Agim Madani shtetas i Republikës së Shqipërisë nga Tropoja, është shpallur nga Policia e Kosovës person në kërkim.
Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, pasi që me 17 korrik 2015, kishte sulmuar patrullën policore në fshatin Gorozhdec të Komunës së Pejës.
Publikimi i identitetit dhe fotografisë së personit të dyshimtë të lart cekur bëhet me qëllim të bashkëpunimit dhe ofrimit të informatave nga qytetarët e rajonit të Pejës dhe me gjerë, në mënyrë që të bëhet kapja e këtij personi të dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Autoritetet kosovare të rendit, kërkojnë nga qytetarët bashkëpunim dhe nëse kanë informata që i ndihmojnë ata që të zbulojnë vendqëndrimin e Agim Madanit.
Numrat e kontaktit ku mund të drejtohen informatat janë: 192 (numër pa pagësë) dhe 039 432 327.
I shkurtër, i dobët, por shumë i rrezikshëm. Kështu e përshkruan polici Arben Daci, Agim Madanin, me të cilin u ballafaqua personalisht të shtunën mbrëma. Plot 11 plumba tha se janë shkrepur në tentativë për të kapur Madanin me origjinë nga Tropoja dhe që po terrorizon banorët e fshatrave të Pejës.
Vjedhje dhe pjesëmarrje në disa sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Për këto njihet Madani tashmë në Kosovë. Por ajo që e bën edhe më të rrezikshëm këtë njëri, është fakti se di të përdorë mirë armën.
“Ai është shumë profesionist”, tha polici Arben Daci, që ka rrëfyer për gazetën ngjarjen e 5 shtatorit, kur u qëllua me dy plumba nga Madani, njërin në shpinë e tjetrin në këmbë. Sipas të njëjtave burime, Madani ka qenë pjesë e forcave “Brisku” në Shqipëri. Edhe në vendin tonë ai është i kërkuar për vrasje, por ka mundur që për shumë vite të fshihet në Kosovë.





