“Rrugë të mbarë për në Europian shqipe”, shkruan ne faqen e tij zyrtare në Facebook, Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Ai e shoqëron komentin e tij me foton e një shqiponje, pas pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Armeni, gjate se cilës Shqipëria shënoi 3 gola.
Armando Sadiku ka shënuar golin e tretë për Shqipërinë në përballje me Armeninë (0-3), takim ky që po luhet në sfidën e fundit të eliminatorëve për EURO 2016.
Sadiku i sapoinkudruar në lojë, ia doli që në minutën e 75-të shënon gol dhe tashmë fitorja thuaj se është e sigurt, kështu që kuqezinjtë tashmë janë në Evropianin e Ardhshëm.
Shqipëria e ka mposhtur në Yerevan Armeninë, me rezultat 0-3, duke siguruar kualifikimin historik për në Evropianin “Francë 2016”.
Ikona e futbollit shqiptar, Lorik Cana bashkë me bashkëlojtarët e tij dhe të dirigjuar shkëlqyeshëm nga strategu Gianni De Biasi, tashmë kanë hyrë në analet e historisë shqiptare, sepse për herë të parë Shqipëria kualifikohet në një eveniment kaq të madh siç Kampionati Evropian.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një super ndeshjes në përballje me armenët, duke qenë skuadër dukshëm më e mirë në terren dhe duke shënuar tre gola.
Futbollistët e Kombëtares sonë pas nëntë minutave lojë kaluan në epërsi me autogolin e Kamo Hovhannisyan, ndërkaq, rezultatin në 2-0 e ngriti Berat Gjimshiti në minutën e 23-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes është zhvil luar lojë mjaft e mirë. Ndërsa sulmuesi Armando Sadiku, i sapo inkuadruar në lojë i dha goditjen e tretë Armenisë duke shënuar golin e tretë dhe të sigurisë për Shqipërinë.
Pas kësaj fitore, Shqipëria tani siguron pozitën e dytë në Grupin I më 14 pikë, ndërsa Danimarka kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e barazhit.
Përfundimisht Shqipëria pas një rrugëtimi tejet të vështirë, prek ëndrrën shqiptare.
Kualifikimi historik i kuqezinjve ka bërë që tashmë e gjithë Kosova dhe Shqipëria, sidomos Tirana e Prishtina të jenë në festë të madhe.
KUALIFIKIMI I SHQIPËRISË VLEN
12 MILIONË EURO
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të fitojë 12 milionë euro nëse Kombëtarja shqiptare kualifikohet në kampionatin Evropian të futbollit “Francë 2016”.
Tashmë që Shqipëria ndodhet vetëm një ndeshje larg kualifikimit në “Euro 2016, fitorja sot në Jerevan ndaj Armenisë, përveç ndjenjës kombëtare ka edhe një rëndësi në aspektin ekonomik, teksa playoffin e ka të siguruar.
Shqipëria do të ‘lundrojë’ në miliona euro ose miliarda lekë nëse do të kualifikohet.
Kampionati Evropian është mjaft fitimprurës për çdo ekip që arrin të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin përfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin e Shqipërisë.
Vetëm për fazën e grupeve për kualifikueset Shqipëria mori 5 milionë euro. Ndërsa nëse kualifikohet, Shqipëria do të marrë 12 milionë euro.
Të njëjtën shumë do të marrin të gjitha kombëtaret që kualifikohen, pa llogaritur financimet përmes sponsorëve. Ndërsa në fazën e grupeve në ‘Francë 2016’, çdo fitore vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimet 500 mijë euro.