Home »
» BËRTASIN “UKJU…UJKU..” POR ÇAKALLI BËRI KËRDINË

Nga Danel Cana
Po e titulloj kështu shkrimin tim, duke marrë shkas nga një ngjarje shumë reale dhe të dhimbëshme dhe janë këto fjalët e para që përdor një fshatar i varfër, i nisur – asgjakundi – dhe pa shpresë…!
Jam i detyruar të mbroj indetitetin e tij dhe të mos japë hollësira por nuk mund të rri pa përmëndur ngjarjen e hidhur të cilën na e tregonë me lotë në sy djali 32 vjeçar nga Belshi i Elbasanit.
Rastësia është mbreti i fatit, është ajo që lë gjurmë në historinë e secilit nga ne.
Ishim në të njëjtin fugon me djaloshin dhe udhëtonim për në Greqi. Ashtu siç jemi mësuar të hyjmë në biseda dhe të ndajmë në një farë mënyre barrën e halleve me njëri tjetrin, ashtu filloi edhe tregimi i djaloshit nga Elbasani se përse e kishte marrë këtë rrugë.
Pa e zgjatur shumë ai zgjati dorën përpara fytyrës dhe më tregoi dy foto. E para ishte një fëmijë i sapo lindur, të cilën e puthi dhe qau….Foto e dytë ishte një çift, të cilin e sqaroi më vonë…
Mua si gazetar më vjen keq që ndesh në persona të tillë, të cilët janë si shushunja të vërteta, pa mëshirë për të thithur gjakun e cilitdo që bje në kontakt me ata, por nuk mund të mos rri pa i përmendur me emër dhe me figurë, (foto) për hir të së vërtetës dhe të atij djali që qante dhe betohej mbi fotografinë e fëmijës së tij të parë.
- Ky fëmijë është…fëmija im i parë…Sqaron djali dhe puth fotografinë duke vazhduar i ngashëryer.
- Ky…që mua të më rrojë dhe ta kem me jetë, më nisi sotë në rrugët e Greqisë, për punë vëlla…punë…për të jetuar! Se ky nuk do të dijë kam apo skam unë! Do të hajë, të vishet, të mos i mungojë gjë…etj…! Nuk do të dijë se ka borxhe babai apo jo!
Kurse ky çifti këtu….Dhe tregon një çift simpatik të cilin e ruante në telefon.
- Ky është një doktor pediatër në spitalin e Elbasanit. Quhet Kujtim Ibrahimi dhe e shoqja e tij Flutura Ibrahimi, e cila është krye-infermiere në të njëjtin pavion me burrin e saj, në OBSETRIKË-GJINEKOLOGJI, ku mbahen fëmijët e porsa lindur.
U ndodha keq, shum keq kur më lindi gruaja në këtë spital. Flutura vinte e para të jepte “sihariqin” dhe donte lekë..” e donte zakoni”…nejse i dhashë një pesëdhjetshe (pesmijshe) në dorë. Nuk ishte e kënaqur por donte edhe një pesëdhjetshe apo qindëshe për doktorin..! (Burrin e saj).
Kur nuk ja jepje ai të mbushte një recetë me ilaçe dhe të tjera që duhet ti merrje për fëmijën, ndryshe fëmija rrezikohej të jetonte se..”ishte në gjëndje të keqe shëndetësore!”
Të gjitha këto ishin kolpo të tij po unë merhumi më vonë i mësova, ku ta dija unë! Mbasi më shkundi mirë nga xhepat dhe pashë një rast tjetër që edhe ilaçet që merrnin prindërit ai nuk jua bënte fëmijve, por i kthente mbrapsht tek farmacia!
Ai miku që thoni ju…
-…Tregonte djaloshi dhe rruga nuk po na dukej fare me këtë tregim interesant të tij. Ai nuk e dinte se unë isha gazetar dhe do ti riprodhoja këto tregime, jo vetëm për atë por për qindra e mijra të tjerë që kishin rënë në rrjetën e doktor Kujtimit.
Dhe sa Kujtima të tjerë qarkullonin në Elbasan dhe në qytete të tjera dhe qeveria bërtet me të madhe : “ Nuk ka vënd korrupsioni tek ne..”
Shum mirë, edhe popullin e ke me vete, kapi për fyti dhe mbyllua grykën të gjithë këtyre personave të pa ngopur, cilëtdo qofshin dhe mos mbaj me hatër as nga ana partiake dhe as nga pozita shoqërore!
- Ai miku që thoni ju, vazhdon djaloshi, ka një farmaci me të cilën është lidhur, “Farmacia Berlini”, ku të dërgon të marrësh një ilaç, “PENTAGLOBIN”, i cili kushtonte 1800 lekë (180 mij të vjetra) dhe ca qumësht se gjoja i duhen fëmijës…! Ku ti shesë këto farmacija? Kur më tha çmimet farmacija më ra të fikët, një 20 mijshe (200 mijë të vjetra) e dinte se gjendeshin në rrugë!!! Desha s’desha i mora, për hatër të fëmijës. por mbeta pa lekë në xhep dhe gjysmat ja mora një shoku që gjeta jashtë në rrugë dhe nga meraku nuk e doja veten!
Nuk kisha lekë as për t’u kthyer dhe isha pa bukë që nga mëngjesi. Po ka dhe njerëz të mirë o vëllezër! U ndodh një praktikante e cila më dha bukën e saj dhe lekë sa për fugonin që të kthehesha në Belsh.
Doktor kujtimi kështu ua bënte të gjithve, i grinte nga xhepat dhe ajo laraska, (thoshte për të shoqen) është pa shpirt fare. Shkon e para që ju thotë prindëve të interesohen, gjoja, të marrin recetën e të blejnë ilaçin se ndryshe fëmija rrezikohet dhe është gjynah!
Bërtasin “ Aha Ujku dhe Çakalli po bën kërdinë” Thonë se vodhën Saliu e Fullani…po këta Fullanët e vegjël e grinë fare popullin!
Çdo njeri nga ne e kupton lojën e ndyrë të mjekëve të korruptuar, si ky që na tregonte djaloshi nga Belshi, por pyetja ime si gazetar është:
1 – A duhet t’i mbulojë spitali mjekimet për fëmijët e porsa lindur dhe aq më tepër pa marrë daljen nga pavioni Opsetrik?
2 – A është e ligjshme të jenë në të njëjtin pavion shërbimi dy bashkëshortë? A nuk ka mundësi korrupsioni?
3 – A duhet të kenë libreza siguracionesh nga shteti fëmijët e porsa lindur, apo prindërit?
Presim reflektimin e organeve kompetente dhe drejtuese të spitalit dhe pushtetit lokal të Elbasanit. Presim reflektimin e ministrisë së shëndetësisë për të tillë “pelivan” sado profesionistë të jenë, mbi të gjitha duhet të jenë NJERI.