Më shumë se 3 mijë vetë kanë protestuar në Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Malit të Zi, e cila udhëhiqet nga kryeministri Milo Gjukanoviç.
Opozita po kërkon një qeveri kalimtare deri në mbajtjen e “zgjedhjeve të përgjithshme”. Të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit, e cila po ruhej nga policia, protestuesit kanë vendosur pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe “poshtë hajnat”.
Liderët e opozitës i kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqje të qeverisë. Disa nga protestuesit kanë vendosur edhe tenda.
Gjukanoviç ka udhëhequr për tri mandate Malin e Zi, që nga viti 1990. Vendi me një popullsi prej 630 mijë banorë ka numrin e papunësisë prej 20%.
Në Tuz të Malit të Zi, është mbajtur një tubim proteste në mbrojtje të pakicës shqiptare në këtë shtet.
Protesta është mbajtur për ligjin që ndalon përdorimin e flamurit kombëtar, çështja e pronave dhe ndarjes së komunës së Tuzit si njësi më vete.
Anton Lulgjuraj, kryetari i Forumit Demokratik për Integrim, shpalos kërkesat: “Të themelohet komuna e Malësisë, të themelohet vetëqeverisja lokale, të kthehen pronat tek pronarët, të lejohen librat në gjuhën shqipe. Kryesorja është se ne kërkojmë që të lejohet përdorimi i flamurit shqiptar që me ligjin e fundit që ka hyrë në fuqi nuk lejohet.”
“Përdorimi i flamurit tashmë nuk lejohet dhe ky është problemi kryesor”, thekson deputeti Genc Nimanbegu.
Në çështjen e tyre shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë edhe ndihmën e Tiranës zyrtare.
“Tirana zyrtare është zhytur në luftën për pushtet dhe i ka harruar detyrimet e veta. Ajo duhet të interesohet për pakicat sepse është e shkruar në Kushtetutë”, deklaron profesori Vasel Camaj.
Kjo është protesta e parë pas 6 vjetësh. Protesta e fundit në vitin 2006 u mbyll nga ndërhyrja e policisë e cila arrestoi 18 persona.
Protesta e shqiptarëve në Mal të Zi është mbyllur në mënyrë paqësore, por ata duken të vendosur në mbrojtjen e identitetit të tyre duke kërcënuar me shkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
**********
Mijëra vetë pushtojnë Podgoricën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë të vendit dhe premtojnë protesta të përditshme deri në rrëzimin e tij.
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/video-mandic-odbio-krivokapica-i-upozorava-crna-gora-se-nalazi-na-ivici-gradanskog-rata-clanak-1981421
Mijëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit të dielën në Podgoricë në një manifestim masiv kundër kryeministrit Milo Gjukanoviç, të cilën e akuzojnë për korrupsion, praktika jodemokratike dhe manipulim zgjedhjesh.
Protestat e organizuara nga Fronti Demokratik, një aleancë e partive kryesore opozitare, e cila njoftoi se do të vijojë të protestojë në mënyrë paqësore çdo ditë në orëj 6.30 të mbrëmjes deri sa Gjukanoviç, i cili e ka qeverisur Malin e Zi me rotacion si kryeministër dhe president që nga viti 1991, të dorëhiqet.
Opozita po kërkon krijimin e një qeverie të përkohëshme për të organizuar atë që ata e konsiderohnë si “zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme” në Malin e Zi”.
“Nuk ka shkatërrime, nuk ka dhunë,. Policët do të qëndrojnë me ne për disa net. Kjo do të ndodhë edhe në qytetet e tjera të Malit të Zi,” tha Andirja Mandic, udhëheqës i partisë pro-serbe NOVA.
“Ne nuk duam pushtet të fituar në rrugë por zgjedhje të ndershme. Në mënyrë demokratike dhe paqësore, ne do të fitojmë lirinë. Lufta sapo ka filluar,” tha ai.
Protestuesit kundër qeverisë ngritën disa dhjetëra tenda në parkun përballë parlamentit në mënyrë që protestuesit të kalojnë natën aty deri në manifestimin tjetër të planifikuar për të hënën.
“Ne do të qëndrojmë në plate [jashtë parlamentit] deri sa kërkesat tona të plotësohen. Ne nuk do të pranojmë shantazhe apo zgjidhje të pjesshmë,” tha Strahinja Bulajic, një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik.
Sipas organizatorëve, rreth 400 vetë kaluan natën në tenda.
Gjatë manifestimit, protestuesit u dyndën në sheshet kryesore të Podgoricës nga qytete të tjera të Malit të Zi si Nikshiç, Kolashin dhe Berane. Duke hedhur sllogante antiqeveritare, shumica valëvisnin flamuj serbë.
Siguria qe e ashpër dhe barrikadat u ngritën përreth parlamentit si pasojë e frikës se protesta mund të bëhet e dhunshme. Por manifestimi u mbyll në paqe, nuk pati të ndaluar apo zënka.
Opozita po planifikon gjithashtu një seri manifestimesh kundër Gjukanoviçit në të gjithë vendin.
Koalicioni aktual qeverisës u krijua pas zgjedhjeve të vitit 2012. Ai përfshin Partinë Demokratike të Socialistëve, partia e Gjukanoviçit, Partinë Social Demokrate dhe tri parti nga minorancat. Zgjedhjet e ardhëshme parlamentare pritet të ndodhin pranverën e ardhëshme.
Në mënyrë që të financojë protestën, por gjithashtu edhe të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve, Fronti Demokratik nisi një fushatë financimesh të vogla me synimin e premtuar të “protestave të para të financuara në mënyrë demokratike për demokraci”.
Përveç malazezëve, fushata po kërkon mbështetje edhe nga diaspora e vendit si dhe aktivistë të huaj pro demokracisë.
