Lasgush Poradeci
Vrapojnë Zemrat
Me sulm të ri, me shpirtin plot
Ti bën një vrap për t'udhëtuar.
Bën dhe një si vjet dhe sot,
Dhe një dhe mot e pa pushuar.
Dhe nuk pyet për ngaj po shkon,
Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
Vec udhëton vec përparon,
Si vjet e sot e mot përhera.
Dhe ik...e ik...e ik...e ik...
E ja! këputet zemr` e shkretë.
E ja! përshembet vrap i lik
E bje përmbys përgjithëjete.
E pa t'u tharë pika lot,
Vrapojnë zemerat e tjera,
Me sulm të ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot përhera.
Andon Zako Çajupi:
Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
Andon Zako Cajupi
Mëmëdheu
Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku më ka dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë,
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë
dhe varret që kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur ku kam qarë,
ku rroj me gaz e me shpresë,
ku kam dëshirë të vdesë.
Gjergj Fishta
Gjuha shqipe
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xĂşni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Dritero Agolli
Kur një mëngjes
Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.
Mbi xhaketën time do të kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së tharët.
Ahere ti s'do të jesh zgjuar akoma.
Une do të them emrin tënd në xhame
Dhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:
"Ti çele herët, moj bajame!"
Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s'do prish gjumin tënd të bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur...
E, kur sytë të hapësh, do të shohësh
Romantikun e përjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
"Ti çele herët, moj bajame!"
I Përndjekuri i Dashurisë
Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë
Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
QĂ« xhelatin ta puth a ta dua
I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë
Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.
Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni
Recital' i Malsorit
O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni
Poema e Mjerimit
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj
Asdreni
Betimi mi flamur
Rreth flamurit të përbashkuar
Me njĂ« dĂ«shir’ e njĂ« qĂ«llim,
TĂ« gjith’ atij duk’ iu betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
NĂ« dorĂ« armĂ«t do t’i mbajmĂ«
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
TĂ« drejtat tona ne s’i ndajmĂ«;
KĂ«tu armiqtĂ« s’kanĂ« vĂ«nt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shenjtĂ«,
Te ty betonemi këtu,
PĂ«r ShqipĂ«rin’ atdhen’ e shtrenjtĂ«,
PĂ«r nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
PĂ«r jet’ ay do tĂ« kujtohet
Mi dhet mi dhet si një shenjtor!
Fan S. Noli
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së
Ali Asllani
Hakerrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
PĂ«r çakallin, nat’ e errĂ«t, Ă«shtĂ« ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tĂ« pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pĂ«rgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron pĂ«r zotrinĂ« tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
Ă«sht’ kafshit pĂ«r gojĂ«n tuaj. RroftĂ« goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mĂ« mirĂ«, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, Ă«sht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkĂ«lqen nĂ« kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kĂ«rkoni me ballhapur (!) komb i varfĂ«r t’ju thĂ«rres’
gjith me emrin tingĂ«llonjĂ«s: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tĂ« quheni pĂ«rhera luftĂ«tar’ e patriot’,
nĂ« ka zot dhe do duroj’, poshtëë ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’sate, qĂ« nĂ« gji tĂ« kan’ vendosur,
Ă«sht’ pĂ«shtyma e gjakosur e atdheut tĂ« vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Ă«sht’ trikĂ«mbshi qĂ« pĂ«rdita varet kombi nĂ« litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tĂ« heq pĂ«r hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
tĂ« gradoi katĂ«r shkallĂ«, pse i the dy fjal’ nĂ« vesh!
Koha dridhet e pĂ«rdridhet, do vij’ dita qĂ« do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjĂ« nĂ« dorĂ« veç se vul’ e zezĂ« nĂ« ballĂ«!
