Shaka për infarkt në zemër, pengmarrje e sajuar për futbollistin (VIDEO)


Një shaka për infarkt në zemër. Kamerën e fshehtë e ka organizuar një televizion algjerian për ish-futbollistin e Çarltonit në Angli dhe të Gllazgou Reinxhërsit në Skoci, Madjid Bougherra, kapiten i kombëtares së Algjerisë dhe aktualisht te Al-Fujairah, skuadër që militon në Premier Ligën e Emirateve të Bashkuara.
Një grup njerëzisht të armatosur dhe të maskuar si terroristë, e rrëmbejnë së bashku me disa klientë të tjerë teksa ndodhej në një bar-kafe me një mik.
Të gjithë “të burgosurit” transportohen në një makinë në shkretëtirë. Futbollisti algjerian, të cilit i ishin lidhur sytë me një shirit të zi, ulet me forcë në gjunjë, njëlloj si në ekzekutimet e xhihadistëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, por pikërisht në momentin e fundit shakaja zbulohet dhe Bougherra fillon të qeshë.


E çojnë në shkretëtirë futbollistin algjerian për t’i hequr kokën, por…Madjid Bougherra ka përjetuar tmerrin gjatë një kamere të fshehur.Futbollisti i kombëtares së Algjerisë, Madjid Bougherra ka përjetuar tmerrin gjatë një kamere të fshehur te një show televiziv.Ai ishte duke qëndruar në një kafe, kur kanë hyrë ushtarët e ISIS’it, të cilët e kanë kidnapuar dhe e kanë dërguar në shkretëtirë për ta ekzekutuar.Kur ishte bërë gati për tu ekzekutuar, ndodhi krejt diçka tjetër, pasi atij i treguan se është vetëm një kamerë e fshehur dhe se nuk ka asgjë serioze.Normalisht në fillim kjo nuk i ka pëlqyer Bougherras, por me pas e ka marrë me shumë sportivitet.Për më shumë shikojeni kameren e fshehur.
Posted by Tetova News on Wednesday, June 24, 2015