Të dëshpëruar tifozët i këndojnë Kombëtares: ‘Ndave zemrën në dy pjesë, njëra qan dhe tjetra vdes’

Tifozët Kuq e Zi janë trishtuar pa masë nga humbja dëshpëruese e Kombëtares Shqiptare dje në Elbasan Arena, në mënyrë krejtësisht të pashfajësueshme.
kuqeziprAta ia kushtuan asaj menjëherë një këngë ku shprehet gjendja e tyre shpirtërore menjëherë pas humbjes aq të padëshiruar. Ata kanë përshtatur për këtë këngën e njohur “Ndahet zemra në dy pjesë, njëra qan dhe tjetra vdes.”
 canasht
 Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana,, tha se është dashur kujdes më i madh në finish të duelit.
“Ne është dashur të jemi më të kujdesshëm në fund, pasi kemi treguar pjekuri gjatë ndeshjes”, tha Cana dhe shtoi se “ata e kanë pritur atë moment të na zënë në befasi në kundërsulm dhe ne është dashur ta ndalim këtë”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte në stadiumin Elbasan Arena për ta shikuar ndeshjen, i ka falënderuar shikuesit për sjelljen e mirë.
“Barazimi do të ishte rezultat korrekt, por ky është futbolli”, ka shkruar zoti Rama në rrjetin Facebook dhe ka shtuar se “njerëzit më të mirë në stadium ishin simpatizuesit kuq e zi”.
Edi Rama konsideron se “ëndrra” e Shqipërisë për kualifikim në pjesën përfundimtare të Kampionatit Evropian vazhdon në ndeshjen në Armeni.
Trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiq, tha se “në përgjithësi mendoj se merituam fitore” dhe ka theksuar se “e arritëm vetëpërmbajtjen në fund dhe kjo vendosi”.
mediatt

kurir2-620x483

Related Posts: