Home »
» “DALLGË HYJNORE “(POEZI NË SHQIP ) “HEAVENLY WAVES”(POEZI NË ANGLISHT) “ONDE DIVINE (POEZI NË ITALISHT) E POETËS AJETE UKË PAVATAJ
Pas një veprimtarie kreative shumë serioze dhe te gjithanshme, këto ditë, është në qarkullim vellimi poetik në gjuhën shqipe "Dallgë hyjnore",anglishte (Heavenly waves) dhe italiane (Onde divine) i poetes nga Strellci i Deçanit Ajete Ukë Pavataj(1951) .Ky vëllimpoetik (shqip ,anglisht,italisht )ka gjithësejtë 158 faqe.
Libri "Dallgë hyjnore" është një libër me poezi tejet i kapshëm për lexuesin shqiptar,anglez dhe italian që ngërthen në vehte arkitekturë të veçantë të çdo rreshti ...si një dëshmi e pluralizmit modern në lëvrimin e të bukurës , të natyrshmës ...më një shpirt të veçantë floriri në gërshëtimin e të ardhmës ,modernës intrigimin dhe formësimin e fenomenit të fshehur etik të femrës shqiptare , të dhembjes ,njerëzores ,të bukurës, të sinqertës ... që të bënë të mendosh drejt në lërimin "hyjnor" të agmisë, kreativitetit estetikë të një modernizmi lirik.që pak prej poeteve tona kanë lëvruar vargun e tillë...
Vëllimi poetik “Dallgë hyjnore”,është libri i saj i parë që është botuar nga SH.B "Botime Barleti", Tiranë,2015.
Prishtinë, 4 maj 2015 Flori Bruqi