Mirpo ju qĂ« s’keni patur as nevoj’ as gjĂ« tĂ« keqe,
mĂ« pĂ«rpara nga tĂ« gjithĂ«, ju i thatĂ« armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetĂ«m titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakĂ«, ju shushunja, ju gjahtar’ nĂ« errĂ«sira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me tĂ« huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bĂ«net si tĂ« duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do pĂ«rtypi zog e zoga si pĂ«rhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju tĂ« robĂ«ruar, rob nĂ« dor’ tĂ« metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kĂ«mbĂ«n e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bĂ«rja pasanik, pasanik dhe “bĂ«j” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
VĂ«ndi qĂ«nka sofr’ e qorrit, vlen pĂ«r goj’ e pĂ«r lĂ«fytĂ«,
bĂ«ni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytĂ«…
Dhe pĂ«r njĂ« kĂ«rkoni pesĂ«, po mĂ« mir’ njĂ«zet e pesĂ«.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po njĂ« dit’ qĂ« nis e vrĂ«ret do mbaroj’ me bubullimĂ«,
ky i sotmi zĂ«r’ i errĂ«t, benet vetĂ«timĂ«
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kĂ«si lloj,
nuk ju mbetet gjĂ« nĂ« dorĂ«, vetĂ«m njĂ« kafshit’ pĂ«r goj’!
A e dini qĂ« fitimi brĂ«nda katĂ«r vjet mizor’
nuk Ă«sht’ yti, nuk Ă«sht’ imi, Ă«shtĂ« i kombit arbror,
Ă«sht’ i syrit nĂ« lot mekuar, Ă«sht’ i vĂ«ndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tĂ« doni… po e drejta dermon hekur!
Pashko Vasa
"O moj Shqipni, e mjera Shqipni"
O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë
Ke pasĂ« shumĂ« t’mira e begati
me vajza t’bukra, me djem t’ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur asha pushka si me shkrep moti
Zogu deli shqiptarit gjithmonë deli zoti
ka qĂ«nĂ« pĂ«r luftĂ« e n’luft ka vdekun
e dhunĂ« mbrapa kurr s’deli ka mbetun
Kur ka lidh besën burri deli Shqipnisë
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
ndĂ«r lufta t’rrepta gjithkund ka ra
me faqe t’bardhĂ« gjithmonĂ« asht da
Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi deli rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e njĂ« fjalĂ« tĂ« ambĂ«l askush s’ta flet
Si mal me ash, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s’tĂ« kan mbetun as emn, as besĂ«
vet’ deli ke prishun pĂ«r faqe t’zezĂ«
Shqiptar’,me vllazĂ«n jeni tuj u vra
ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndër leqe
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n’dhe
E s’deli ka mbetun as bukĂ« as mish
as zjarm në asha as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë
Para se t’hupet kĂ«shtu Shqipnia
me pushkĂ« n’dorĂ« le t’desĂ« trimnia
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
tĂ« gjithĂ« si vllazĂ«n n’njĂ« besĂ« shtrĂ«ngoniu
e mos shikoni asha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deli n’PrevezĂ«
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekĂ« se desim t’tanĂ«.
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
tĂ« gjithĂ« si vllazĂ«n n’njĂ« besĂ« shtrĂ«ngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Lasgush Poradeci
Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Naim Frasheri
BAGETI E BUJQESI
O malet’ e ShqipĂ«risĂ« e ju o lisat’ e gjatĂ«!
Fushat e gjĂ«ra me lule, q’u kam ndĂ«r mĂ«nt dit’ e natĂ«!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
DashurinĂ« tĂ«nde kurrĂ« zemĂ«ra s’e ka harruar.
Kur dĂ«gjon zĂ«thin e s’Ă«mĂ«s qysh e le qengji kopenĂ«,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trĂ«mbin, ay s’kthehet, po shkon nĂ« mes si shigjetĂ«,
Ashtu dhe zemëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumĂ« dhe me bukuri e m’erĂ«,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hĂ«na e gĂ«zuar,
Fat’ i bardh’ e mirĂ«sija nĂ« atĂ« vĂ«nt janĂ« mbluar;
Nat’atje’shtĂ« tjatrĂ« natĂ« edhe dita tjatĂ«r ditĂ«,
NĂ« pyjet’ e gjelbĂ«ruar, atje rrinĂ« perĂ«nditĂ«.
Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.
Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
BashkĂ« me shpest edhe unĂ« t’ia thĂ«rres kĂ«ngĂ«s e t’ia them;
TĂ« shoh kedhĂ«rit’ e shqerrat, deshtĂ«, cjeptĂ«, dhĂ«ntĂ«, dhitĂ«,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenĂ« me lul’e me dritĂ«.
VashĂ« bukurosh’e bariut! qĂ« vjen me llĂ«rĂ« pĂ«rveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
NĂ« sythit tĂ«nt e shoh gazĂ«, qĂ« s’e kam gjetur ndĂ« jetĂ«.
Dashi sysk e me kĂ«mborĂ«, q’e ke manar, po tĂ« vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmĂ« tĂ« ndjek me dĂ«shir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
Pash’ atje pas mĂ« tĂ« gdhirĂ«,… ja atje pĂ«rtej tek vinĂ«!
O! sa bukuri ka tufa!
Sa gas bije bagëtija!
VinĂ« posi mblet’ e plotĂ«! I bekoftĂ« PerĂ«ndija!
NĂ«pĂ«r shesh’ e nĂ«r bregore janĂ« pĂ«rhapurĂ« shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenĂ« kurrĂ« edhe, kur i merr urija,
Secili futet nĂ« tufĂ«, suletĂ« ne mĂ«m’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetĂ«m e merr nĂ« gji me gas e me pĂ«rkĂ«dhele.
Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom tĂ« bekuar vure pĂ«r çdo gjĂ« q’Ă«shtĂ« nĂ« jetĂ«!
Sa mĂ« pĂ«lqen blegĂ«rima, zĂ«r’i Ă«mbĂ«l’ i bagĂ«tisĂ«,
QĂ«ngji edhe kec’i bukur, qĂ« rri mĂ« gjunj’ e pi sisĂ«!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e kĂ«mborĂ«t e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
NjĂ« gas t’Ă«mbĂ«l’ e tĂ« shumĂ«, o! sa bukur e sa mirĂ«!
PelĂ«n e ndjek mĂ«z’i bukur, lopĂ«s i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
ZoqtĂ« zĂ«nĂ« kĂ«ng’ e valle dhe po kĂ«rcejn’ e kĂ«ndojnĂ«,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet pĂ«rpjetĂ«, thua q’i shpie PerĂ«ndisĂ«
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,
Qielli sa Ă«sht’ i kthiellt e sa Ă«shtĂ« sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
GjithĂ« kĂ«to lule ç’janĂ«, qĂ« u ngjallĂ« menjĂ«herĂ«?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verĂ«!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
NjĂ« bukuri, njĂ« mirĂ«si, njĂ« shtat, nj’erĂ« e njĂ« ngjyrĂ«,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa Ă«shtĂ« e bukur faq’ e dheut! S’tĂ« zĂ« syri gjĂ« tĂ« metĂ«
Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me tĂ« matht tĂ« ti’ Zoti pej parajs’e ka dĂ«rguar?
Veç njĂ« njeri shoh pa punĂ« dhe tĂ« mjer’ e tĂ« brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas nĂ« zemrĂ«, se s’i la vĂ«nt idhĂ«rimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini tĂ« urĂ«t dhe tĂ« mjer’ e buzĂ«plasur,
Se pĂ«rtimn’ e zi, q’e pruri tĂ« gjorĂ«n mĂ« kĂ«tĂ« ditĂ«,
Nuk’ e dimĂ« vet’ e zgjodhi, apo ia dhanĂ« PerĂ«nditĂ«.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
ZĂ«mĂ«ra s’thuhetĂ« zĂ«mrĂ« me mos pasurĂ« mĂ«shirĂ«.
