Nga Flori Bruqi
Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova,Lideri shqiptar që kërkojë gjithëmonë Kosovën e Pavarur
Projekt infrastrukturor i ish diktatorit serb Milosheviçit i vitit 1995 për të hyrë në portet shqiptare nëpërmjet “Korridorit 7” Durrës-Kukës-Prishtinë. Kaqusha Jashari, ish-funksionare në Republikën e Kosovës, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve në vitet 1989-1991 dhe 1999-2007: “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”.
Autostrada ma e shtrejtë në Botë
Është zbuluar se “Rruga e Kombit” Durrës-Kukës-Prishtinë quhet ndryshe Korridori i 7-të,apo neve siç e quajmë Rruga Ibrahim Rugova ,i duhet jo vetëm dy shteteve shqiptare(Shqipëri & Kosovë)
por edhe Serbisë për ta lidhur me Nishin e Korridorin e 10-të.
Kausha Jashari,kundërshtojë diktatorin jugosllavë Sllobodan Millosheviq
Republika e Kosovës(Kosova) dhe Republika e Sërbisë(Serbia ) moti i kanë nisur bisedimet mbi ndërtimin e një autostradë që lidh të dy vendet, që do të lidhej me autostradën ekzistuese Prishtinë-Durrës.
Ekspertët e rrugëve kishin thanë se nga autostrada do të përfitonin të dyja ekonomitë dhe ajo do të mundësonte kushte më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave midis të dy vendeve.
AKSESI
Ivica Daciç,Catherine Ashton,Hashim Thaçi
Dy tunelet në Kalimash
Autostrada e re do t’i mundësonte Kosovës të lidhej me Korridorin 10 dhe të shkonte më tej drejt Rumanisë dhe Bullgarisë.
Për Serbinë, ajo do të hapte rrugë hyrjeje në portet e Shqipërisë.
Në foto : Prof.Dr. Safet Gërxhaliu
Ai gjithashtu i sugjeroi ndërtimin e dy autostradave të tjera, një nga Leposaviçi në Rashka dhe tjetra nga Peja në Malin e Zi, për të përmirësuar ndërlidhjen transite rajonale.
“Ndërtimi i projektit të autostradës së Nishit duhet të nisë sa më parë të jetë e mundur dhe … duhet të përfshijë një autostradë që lidh Kosovën me Serbinë, nëpërmjet Rashkës dhe vendeve të tjera”, tha atëbotë Prof.Dr.Safet Gërxhaliu.
IDE E DIKTATORIT JUGOSLLAVË SLLOBODAN MILOSHEVIÇIT
Sipas Milutin Mrkonjiç, ish ministër serb i Transportit, autostrada Nish-Prishtinë ka qenë një ide e vjetër nga koha e Sllobodan Milosheviçit: “Që në vitin 1995 ne kishim projektuar një hartë të kësaj autostrade për të. Ajo është përfshirë gjithashtu në planin për zhvillimin e transportit në Ballkan. Ajo duhej të lidhë Rumaninë nëpërmjet Negotin dhe Nishin me kufijtë shqiptarë”, tha Mrkonjiç.
Safet Gërxhaliu pat thënë se stabiliteti politik mund të arrihet nëpërmjet stabilitetit ekonomik. Ai tha se se edhe diaspora e Kosovës dhe komuniteti i biznesit do të përfitojnë nga autostrada e re.
“[Autostrada do të lidhte] Kosovën me vende të tjera rajonale sepse tregu i Kosovës prej rreth 2 milionë banorësh nuk është i madh, por nëpërmjet rrugës së re të transitit mund të nxitej një zonë mini-Shengen ballkanik, dhe si e tillë ajo ka një ndikim politik”, pat thën Prof.Dr.Safet Gërxhaliu.
Zonja Kaqusha Jashari, ish-drejtore e drejtorisë së rrugëve të Kosovës, patë thënë se një ndërlidhje e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bullgarisë do të ishte një rrjet i madh korridori rajonal dhe do të kishte një ndikim të madh ekonomik, politik dhe kulturor. “Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë [Korridori 7], që është ndërtuar dhe do të vazhdojë në Merdare, nuk ka kuptim si një korridor në qoftë se nuk lidhet me Korridorin 10”, ka thënë Kaqusha Jashari.
