ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE - GËZIM AJGERAJ




Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




GËZIM AJGERAJ



Hyrje

Gëzim Ajgeraj, u lind më 6 gusht 1967, në Malësi të Vërrinit, Prizren. Shkollimin dhe studimet i kreu në Prizren, dhe në Zvicër. Ka botuar mbi pesëdhjetë vepra të ndryshme letrare. Editon dy revista: Metafora, (që prej dhjetë vitesh), dhe revistën regjionale: Vërrini (viti i parë). Prej afro tri dekadash, jeton dhe vepron në Zvicër.

Veprat e botuara:

”Klithmë malli”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997;
”Ëndrra për parajsë”, poezi, “Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Qiellit po digjem”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Flakë në plagë”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998;
”Kënga e babait”, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998;
“Urti popullore të Vërrinit 1”, (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998; “Mallëngjimi”, poezi, „Rilindja“,2000;
“Balada e Vërrinit”, (Poemë), K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001;
“Rruga e lirisë”, dramë, „Meshari“, Prishtinë, 2001;
“Rruga e lirisë” (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i Veteranëve të ish- UÇK-së – Prizren, 2002;
“Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2004;
“Ditët e bardha”, novelë për fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004;
“Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005;
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren,2007;
“Huqet e Benit”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Zvicër, 2007;
“Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Gjëegjëza”, ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Dita me Tonin” (poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Muajt e vitit me Ardin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi me Ilam Berishën), „Metafora“, Prizren, 2007;
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007;
“Misioni i kriminelit”, Roman, Prizren, 2009;
“Serboarmatosja”, Roman, Prizren, 2012;
“Etje në fjalë”, poezi, Prizren, 2013;
“Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, poezi, Prizren, 2013;
“Nxitoj të kthehem me dritë”, poezi, Prizren, 2013;
“Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, Monografi, Prizren, 2013.
“Bashkimi bën fuqinë”, (poezi për fëmijë), Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2013;
"Studentët", roman, Metafora, Prizren, 2014
"Arti poetik i Ibrahim Skenderit nën optikën e rivlerësimit", Kritikë letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Shtigjet e bardha", Novelë letrare,(Ribotim), Metafora, Prizren, 2014
"Të jesh shkrimtar...!1", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Ah, ky art i shkrimit... 2", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Arti e metafora 3", Ese letrare, Metafora, Prizren, 2014
"Antologji:„Një kafe me miqtë e metaforës“, Metafora, Prizren, 2014
"Antologji: „Në rrjedhën e Drinit“, Metafora, Prizren, 2014
"Çaste alpike", poezi, Metafora, Prizren, 2014
"Piktura në mur", poezi për fëmijë e të rinj, Metafora, Prizren, 2014
"Duhemi sikur...", lirika dashurie, Metafora, Prizren, 2014
"Art Metafora", poezi 460 faqe, Metafora, Prizren, 2014
"Helmimi“, Roman, Metafora, Prizren, 2014
"Metafora e lirisë“, Vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit Shoqata Kulturore Ymer Prizreni, 2014
“Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren – 1”, Publicistikë, botoi; Metafora, Prizren, 2014
“Larg pikon malli”, Poezi, botoi: Metafora, Prizren, 2015


Antologji;

Cikël me poezi, “Atdheu në trastë”, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV, Prishtinë
Cikël me poezi, “Atdheu i copëtuar”, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004
Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i bien lyrës”, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005
Antologji (Grup autorësh nga Letërsia botrore në Gjermanishtë); “MOMENTE”, (Augenblicke), Zvicër, 2007.
Grup autorësh; “SHKREPTIMË NË HORIZONT”, (Krijime artistike kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë), botoi; Bibloteka ndërkomunale e Prizrenit, dhjetor, 2012, Prizren
Antologji (Grup autorësh); „ NJË SHEKULL DRITË“, botoi; "Lidhjen e Shkrimtarë, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani", nëntor, 2012, për nder të 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Antologji (Grup autorësh); “Çamëri zemra ime”, Përgatitur nga; Fatime Kulli / Kolec Traboini, Pantheon Books, 220 fq. Tiranë-Prishtinë, 2014

Vlerësime kritike për veprën e Gëzim Ajgeraj;

1. Kritikë letrare nga Ilam Berisha; Gëzim Ajgeraj – “POET I MALLIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE” - 1, botoi; “Metafora”, Prizren, 2012
2. Kritikë letrare nga Ilam Berisha; Gëzim Ajgeraj - “NJË ZË ORIGJINAL I VLERAVE TË ARTIT LETRAR” - 2, botoi; “Metafora”, Prizren, 2012

Çmimin: Shkrimtari më mirë i vitit 2014, nga drejtoria e kulturës, e rinisë dhe sportit, Komuna e Prizrenit, 2014.