Ah! edh’ atje tej mbi udhĂ« i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, njĂ« tĂ« gjori udhĂ«tari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
MĂ«rguar nga mĂ«m’ e motrĂ« dhe pej gjithĂ« njerĂ«zisĂ«
NjĂ« zok i helmuar mi varrt i rri si mĂ«mĂ«zĂ« dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartĂ«, qĂ« me syt’ e tu ke parĂ«
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e ShqipĂ«risĂ«, qĂ« mbani kryet pĂ«rpjetĂ«,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jeni, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
PĂ«rsiprĂ« lulez’ e gjethe dhe brĂ«nda ergjĂ«nt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe tĂ« majm’e pĂ«llore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti tĂ« mira, u mba me shumĂ« pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
ZemĂ«rn’ e varfĂ«rĂ« time aty ndĂ«r ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dĂ«shĂ«ruar edhe s’e duronj dot mallĂ«,
Po s’e di si dua unĂ« do t’u shoh njĂ« herĂ« vallĂ«?
TĂ« paskĂ«sha vrapn’ e veriut, tĂ« kisha krahĂ« pĂ«llumbi,
Nxitimn’ e lumit me valĂ«, q’ikĂ«n me vĂ«rtik si plumbi,
E tĂ« vija nĂ« gjit tuaj, nj’ ujĂ« tĂ« ftohtĂ« tĂ« pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zĂ«mĂ«rĂ«nĂ« ta dĂ«frenja,
GazĂ«, qĂ« paçë njĂ«herĂ«, prap’ aty ndĂ«r ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditĂ«t’ e djalĂ«risĂ«, o moj kohĂ«z’ e tĂ« rit tim?
O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasĂ«, tek mĂ« rrinĂ« mĂ«nt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshĂ«tin mali ngaha zĂ«r’i bagĂ«tisĂ«;
MarrĂ«nĂ« vrapn’ e nxitojnĂ«, derdhen nĂ« gjollĂ« pĂ«r kripĂ«,
DhĂ«ntĂ« ndĂ«r shesh’e ndĂ«r brigje, dhitĂ« nĂ« shkĂ«mb e nĂ« rripĂ«.
Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih mĂ« nj’anĂ«;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bĂ«r’i zi sterrĂ«, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
UdhĂ«tar’ e gjahĂ«torĂ«, q’u bije udha ndĂ«r male,
U ep mish, qumĂ«sht, kos, dhallĂ«, ajkĂ«, djathĂ«, bukĂ«vale…
Kec’i mbeturĂ« pa mĂ«mĂ« dhe i varfĂ«r’ e i shkretĂ«
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
DĂ«gjohet nga mez’i pyllit krism’ e sĂ«patĂ«s s’druvarit,
E sharrĂ«sĂ« qĂ« bĂ«n lĂ«ndĂ«, edhe fyell’i shterparit.
Shterpari s’i qaset stanit, po nĂ«r pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetĂ« syri kurrĂ«, vetĂ«m ajy dit’ e natĂ«,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatĂ«,
As nga shkĂ«mbĂ«njt’ e nga pylli, as gogolĂ«tĂ« s’e hanĂ«,
ArmĂ«tĂ« ka shok e vĂ«lla, mĂ«m’ e motĂ«rĂ« xhuranĂ«;
Miqt’ e ti shqeratĂ« janĂ«, kecĂ«rit, dhitĂ«, dhĂ«ntĂ«,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
QĂ« s’flenĂ«, po rrin’ e ruajn bagĂ«tinĂ« dhe barinĂ«,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanĂ« njerin’ e mirĂ« edhe mikun’ e udhĂ«tarĂ«,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lĂ« nĂ« t’errĂ«t, del hĂ«na, i pĂ«rhap dritĂ«n,
Vjen mĂ«ngjesi, sbardhĂ«llehet, lint’ dielli, i bije ditĂ«n.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
GjithĂ« ç’lĂ«vrijnĂ« nĂ«r qiej, pĂ«rpara syvet i shkojnĂ«.