POTENCIAL SHUMË-NIVELESH
Goran Rodiç, ish sekretar i Shoqatës për Ndërtimin dhe Strehimin i Dhomës serbe të Tregtisë, pat thënë se autostrada do të shtrihet rreth 80 km në Serbi, me një potencial shumë-nivelesh, pasi përgjatë saj do të ndërtohen një numër motelesh, karburantesh, restorantesh. Ai pat thënë gjithashtu se autostrada do të kishte një interes të përgjithshëm dhe fizibilitet ekonomik të Shtetit Serb.
Autostrada Ibrahim Rugova
“Ajo duhet të lidhet me Korridorin 10, që do të thotë me BE-në, pasi pikat e saj të reja duhet të jenë Prizreni, Prishtina, Merdare – Korridori 10 ose Rumania, Hungaria dhe më tej. Ajo duhet të kalojë nëpër Shqipëri mbi Bjeshkët e Namuna, për në portet e Durrësit dhe Vlorës që duhet të bëhen porte kryesore, shumë më të lirë dhe të përshtatshëm për transport më të madh [se sa Bari (tivari në Malin e ZI) dhe Selaniku në Greqi ]”, pat thënë Goran Rodiç .
“Autostrada [Nish-Prishtinë] duhet të përfundohet sepse është realiste, absolutisht realiste dhe e dobishme në shumë mënyra, me një numër përfitimesh për mbarë rajonin”, tha dikur moti Millutin
Mrkonjiç, ish ministër serb i Transportit.
Remzi Kolgeci,Kaqusha Jashari,Azem Vllasi,Kolë Shiroka në një Mbledhje të KQ LKJ-së
Kaqusha Jashari
Kaqusha Jashari (lindur më 16.8.1946 në Skenderaj. E martuar me prof.dr.Mehdi Jasharin ,pedagog shumëvjeqar i Kulturës Fizike dhe Sportit , dy fëmijë) është politikane dhe inxhiniere ndërtimi kosovare. Ish deputete e Kuvendit të Kosovës ( nga viti 2007).
Autostrada Ibrahim Rugova
Në maj 1988 Kaqusha Jashari zëvendësoi Azem Vllasin në postin kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.
Në foto :Lideri kosovar Azem Vllasi me diktatorit Slobodan Millosheviq
Më 17 nëntor 1988, Kaqusha Jashari dhe Azem Vllasi u detyruan të japë dorëheqjen dhe Rahman Morina u zgjodh kryetari i Komitetit Krahinor më 27 janar 1989.
Shqiptaret dëshironin pavarësinë më Paqë & Luftë
Gjithsesi, në vitet 1989-1991 ka qenë drejtoreshë e Fondit të Rrugëve të Kosovës; kurse në vitet 1991–1999 ka punuar në firma private. Për 8 vjet, në vitet 1999–2007, ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Rrugëve të Kosovës.E vetmja kjo prej udhëheqësve të ish LKJ-së i kundërshtoi ashpër në Kongres të LKJ-së ,diktatorit jugosllavë Sllobodan Millosheviq.
Kaqusha Jashari, ish-udhëheqëse në Drejtorinë e Rrugëve të Kosovës, shprehet se është obligim i ekzekutivit që të tregohet çmimi i projektit, pasi, sipas saj, me finalizimin e projektit, definohet edhe pjesa financiare.
“Patjetër duhet të dihet, sepse është planifikimi buxhetor dhe paguhet nga buxheti, kur të bëhet finalizimi, bëhet edhe kostoja. Unë mendoj se te ne nuk janë transparente as çmimi, as kushtet tjera".
"Përgjegjësia për paratë e taksapaguesve dhe angazhimin e mjeteve është obligim i Qeverisë ose organit kompetent, të jenë të hapur dhe transparentë dhe të gjithë të dinë sa po shkojnë dhe ku po shpenzohen. Fshehtësi këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë”, thotë Jashari.
Edhe Selman Buçolli, ekspert i ndërtimtarisë, thotë se është interes shoqëror dhe publik që të bëhet publik çmimi i projektit.
