SHQIPËRISË SË PËRJETSHME – Poezi nga RRUSTEM GECI

Këto vargje s´di  a  do të gjejnë udhë
në shpirtin e trazuar  të  popullit  tim
Kosova  ende   ka  plagë  nëpër  trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja

Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës,  në
shesh! Kosova s´e ha turpin me bukë
këto vargje mund  të  mos  kuptohen
por shkronjat e  saj  janë  të  flamurit

Kosovë  e  lashtësisë 13 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është më tek unë, prej s´e
zemërimi  ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora  e  bërë  e  grusht

Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin  e  Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
e dëmtojnë  Shqipërinë e përjetshme

Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës, në
shesh! Aty  ku  vetëdija  bën betejën
Kosovë,  anuloj  firmat   e  tradhtisë
për nder të atdheut, dhe  të  flamurit!..