​Policia konfirmon se ka ndaluar të dyshuarin për sulm ndaj veturës së kryeministrit

​Policia konfirmon se ka ndaluar të dyshuarin për sulm ndaj veturës së kryeministrit (Foto)
Lëvizja “Vetëvendosje” me anë të një komunikate bën të ditur se sot policia ka arrestuar aktivistin e VV-së Trim Gashi.
“Sot, rreth orës 13:00, policë civilë të Policisë së Kosovës kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje policët nuk i treguan as ku po e çonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. “Ne ende nuk dimë se ku e kanë dërguar”, thuhet në njoftim.
Arrestimin e Gashit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ku sipas tij Policia e ka ndaluar për intervistim personin që dyshohet se më 23 shtator ka sulmuar eskortën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.