“Procedurat ligjore duhet të përmbushen që të jenë transparente, edhe konkursi edhe kontrata duhet të jenë transparente, pasi është një punë voluminoze. Është në interes shoqërore dhe publik që të jenë transparentë. Nuk e di as unë sa do të kushtojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup”, shprehet Buçolli.
Megjithatë, Kaqusha Jashari, thotë se ky veprim, lë hapësirë për dyshime, se po ndodh për shkak të interesave të caktuara.
“Aty ka interesa edhe tjera, përpos të pushtetit. Unë nuk kam argumente të them se a ekzistojnë keqpërdorime, por gjithçka që është e mbyllur, lë hapësirë për dyshime. Ky projekt është aq madhor, i cili kërkon transparencë të madhe ashtu siç kërkon autostrada Kosovë- Shqipëri”, konsideron Jashari.
Projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë - Hani i Elezit, është prezantuar në vitin 2010.
Ndërkaq, që nga kjo periudhë, shoqata të ndryshme joqeveritare kanë vlerësuar se projekti do të kushtojë nga 500 deri në 800 milionë euro.
Sipas projektit të prezantuar, autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë, do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash dhe do të ketë dy tunele.
Gati një miliard euro i ka shpenzuar deri më tash Qeveria e Kosovës për ndërtimin e autostradës nga pika kufitare e Morinës me Shqipërinë, e deri në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.
Bërë një përllogaritje del se ndërtimi i një kilometri autostradë, duke përfshirë këtu edhe shpronësimin e tokave, ka arritur në 12 milionë euro.
Zyrtarë nga Ministra e Infrastrukturës (MI) bëjnë të ditur se punimet janë kryer në bazë të dinamikës së paraparë për rreth 44 muaj. Sipas tyre e gjithë autostrada i ka diku 78 kilometra, e ku në kuadër të saj janë ndërtuar 15 ura, 31 mbikalime dhe 27 nënkalime.
“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ ka kushtuar rreth 800 milionë euro”, është përgjigjja e zyrës për informim të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërkaq, sa i përket shpronësimeve të tokave të cilat janë shfrytëzuar për ndërtimin e autostradës, vlera e tyre sillet përafërsisht prej rreth 124 milionë euro, kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Ambientit.
“Vlera totale e të gjitha shpronësimeve të autostradës për të gjitha segmentet, sillet përafërsisht prej rreth 124 milion euro”ka thënë Kreshnik Berisha, këshilltar në këtë ministri.
Sipas tij, nga viti 2010 e deri tani janë paguar rreth 103 milion euro, ndërkaq sipas tij pjesa tjetër janë pronarë që nuk kanë aplikuar për kompensim, apo janë në procedura të aplikimit.
Por, sipas tij ka dhe raste që janë në procedura gjyqësore për vërtetim të pronësisë. Ndërkaq, numri i personave të cilët janë të përfshirë në shpronësimin e tokave sipas zyrtarëve të Ministrisë së Ambientit, përafërsisht është rreth 5 mijë e 720 persona. “Rreth 4 mijë e 216 pronarë të tokave i kanë marrë paratë për shpronësimet e tokave , ndërkaq, 1 mijë e 504 prej tyre kanë mbetur ende pa i marrë”, ka thënë Gëzime Hasani, këshilltare në këtë ministri.
Në anën tjetër, pronarë të kompanive, por edhe përfaqësues të partive opozitare thonë se çmimi prej 12 milionë euro për një kilometër është tejet i lartë.
Sokol Shabani, drejtor në kompaninë “Bageri Company”, ka thënë se kjo kosto e autostradës është marramendëse. Ai ka thënë se duke krahasuar me vendet e rajonit është tejet e lartë.
Sipas tij, me këto mjete e gjithë autostrada ka mundur të shtrohet me pllaka të mermerit. Edhe Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare “STRAS” ka thënë se kostoja prej 12 milionë euro është shumë e lartë, duke pasur parasysh që tereni është shumë i përshtatshëm për ndërtim, ku nuk ka asnjë tunel dhe ka pakë shumë ura.
“Është kosto shumë e rëndë për kilometër dhe çka është problemi më i madh se asnjëherë askush nuk ka dalë me një informacion të qartë sa është investuar dhe sa është shpenzuar deri më tani për autostradë”ka thënë ai.
