Kryeministri Edi Rama shkon në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Shqipëri-Serbi,



08-10-2015 23-26-38



Kryeministri Edi Rama ka shkuar në dhomat e zhveshjes së kombëtares sonë pas përfundimit të ndeshjes në Elbasan Arena.

Ai ka uruar futbollistët shqiptarë për ndeshjen që zhvilluan dhe për qytetarinë e treguar në fushën e lojës, duke shmangur incidentet e mundshme.

Kryeministri Rama ndoqi nga tribuna VIP ndeshjen Shqipëri-Serbi, cila përfundoi 2 me 0 për kombëtaren serbe. Deri tani nuk janë shënuar incidente nga tifozët.

Vuçiç reagon për fitoren e Serbisë në Shqipëri

rama

Reagimi i parë pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur nga Kryeministri i Serbisë i cili ndoqi ndeshjen nga Beogradi.

Me një postim në Twitter sapo përfundoi ndeshja, Vuçiç përgëzoi ekipin e Serbisë për fitoren, të cilën e quajti fitore të rëndësishme.

“Urime për futbollin tonë, e meritoi fitoren dhe një lojë e ndershme që tregoi ndeshja sonte”, Kryeministri i Serbisë Vuçiç në Twitter.

Serbia fitoi 2 me 0 me Shqipërinë në stadiumin Elbasan Arena.