“Mos bëni dush çdo ditë!” Sipas shkencës, është i dëmshëm

Shëndeti na “këshillon” të mos ekzagjerojmë duke bërë një dush, apo më shumë brenda ditës. Madje si në verë, edhe në dimër.

Joshua Zeichner, asistent i dermatologjisë në spitalin Mount Sinai të New York dhe dermatologia nga Bostoni Ranella Hirch, kanë lëshuar një apel duke paralajmëruar mbi rreziqet që mund të shkaktojnë dushet e tepërta.

“Uji i nxehtë i dushit – shpjegojnë – në një afat të gjatë mund të thajë dhe irritojë lëkurën, duke larguar edhe bakteret pozitive, deri sa mund të shkaktojë infeksione”.

Zeichner e Hirsch sugjerojnë bërjen e një dushi çdo dy ditë, por edhe larjen në mënyrë të përditshme të pikave kryesore të trupit si fytyra, sqetullat, pjesët e organeve gjenitale, të pasmet dhe këmbët.

Ndërkohë që japin këshillë edhe për nënat e reja: “Fëmijët nuk duhet të lahen në mënyrë të përditshme.

Nëse ekspozohen pak ndaj baktereve, lëkura e tyre në të ardhmen do të bëhet më pak e ndjeshme dhe kjo mund të parandalojë alergji dhe infeksione, si ekzema”.