Haki Shatri, ish ministër i Financave, thotë se është i shqetësuar rreth projektit për ndërtimin e autostradës. Sipas deri më tash ende nuk dihet saktësisht se sa para janë shpenzuar për ndërtimin e saj. “Asnjë informacion në lidhje me këtë nuk bëhët publike, pasi që këtë e mbajnë të fshehtë”, ka thënë ai.
Edhe Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se vlera e projektit të autostradës i ka shkaktuar barrë të rëndë financiare buxhetit të Kosovës.
“Natyrisht që rruga që lidh Tiranën me Prishtinën është e domosdoshme. Mirëpo, kjo kontratë me ‘Bechtel & Enka’ është një kontratë e cila është përcjell me korrupsion dhe kosto shumë të lartë për kilometër”, ka thënë ai.
Sipas tij, pse është dashur që të paguajmë çmimin për njësi 3 herë më të lartë se atë të tregut.” Pse duhet të paguhen punëtorët aq pak e të eksploatohen aq egër. Pse duhet ta mbajmë fshehur shpenzimin e parasë publike nga publiku. Pastaj duhet ta marrim parasysh edhe koston e mundësive të humbura, ku kishin qenë më mirë të investuara këto para publike”, ka thënë ai.
*******
Mujota pranon se EULEX po heton dosjen e autostradës “Ibrahim Rugova”
Është bërë publike për herë të parë kërkesa e EULEX-it për marrjen e dosjes së tenderit për autostradën “Mbikëqyrja e ndërtimeve dhe shërbimeve të menaxhimit rruga 7 Autostrada Morinë- Merdar me numër reference 1851”. Kjo është bërë e dituri nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emisionin “Puls” të KTV-së
Ish Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota ka pranuar se dosja e këtij tenderi është kërkuar nga EULEX, mirëpo ai ka thënë se nuk është në dijeni pse është kërkuar një gjë e tillë.
“EUELEX-i ka kërkuar 7 kontrata para dy muajve, ka kërkuar dokumentacionin e tenderëve dhe këtë nuk po e fshehë”, ka thënë Mujota, transmeton ORAinfo.
Ai ka njoftuar se autostrada “Ibrahim Rugova” në vitin 2011 ka kushtuar 230 milionë euro, në vitin 2012- 230 milionë dhe në vitin 2013 ka kushtuar 215 milionë euro.
“Në projektin e autostradës “Ibrahim Rugova” nuk ka pas plan zbatues është shkuar me sistemin projekto- ndërto”, ka thënë Mujota.
Mujota ka njoftuar se është përzgjedh këshilltari i transaksionit për autostradën e Prishtinë- Shkup.
Ndërkaq deputeti i VV, Visar Ymeri ka thënë se për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” ka pas dy oferta njëra ka qenë oferta e kompanisë austriake Shtrabag me kosto fikse dhe oferta e Bechtel Enka-s me kontratë të hapur ku në fund e marrim vesh sa kushton .
Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku ka njoftuar se nga viti 2010 e deri tash në vitin 2013 në komunën e Skenderajt është investuar 40 herë më shumë se në komunën e Prishtinës që i bie 541 euro për kokë banori (Skenderaj), ndërsa 14 euro për kokë banori në komunën e Prishtinës.
*******
Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë “Bechtel- Enka”, kompani kjo fituese për ndërtimin e kësaj rruge, thotë se punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.
Ruçi, për Radion Evropa e Lirë, tregon se aktualisht është duke u punuar në nyjën lidhëse të dy autostradave, asaj “ Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën “ Arbën Xhaferi”, që lidh shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë.
“Puna ka avancuar më së miri, sipas planeve në nyjën lidhëse të dy autostradave, duke shkuar në të dyja drejtimet – në drejtimin e Prishtinës dhe në drejtim të kufirit. Mendoj se jemi brenda planeve të parashikuara, brenda angazhimeve që kemi marrë”, thotë Ruçi.
Realizimi i këtij projekti ka filluar vitin e kaluar dhe sipas planit, parashihet që punët në këtë autostradë të përfundojnë për tre vjet e gjysmë.