Mblidhen ret’ e hapĂ«sira bĂ«netĂ« e zezĂ« sterrĂ«,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vĂ« gunĂ«n nĂ« kokĂ«, z’eshkĂ«n me herĂ«t tĂ« parĂ«,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetĂ« Baliku, ujkun’ e zĂ« edh’e pĂ«rlan,
Se bisha, qĂ« bije dĂ«mnĂ«, errĂ«sir’ e mjergull kĂ«rkon,
Papo bariu shum’ ahere vĂ« re dhe mba vesh e dĂ«gjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshĂ«tijnĂ« pĂ«rrenjtĂ«!
Esht’ e lehtĂ« dhi e stanit, qĂ« kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majĂ« shkĂ«mbit e pi ujĂ«thit e zallit;
Dhi e shtĂ«pis’ Ă«sht’ e plokshtĂ«, fle nĂ« vath’ e nĂ«nĂ« strehĂ«
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butĂ«z’ edh’e qetĂ« dhe e urtĂ« si manare,
Nuk’ Ă«shtĂ« si malĂ«sorja, andaj i thonĂ« bravare.
Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagĂ«tin’ e delen, i mjel plakĂ«z’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
MushkĂ«n, qĂ« Ă«sht’ e harbuar edhe bashkĂ« me gomarĂ«
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.
Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« shok’ e ndihmĂ«s PerĂ«ndija.
TĂ« mos ishte gjĂ« e gjallĂ«, njeriu s’rronte dot nĂ« jetĂ«,
Do tĂ« vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretĂ«;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarĂ«; jetĂ«nĂ« tĂ«n’ e pĂ«rsĂ«rit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
NukĂ« pjell mirĂ« si duam, po s’e patmĂ« plehĂ«ruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik pĂ«rjetĂ«, sindĂ«kur ka qĂ«n’ u qoftĂ«.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetĂ« t’i shohĂ«, t’i ketĂ« kujdes, t’i dojĂ«.
TĂ« mos t’i mundojmĂ« kurrĂ«, po si fĂ«mijĂ« t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe tĂ« k’Ă«nda vahn’ e lumĂ«n, qĂ« vjen me vrap e me valĂ«,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’Ă«shtĂ« thier, bĂ«rĂ« posi njĂ« pasqirĂ«,
Duke kĂ«putur nga cmagu, qĂ« s’e kanĂ« vartur mirĂ«,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vĂ«nd’i mir’ e i gjerĂ«,
Pej zembrĂ«sĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ« del gjithĂ« bot’ e ndjerĂ«?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?
Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas tĂ« math do t’i vinjam ShqipĂ«risĂ« brĂ«nda nĂ« gji!
PĂ«r me marrĂ« drejt ShkumbinĂ« edh’ Elbasan’ e TiranĂ«n,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e PrĂ«shtinĂ« dhe MirĂ«dit’ e TetovĂ«n;
KrojĂ«nĂ« e SkĂ«nderbegut, q’i ka pas dhan ner ShqypnisĂ«,
Tue bam me trimni luftĂ«, e m’e munt mren e TyrqisĂ«.
Durres, o qytet i bukur, qĂ« je kĂ«rthiz’ e mĂ«mĂ«dheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqĂ« trima do ta lenĂ« vall’ YlqinĂ«
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
NukĂ« mĂ« ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumĂ« shpresĂ«,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.
Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
VĂ«llezĂ«rit shqipĂ«tarĂ«, qĂ« venĂ« nĂ« pun’ e vinĂ«,
Burrat trima me besĂ« dhe shpirtmir’ e punĂ«torĂ«,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.
O fushazĂ«tĂ« pĂ«llore, qĂ« m’ushqeni ShqipĂ«rinĂ«,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.
Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e mĂ« ndih pakĂ«, o motra im’e tĂ« gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llĂ«rĂ« dhe kĂ«mb’ e duar dĂ«borĂ«;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakĂ«t dhe arat’ e bujqĂ«sinĂ«,
Edhe ti, o mĂ«mĂ«z’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratĂ«,
Sa pjell mijĂ«ra tĂ« mira e kurrĂ« s’mbetetĂ« thatĂ«,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurĂ«,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.
Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unĂ« jam djali yt
Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
KĂ«tĂ« mblerim, kĂ«to gjyrĂ« vallĂ« nga ç’vent’i kesh nxjerrĂ«!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bĂ«fsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorĂ«t tĂ« bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehĂ«r’ e plotĂ« i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulĂ«zon!
Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinĂ«,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimĂ«ri, t’i than lulet, ti me njĂ« frym’ i ngjall prapĂ«,
NapĂ«nĂ« q’u heth pĂ«rsiprĂ«, ua heq me ver’ e me vapĂ«.
Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
KafshĂ«n, farĂ«n, shoknĂ«, bukĂ«n, trajstĂ«nĂ«, lakrorĂ«, qenĂ«…
ShĂ«rbĂ«tor’i mĂ«mĂ«s’ sĂ« dheut, q’e ka zĂ«mrĂ«nĂ« plot shpresĂ«,
Del kur hapet trĂ«ndafili dhe bari ‘shtĂ« gjithĂ« vesĂ«;
I falet Zotit t’vĂ«rtetĂ« dhe zihet nga pun’ e mbarĂ«,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.
Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si tĂ« punosh dit’ e natĂ« e tĂ« bĂ«sh ç’duhenĂ« gjithĂ«,
Ahere kĂ«rko nga Zoti tĂ« t’apĂ« bukĂ«z’ e drithĂ«.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
ZĂ«mĂ«rnĂ« kije tĂ« gjerĂ«, mos ki keq, pa t’ep Perndija.
Puna ka duk e uratĂ«, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.
Ver’ o e bukura verĂ«, qĂ« na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.
Zot’i e i vĂ«rtetĂ« pĂ«r tĂ« ushqyer njerinĂ«,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
BĂ«ri dimĂ«rin e verĂ«n dhe zemrĂ«s san’ i dha shpresĂ«.
PĂ«r tĂ« arriturĂ« rrushnĂ« ç’ka punuar PerĂ«ndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’Ă«shtĂ« çudi pse na dĂ«fren ver’ e bukur zemrĂ«n tĂ«nĂ«;
ǒka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se pĂ«rçmoni PerĂ«ndinĂ«, q’i ka falur hardhisĂ« rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se nĂ« breng’ e nĂ« tĂ« keqe, nĂ« punĂ« e nĂ« tĂ« pirĂ«,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën, Dhenë,
erĂ«n, retĂ«, kohĂ«n, KashtĂ«n’ e KumtĂ«rit, ShĂ«njĂ«n,
Si janĂ« pĂ«rveshur gjithĂ« edhe lëçijn’ e punojnĂ«,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?
Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotĂ« tĂ« kĂ«rrusurĂ« nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lĂ«mĂ«n e mbleth toknĂ«, ndan bykn’ e kashtĂ«n mĂ«njanĂ«,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e pĂ«rmbush plot shtĂ«pinĂ« me drith’ e me gjĂ« tĂ« gjallĂ«,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.
Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpĂ«rblen punĂ«n e djersĂ«n e mundimn’ e njerĂ«zisĂ«.
Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnĂ«,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punĂ« me mĂ«nt punojnĂ«, sa bukur e bĂ«jn’ e mirĂ«!
N’apin dyllĂ«tĂ«, q’ep dritĂ«, dhe mjaltĂ« fjesht’ Ă«mbĂ«lsirĂ«.
Dhe punĂ«torĂ«t’ e mirĂ« m’atĂ« mĂ«ndyrĂ« punojnĂ«,
Edhe gjithĂ« njerĂ«zija me mundimt t’atyre shkojnĂ«;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
NjĂ« bĂ«n pluar’ e sĂ«patĂ«n, njĂ« parmendĂ«n, njĂ« shtĂ«pinĂ«,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo Ă«sht’ udh’ e PerĂ«ndisĂ«, ky Ă« nom i gjithĂ«sisĂ«.
Edh’ ajo miza pĂ«rdhese, ç’i duhetĂ« pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ«,
EshtĂ« rrahur e pĂ«rpjekur e me kohĂ«z’ e ka vĂ«nĂ«.
Ka njĂ« punĂ« tĂ« punonjĂ« si çdo gjĂ« q’Ă«shtĂ« nĂ« jetĂ«,
Kshu e ka thĂ«nĂ« me kohĂ« Zot’i math e i vĂ«rtetĂ«.
Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
GratĂ« tĂ« gjitha punojnĂ« n’avlĂ«mĂ«nt e nĂ« tĂ« tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
EshtĂ« nj’udhĂ«tar i gjorĂ«, qĂ« ka mbetur nĂ« dĂ«borĂ«,
I kanĂ« ngrirĂ« tĂ« mjerit vesh’ e goj, e kĂ«mb’ e dorĂ«;
Ngrihet i zot’i shtĂ«pisĂ« edhe tĂ« huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bĂ«jnĂ« zjarr e ngrohet edh’e mbajnĂ« me tĂ« mirĂ«,
I sjellin shtresĂ« tĂ« flerĂ« edhe tĂ« ngrĂ«n’ e tĂ« pirĂ«.
KĂ«shtu tĂ« huajt’ e miqtĂ« njeriu q’Ă«shtĂ« i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.
Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
SbukurohetĂ« faq’e dheut e merr mijĂ«ra fytyrĂ«;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.
Shpest’ e mizatĂ« kĂ«ndojnĂ« e kuajtĂ« hingĂ«llijnĂ«,
Lulet’ e bukura m’erĂ« si ar e si flori ndrijnĂ«,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
KalorĂ«si i shkon njatĂ« dhe i thotĂ« — puna mbarĂ«
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndĂ«r ment tĂ« ti i bije ca t’Ă«mbla shumĂ« mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
PĂ«rveshin llĂ«rĂ«t’ e bardha dhe tĂ« majm’e tĂ« perndijta,
PulpazĂ«tĂ« bukuroshe e kĂ«mbĂ«zĂ«t’ e kĂ«rthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mĂ«shqer’ e pĂ«rkĂ«dhelur vjen nĂ« lumĂ« tĂ« pij’ ujĂ«,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.
Bari, bima vatur mĂ« bres e bujku shum’ i gĂ«zuar,
Si bariu kur merr kĂ«rthinĂ« edh’e pĂ«rkĂ«dhel ndĂ«r duar.
Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.
Veç njĂ« vashĂ«z’ e mjerĂ« qan tĂ« motrĂ«nĂ«, q’e ka lĂ«nĂ«,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e pĂ«rzieshmez’ e pĂ«r lumĂ«!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!
VashĂ«n vĂ«rtet e mbuluan, po shpirt’i saj nĂ« qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
GjĂ«sendi s’humbetĂ« kurrĂ« e gjĂ« s’vdes me tĂ« vĂ«rtetĂ«,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
VdesĂ«n e ngjallenĂ« prapĂ« si gjith’ edhe njerĂ«zija.
KĂ«tu janĂ« gjithĂ« ç’janĂ« e gjithĂ« ç’gjĂ« munt tĂ« jetĂ«,
EngjĂ«llitĂ«, PerĂ«nditĂ« dhe ajy Zot’i vĂ«rtetĂ«!
Se njĂ« trup e njĂ« shpirt Ă«shtĂ« gjithĂ«sia, qĂ« s’ka anĂ«,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.
PerĂ«ndija njerin’ e parĂ« e mori prej dore vetĂ«,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletĂ«,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bĂ«ri tĂ« zotthin’ e dheut edhe kĂ«shtu e porsiti:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrĂ«, po pĂ«rpiqu dit’ e natĂ«,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bĂ«j i lik e i keq, i paudh’ e i pabesĂ«,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vĂ«nĂ«, edhe ki nom dashurinĂ«,
Bes’ e fe ki urtĂ«sinĂ«, tĂ« drejtĂ«nĂ«, mirĂ«sinĂ«.