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/otvoreno-pismo-milovom-rezimu-ako-ovako-nastavite-vlast-ostaje-na-jednoj-a-gradani-na-drugoj-strani-clanak-1981661
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/episkop-joanikije-opasno-je-braniti-se-silom-pendrecima-zatvorima-i-hapsenjima-clanak-1981829
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/video-haos-u-podgorici-milo-razbio-protest-opozicije-zorom-poslao-policiju-da-rastera-demonstrante-clanak-1980239
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/foto-nicim-izazvan-napad-milovi-policajci-prebili-milana-knezevica-predsednika-dnp-a-clanak-1980259
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/video-haos-u-podgorici-milo-razbio-protest-opozicije-zorom-poslao-policiju-da-rastera-demonstrante-clanak-1980239
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/svi-protiv-mila-narodne-proteste-podrzali-rusi-amerikanci-i-eu-clanak-1981647
http://www.kurir.rs/region/crna-gora/svi-protiv-mila-narodne-proteste-podrzali-rusi-amerikanci-i-eu-clanak-1981647
*******
Demarkacioni me Malin e Zi pritet të shkaktojë protesta
Ka mbetur çështje javësh kur Kosova e Mali i Zi, pritet t’i ndajnë territoret me vijë kufitare. Por dikush paralajmëron palët që të mos nguten me shënimin e këtij kufiri, pasi banorët e anës së Rugovës nuk do të pajtohen që t’u mbesin pronat jashtë territorit të shtetit të tyre.
Pas një pune të gjatë të komisioneve ndërshtetërore, paralajmërimin për demarkacion të kufirit e ka dhënë para pak ditësh vet presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Këtë e ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Ulqin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Edhe Komisioni Shtetëror i Kosovës për Shënimin e Vijës Kufitare konfirmon se së shpejti do t’i dorëzojë Qeverisë së Kosovës raportin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Por është dikush që i paralajmëron palët që të mos nguten me shënimin e këtij kufiri, pasi banorët e anës së Rugovës, nuk do të pajtohen që t’u mbesin pronat jashtë territorit të shtetit.
Është Ali Lajçi, i cili si vëzhgues dhe këshilltar në Komisionin e Kosovës për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, thotë për Tribuna Channel se së shpejti do të ketë protesta për këtë çështje nga banorët e asaj pjese.
Vijëzimet e caktuara nga kadastri dhe gjeodezia e Malit të Zi, sipas tij, janë të papranueshme për banorët e asaj zone.
“Këto vija depërtojnë nga 5 deri 8 kilometra dhe marrin bjeshkë dhe vendbanimet më të mira shfrytëzuese,”shprehet Lajçi.
Ai përmend zonën rreth vendkalimit kufitar të Kullës dhe atë në pjesën e Çakorit në Rugovë, si dy zonat më problematike.
E diskutueshme, sipas tij, vazhdon të mbetet edhe e gjithë vija kufitare përgjatë kufirit perëndimor të Kosovës, duke përfshirë edhe fshatrat rrëzë bjeshkës së Hajlës.
Sipas variantit të malazezëve, në këto dy zona, kufiri zbret deri tek Ura e Zhlebit në Kullë dhe deri në Kuqishtë dhe te Leqinati në Rugovë.
Lajçi kritikon delegacionin e Kosovës në Komision, të kryesuar nga Murat Meha, duke thënë se ky delegacion ka qenë pasiv dhe se gjithherë i ka pranuar propozimet e malazezëve.
“Prandaj të kenë kujdes në komisione parlamentare të gjithë mekanizmat, që të ndalohet sepse do të jetë problem dhe mund të ketë konflikt. Në këtë rast edhe Kuvendi i Kosovës i cili duhet ta ratifikojë këtë marrëveshje me 2/3 e votave duhet të ketë kujdes dhe duhet të mos i japë legjitimitet kësaj vije e cila është vetëm në interes të malazezëve dhe prekja e vijave tona hapësinore është e papranueshme”, deklaron Lajçi.
Por kryetari i Komisionit shtetëror, Murat Meha thotë se është duke punuar në ndërgjegje të plotë dhe ka bërë të gjitha hulumtimet e dokumentacionit relevant për shënimin e vijës kufitare.
“Sa i përket kësaj vije kufitare që është në gjatësi 79.15 kilometra, ajo është në përfundim. Opinionet e qytetarëve i kemi vlerësuar. E kemi analizuar të gjithë dokumentacionin dhe atë do ta bëjmë në mënyrë profesionale. Shqetësime natyrisht se kanë. Shqetësimet e tyre duhet të jenë të mbuluara me dokumentacion relevant përkatës shtetërorë dhe kadastral,”shprehet Meha.
Ai thotë se në 15 takimet me qytetarët dhe kryetarët e tri komunave që janë në vijën kufitare me Malin e Zi kanë diskutuar për shënimin e vijës kufitare, për të cilën thotë se është e pandryshueshme.
“Kosova nuk humb. Kosova e ka territorin e përcaktuar shumë qartë në hartat shtetërore jo në hartat që punojnë projekte të ndryshme sipas dëshirave, por me hartën shtetërore që i ka 10 e 887 kilometra katrorë. Kanë mbetur edhe pak kilometra, dhe shumë shpejtë do të përfundojë. Është një çështje që kërkohet edhe nga BE-ja për të treguar aftësitë dhe mundësitë e Kosovës për përkufizimin e shtetit sipas vijës e cila duhet të shënohet në terren”, tha Meha.
Një prej kushteve në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave është çështja e kufirit administrativ, sipas të cilit Kosova duhet të bëjë përpjekje për përfundimin e kufirit administrativ me Malin e Zi, në mënyrë të koordinuar me palën tjetër.