City kthehet kah Upson

Manchester City raportohet se është duke menduar të bëjë ofertë për mbrojtësin e West Ham United, Matthew Upson.
City është kthyer kah Upson pas dështimit për të transferuar mbrojtësit e Evertonit, Joleon Lescott. Sipas Telegraph, thuhet se City mund të ofrojë 15 milionë funte për marrë shërbimet e Upson, edhe pse vështirë se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, mund të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.