ETJE NË FJALË

Thatësi në fjalë, në shpirt në mungesën tuaj
Silueta të trazuara në kolonën e mallit dhe orën e prishur
I huaj mes të huajve dhe damkën e përbuzjes prapa shpine
Me se ta zbukuroj fjalën, ç`t’i jap vargut, në këtë thatësi alpesh
Ku fjala shkrumbohet buzëve nga zjarrmi e mungesës suaj
Ku kënga digjet thatësisë së mallit, ende pa i vënë notat në
pentagramin e udhëve e shkrihen në lot, e dita bëhet pelin
Mungesës vizatojmë portretin e mallit etjes ledhatojmë ngjyrat
Me tingujt e dhimbjes i i ngushëllojmë vargjet që të mos na i zërë
Harrimi i mallkimit të udhëve në kolonat e ikjes pa arbitër
Himnit të largësive ngrij flamurin e ylbereve të fjalës
Largësitë tek i lidh nëpër jehonën dhe krismën e saj
Që na nxjerr nga harrimi e më kthen atje ndër lisa
Mes dashurisë tuaj mes ëndrrave mes kullave të shkreta
Ku përhyjnojmë ecjet tona e ditës i vëmë një emër
Me netët e vona gëzojmë edhe kupën e qiellit e atdheun
Ku breznive u vëmë ebra burimesh lumenjsh e malesh
E na shtohet kënga jonë nëpër ecjen plot dritë për të nesërmet
Që do të vijnë të bardha si rrezja mbi Sharr
Për Vërrinin ku ruaj këngët e pakënduara të moteve barbare
Dashurinë për lirinë të bërë shkrumb nëpër kulla
Qëndresën nëpër mote dhe besimin për dritën e së nesërmes
Rritën time në kulla e porosinë e plisbardhit pranë oxhaku
Për besën e ruajt ndër shekuj traditën kullës
Ç`t’i jap më shumë vargut në këtë udhëtim alpesh
Kur ikja mbytet zjarrmisë e kolona e mallit më lë vetëm
Pos ngushëllimit se një ditë do mbathim mbathcat e do nisemi


MOTET E ETJES SË MADHE

Na mbyti etja e fjalës e u thamë në mall
Për pak burim vendlindje e këngë atdheu
Ikjes po i zbardhet mendimi koha po i plaket
Udhët kryq e tërthor dhe gjeografi e ikjes
Metropolet Evropa dhe ëndrrat shpresat e vrara
Që s`na u fikën, dhe daullja e harrimit që na ndjek këtë udhëtim
Mik i mirë ti atje mes mallit, m’i këndo bukur mungesës
Ikjes, largësisë, kullave të shkreta, gurit të vetmuar para derës,
Oborreve të gjelbëruara e barishteve lëvjerë teposhtë strehëve
Folmju shqip kullave me gjuhën e fjalës së përmalltë
Ndiz njëherë oxhaqet të na e djegësh mallin
E merr një këngë ndër oda të na e shuajë etjen
Të paktën mungesën time mos ta mbytë bar i harrimit
Mik, ç`mallkim na ka zënë me këtë anatemë mallit
Me se t’i shuajmë etjet kur gurrat shterojnë atdheut
Me se t’i mbushullojmë këngët kur fjala digjet largësive
Kujt t’i flasim shqip a t’ ia themi njëherë vargut
Kur gjithçka e huaj ma zë frymën përreth
E çfarë ujë t’i jap fjalës kur flaka e mallit m’i ka zhuritur muzat
mik i dashur, vaj halli për vargun dhe ne