NĂ« bĂ«fsh mirĂ«, liksht s’gjen kurrĂ«, po, nĂ« bĂ«fsh liksht, mos prit mirĂ«,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bĂ«j kurrĂ« makut,
I egĂ«r e i mĂ«rzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
NĂ« dĂ«gjofsh fjalĂ«t’ e mija, do tĂ« jesh gjithĂ«njĂ« nĂ« gas.
Nga gjithĂ« ç’pat gjithĂ«sia, tĂ« kam dhĂ«nĂ« dhe ty pjesĂ«,
NĂ« u bĂ«fsh si them, i mirĂ«, emr’i math do tĂ« tĂ« mbesĂ«.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zĂ«mĂ«r’ e vetĂ«dijĂ«, tĂ« mir’ e tĂ« drejtĂ«n ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
TĂ« tĂ« ndihnjĂ« mĂ« çdo punĂ«, tĂ« tĂ« psonj’ e tĂ« tĂ« zgjonjĂ«.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjĂ«sendi nĂ« shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen tĂ« gjitha me kohĂ«, po rrĂ«mo thell’ e mĂ« thellĂ«,
C’do gjĂ« qĂ« tĂ« duhet, kĂ«rkoje, barku i ti do ta pjellĂ«.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe pĂ«rsipĂ«rĂ« soje, e sa do tĂ« t’i ket Ă«nda!
Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!
Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirĂ«sisĂ«, q’emrin tĂ«nd s’e zĂ« dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletĂ«,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
DĂ«rgo dhĂ«mbj’ e kujdes pĂ«r to nĂ« zĂ«mĂ«rt tĂ« njerĂ«zisĂ«;
Epi pjergulls’ e vĂ«shtit rrush dhe vozĂ«sĂ« fali verĂ«,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripĂ«, gjithĂ«sisĂ« jet e ditĂ«.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
TĂ« dĂ«frejn’ e tĂ« gĂ«zohen dhe si vĂ«llezĂ«r tĂ« shkojnĂ«.
Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi ShqipĂ«risĂ« ditĂ«n e bardh’ e lirisĂ«,
UdhĂ«n e vĂ«llazĂ«risĂ«, vahn’ e gjithĂ« mirĂ«sisĂ«.
Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
Mimoza Ahmetaj
Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket
Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
Petro Marko
APOLOGJIA IME
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Shaban Ajvazi
NË PAFUNDËSI
Ditët në pafundësi udhëtojnë
Shpesh më tërheqin dhe mua në thellësi
Jam gjithkund ku mendja mund të jetë
Vec se nuk jam tek Ti!
Dielli me mënngjesin sjellë dritën
Dhe errësirën e largon menjëherë,
Por në mua akoma mbetet errësira
Dhe drita si duken nuk e gjen këtë derë!
Dhe natë pandërprerë është në jetën time
Natë e errët skëterrë
Ti je atje, e unë shumë larg teje
Dimër, dimër e kam dhe këtë verë!
Më humbe kur më duheshe shumë
Ike nga unë sikur një fantazmë
E në zemrën time e fute me forcë
Një goditje të fortë sikur me një kazmë!
Dhe vuajtja tashmë është pjesë e imja
Më përcjell një cdo hap që e bëj në jetë
Asgjë më nuk është si ishte dikur
Vetëm vuajtja ime po e njejtë ka mbetë!
Ndre Mjeda
Vaji i bylbylit
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
e‡ou mos rri shkret.
Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.
A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.
Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.
Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.
E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.
Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis
E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.
A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.
Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?
DRITERO AGOLLI
Majtas vrap më dalin dreqë
Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di
nga t'ia mbaj...
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin
djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e
pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap
një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër let...rës shtrihen
dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të
qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin
djaj...
Dritero Agolli
Letrat
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
... Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.





