Fotografi historike: Presidenti Rugova në SHBA në vitin 1995


Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni e ka publikuar një fotografi të para 20 vitesh ai se bashku me presidentin Ibrahim Rugova qëndronin në SHBA.
Në fotografi është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, Adnan Merovci, presidenti Rugova dhe vet ministri Hyseni.
Ja postimi i plotë i Hysenit në Facebook:
Javën e kaluar pata kënaqësinë e veçantë të isha në disa ngjarje dhe përvjetore të rëndësishme me mikun tim te madh, kongresistin amerikan Eliot Engell, i cili shoqërohej, si shumë herë më parë, edhe nga miku im Harry Bajraktari, një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare.
Kjo vizitë më dha shkas të kujtoja shumë ngjarje dhe të kaloja nëpër arkivin time të vogël të fotove të ruajtura.
Kjo foto te Kongresi amerikan është bërë para 20 vitesh, 1995. Po shoqëronim Presidentin Rugova i cili po zhvillonte njërin nga takimet e tij të shumta me kongresistin Engel. /Indeksonline/