet që i kanosen asaj dhe gjithë botës nëse Republika Islamike zhvillon një armë bërthamore.
Kina e meriton të trajtohet seriozisht si një lojtar i madh në qeverisjen globale. Për të siguruar statusin që dëshiron, ajo duhet të tregojë që e kupton se partneriteti është një rrugë me dy kalime.

*Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut dhe një ish Komisionar i BE-së për Çështjet e Jashtme, është Kancelar i Universitetit të Oksfordit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

+

Posted via email from Shkupi Press extra