Ela Ruçi konsideron që, sipas dinamikës së punëve, projekti do të realizohet në afatin e paraparë, pasi, sipas saj, gjatë sezonit të verës do të rritet edhe numri i punëtorëve.
Aktualisht, në këtë projekt janë të punësuar mbi 1100 punëtorë.
“Koha tashmë na lejon që të shtojmë edhe fuqinë punëtore dhe kapacitetet tona, kështu që mendoj se jemi brenda angazhimeve që kemi marrë për t’iu përmbajtur angazhimeve tona. Aktualisht, në këtë projekt janë të përfshirë rreth 1100 punëtorë. Duke u avancuar projekti, do të avancohet edhe numri i punëtorëve”, shpjegon ajo.
Edhe profesori në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Selman Buçolli, shpreson se kompania fituese projektin do ta realizojë me kohë, pasi siç, thotë ai, kjo është dëshmuar edhe me autostradën “Ibrahim Rugova”.
Megjithatë, ai thotë se projekti duhet të monitorohet nga autoritetet kontraktuese.
“Kjo kompani është e vetmja profesionale, në afate është shumë e mirë dhe punët i përfundon në mënyrë profesionale. Kështu që vlen të përcillet – mbikëqyret nëse e kanë kontraktuar”.
“Është mirë të monitorohet hap pas hapi për çdo gjë, hulumtimet e tokës, gërmimin e dheut, ngjeshjen e tyre, zhavorrin, sepse rruga gjithnjë bëhet prej dy shtesave, bazamenti që nuk duhet të dështojë. Pa përfunduar kjo, nuk duhet të vazhdohet me shtresën tjetër finale që janë edhe dy shtresa asfalti”, thekson Buçolli.
Sidoqoftë, ai thotë se ndërtimi kësaj autostrade është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.
“Kosova obligimin e vet kryesor e ka përfunduar me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ dhe me këtë ‘Arbën Xhaferi’, kështu që mund të jetë në qendër të vëmendjes së transportit në rajon, pasi mund të lidhet me të gjitha shtetet tjera” thekson ai.
Vlera e e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit që lidh Kosovën e Maqedoninë, llogaritet të jetë rreth 600 milionë euro.
******
Dhe krejt në fund.....Autostrada “Ibrahim Rugova” ende nuk ka drita
Edhe ato drita dhe stabilimente ndriçimi që ishin vendosur, një pjesë janë vjedhur. Deri më tani Policia ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike dhe rrethojave të autostradës, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ndryshe si pasojë e mungesë së ndriçimit në autostradë, janë duke u rritur aksidentet. Policia e Kosovës, ndërkohë ka shtuar patrullimet për të shmangur këto aksidente.
Autostrada “Ibrahim Rugova” ka mbetur pa ndriçim, pasi janë vjedhur kabllot elektrike. Vjedhjet në autostradë janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili thotë për Radio Kosovën se Policia vazhdon të jetë prezentë me njësitet e saj policore duke patrulluar në autostradë më qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimin e veprave penale siç janë edhe vjedhjet e instalimeve elektrike.
Deri më tani ajo ka arrestuar disa persona për vjedhjen e instalimeve elektrike në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ndërkaq në mesin e të arrestuarve për vjedhje ka edhe shtetas të Shqipërisë, thotë Baki Kelani.
“Edhe nga viti i kaluar, por edhe këtë vit policia ka arrestuar disa persona që kanë vjedhur instalimet elektrike ne autostradë”, theksoi ai.
Eksperti i komunikacionit nga Kolegji Tempulli, Flamur Salihu, thotë se problemet në rrugët magjistrale dhe në autostradë nuk janë të vogla, kurse ndriçimi është pjesë kryesore e rritjes së sigurisë në komunikacion, sidomos gjatë natës.
Vjedhjet e instalimeve elektrike në autostradë edhe me tutje nuk kanë të ndalur. Përveç kabllove të ndriçimit janë vjedhur edhe rrethojat që bëjnë autostradën e tipit të mbyllur, duke vënë kështu në rrezik jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Rreth kësaj çështje, zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk duan të deklarohen. Përkundër përpjekjeve tona për ti kontaktuar ata me anë të telefonit dhe postes elektronike, ata kanë zgjedhur heshtjen karshi këtij problemi.





