Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës së tij sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit. Tani, nëntë vjet më vonë, duke jetuar vetëm në Hollivud, pa gruan dhe fëmijët, karriera e tij është akoma në majë. Programe të ndjekura, marrëdhënie të qeta dhe pushime të herëpashershme me dy djemtë - jeta e tij dukej në një ekuilibër perfekt... ose të paktën kështu mendonte ai.
Adrian Townshed mendonte se kishte gjithçka: një punë që e donte si asistente prodhimi në televizion dhe një burrë të pashëm, që po ngjiste shkallët e suksesit në profesionin e tij. Ata kishin punuar fort për të arritur ato që kishin... derisa ajo mbeti shtatzënë. Dhe papritur jeta e saj u pushtua nga kaosi dhe ultimatumi i Steven: ai ose fëmija.
Bill Thigpen and Adrian Townshed u takuan në një supermarket. Sa e pa, Bill kuptoi se donte më shumë në jeten e tij, një grua që ta donte, një familje të vërtetë përsëri.





