Avionët luftarak turq rrëzojnë një avion të regjimit sirian


Mediat turke sot që kanë raportuar se një avion gjyetar turk F-16 ka rrëzuar një avion sirian.
Por, televizioni sirian ka mohuar këtë pohim, duke thënë se ajo ishte një dron të vogël për mbikëqyrje.
Avioni turk F-16 sot ka rrëzuar avion nga Siria i cili kishte kaluar hapësirën ajrore turke në provincën jugore Hatay, transmeton TetovaSot.

Qeveria turka ka bërë një deklaratë zyrtare dhe ka konfirmuar se në drejtim të fluturakes janë lansuar dy raketa. Fluturaken e kanë vërejtur disa avionë luftarakë turq.

“Kërkimi është në vazhdim për mbetjet e fluturakes dhe së shpejti do të dihet nëse ka qenë avion apo helikopter,” tha një nga zyrtarët e qeverisë për të përditshmen Hurriyet.

Related Posts: