Lëvizja “Vetëvendosje” ka përsëritur se nuk do të uleën për të diskutuar me Qeverinë, në rast se ata vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit 2015.
Kështu tha sot shefi i Grupit Parlamentar, të Vetëvendosjes Glauk Konjufca gjatë një konference për media, e cila iu kushtua në veçanti ngjarjeve të fundit në Mitrovicë
Me këtë rast, Konfuca tha se ata do të diskutojnë me pozitën vetëm në rast se bëhet e mundshme rishqyrtimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Ne do të ishim të gatshëm të bisedonim me Qeverinë e Kosovës vetëm në rast se e shohim se tema e diskutimit formohet në drejtim të rikonsiderimit të marrëveshjeve. Në momentin që Qeveria e Kosovës thotë ejani në një takim të bisedojmë se si asnjë presje nuk mund të ju hiqet marrëveshjes me Serbinë, atëherë ne themi jo faleminderit, nuk kemi nevojë për tryeza të tilla. Tryeza të tilla janë për të legjitimuar pozicionin e Qeverisë”, tha Konjufca.
Gjatë kësaj konference, VV ka vendosur edhe disa harta me anë të së cilave treguan se si me Marrëveshjen e Brukselit Kosova po humb ende territor.
Sipas Konjufcës me marrëveshjen e Brukselit, veriut të Mitrovicës ose “Zajednicës”,do t’iu bashkohet edhe lagjja Suhodoll, lagje kjo e cila është e banuar me shqiptarë. Sipas tij, me krijimin e lagjeve të reja në komunën e Veriut, Serbia po synon që të kthejë mbi 200 mijë serbë në Kosovë, duke i dëbuar kështu edhe ata shqiptarë që janë atje.
Dhe sipas tij një gjë e tillë, do të ngjallë tensione.
“Kjo marrëveshja e pikës së lirë, pika e pestë për t’ia dhënë Suhadollin, Mitrovicës së Veriut, kjo ngjallë tensione në Kosovë. Tensione më të mëdha se kjo kriza politike q ë e kemi tani në Kosovë, sepse një lagje shqiptare e cila ka rezistuar për 16 vite të cilën e kanë lënë anash, të cilët janë njerëzit më të pakënaqur në Kosovë, tash po doni t’ia jepni ‘Zajdenicës’, me një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel, e Isa Mustafa nuk ka shkuar t’i vizitojë asnjëherë këta qytetarë të Suhodollit. Kjo është e tmerrshme, kjo shkakton dëshpërim të madh te njerëzit që jetojnë aty”, tha Konjfuca.
Ndërkaq Liburn Aliu, foli për bllokimin e urës nga ana e serbëve, duke thënë se ata nuk do ta lirojnë atë deri sa të mos iu duhet më.
“Kur Serbia e liron urën? Ajo mund ta lirojë urën vetëm kur ajo nuk i nevojitet më, kur zhbllokimi i saj do të jetë i panevojshëm. Ka qenë i nevojshëm për t’i ndalur shqiptarët për furnizimin e tyre dhe tà « mundësojë dobi në zbrazjen e zonave ku ka shqiptarë. Kur të futën të gjitha nën kontroll nuk ka dobi që më ura të bllokohet. Atëherë, kur të ndodh që të futet Suhodolli në kontroll veriut atëherë edhe ura është shumë normale të hapet, sepse më nuk do të jetë de fakto komunikim për t’i furnizuar strukturat e qytetarëve për t’i mbrojtur atje sepse tani është dhënë një gjë e tillë”, tha Aliu.
VV tregoi se e përkrahe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin duke thënë se ai është i vetmi i cili nuk po pajtohet me këto gjëra. Ata e inkurajuan që edhe më tutje ai të vazhdojë të rezistoj në mos dhënien e Suhodollit nën Komunën e Veriut
VV: Debat me pozitën vetëm nëse rishqyrtohet marrëveshja me Serbinë
Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të ulën për të diskutuar me pozitën në rast se ata vazhdojnë se këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit.
Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të ulën për të diskutuar me pozitën në rast se ata vazhdojnë se këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit.
Sipas Glauk Konjufcës, ata do të diskutojnë me pozitën vetëm në rast se bëhet e mundshme rishqyrtimi i marrëveshjes.
Ai në një konferencë për media, ku në veçanti iu kushtua çështjes së veriut të Mitrovicës. Konjufca shtoi se me këtë marrëveshje, veriut të Mitrovicës ose “Zajednicës”,do të iu bashkohet edhe lagjia Suhafdoll, qytetarët e së cilës janë kundër kësaj.