JU, FRESKIA E VARGUT TIM

Nëpër etjen e mungesës suaj i kam shtjerrë krojet e mallit
Gjithçka u kam falur me fjalën, dashurinë dhe këngët e dritës
Pa çka se mua më vodhën udhët e më tret gjeografive
Frymoj mes jush mes rrjedhës së gjakut tuaj në damarë
Me ju përhyjnojë ditët motet dekadat arratisë sime harrimit
Me këngët tuaja i zbukuroj ditët e dhimbjeve të zjarrmishme
Me fjalën tuaj e freskoj vargun e shkrumbuar nga zhurinë e Alpeve
Edhe kur digjem zjarrmisë mes jush ndër lisa ia freskoj ballin mallit
E me këngën e bilbilit i shëroj kohët e dhimbjeve të mëdha
Në burimet tuaja etjes i jap freski krojeve të Vërrinit në Sharr
S`ju ndaj në varg ju përhyjnoj në fjalë në këngë
Nëpër alikimin e mendimit ju përherë mbeteni rrezja e frymëzimit
Në lutjet e mia për të nesërmet e bardha për dritën diellin
Që dua t`ju ngroh çdo ditë o ju fisi im plotë plagë
Dhe ju më, kujtoni se më mbyti harrimi nëpër kolonën e udhëve
Jo, o jo, ju lartësoj në këngët e mia ju lartësoj në fjalë
Me shkrumbin e kandilit tim dritë dua t’ju fal
Të nesërmeve tua të bardha dritën e fjalës ua fal
Ju dua o ju të uruar ju dua ndaj këngën s’e ndal
Mes jush frymoj çdo ditë në çdo muzë të mendimit
Ju përhyjnoj në këngë ju përhyjnoj në fjalë
Ju më jeni burimi freskia e këngës sime në mall



ZGJOHU ZOGYNË

Kob Zogynë kob korbat po kërkojnë të t’i hanë zogjtë
Skajit të arës t’i kanë ngritur shatorret dhe mbi copat e zaptuara
Kërkojnë varre të reja ende pa i mbyllur të parat
Mbi kokën tënde mbi trupin tënd mbi vrragët e pashëruara
Mbi kullat tua ende të pa rindërtuara erë flake po frynë
Duhmë e veriut të zi ka aromën e shkrumbit
Uri e tij për zogjtë e tu për tokat s`ka të ngopur
As për arën në veri të oborrit as për luginën e zanave
Pa çka se trupit tënd plot me njolla të zeza rëndon
Vetëm unë ta njoh klithmën zogynë ta njoh dhimbjen si ther në shtat
Dhe rrjedhën e plagëve nëpër shekuj dhe kullat e shkreta
Djepat e rrapëlluar me sungi në mes e nënat që s`lindën kurrë
Motrat që s’e panë ditën e nusërisë e djemtë që t’u bënë lule për ditën e bardhë
Pleqtë e plakat që tu dogjën kullave duke j bërë roje lashtësisë
Oborret të mbushura shkrumb e hi e oxhaqet që s`u rrëzuan kurrë
Si statuja u rrinë përballë gjurmëve të barbarisë
Vetëm unë ta njoh plagën zogynë ta njoh rritën
Që s`ta lanë të shumëzohet nëpër shekuj
Ah ky veriu i zi zogynë ky veriu i zi karpatik
ç`kërkon mbi qiellin tënd mbi trupin tënd mbi arën tënde
Zgjohu njëherë o shqiptarë, trego grushtin, shtypja kokën njëherë e përgjithmonë
Këtij gjarpri me etjen e pangopshme nëpër shekuj


ÇAST

Në prehrin e vetmisë sime dimri ka zënë strofull
Stalakmiteve të pritjes është lëvjerë largësia
T’i djeg diku mallit nëpër shkrumbin pritjes

Me lëvozhgat e mallit a kam mbështjellë mungesën
Që të mos e mërdhijnë dimrat e acartë alpin
Me pushin e pritjes e ngroh shpresën e kthimeve

Udhëve u kam lëvjerrë në qafë kalaveshët e shpresës së kthimeve
Që t’i mbëltoj çasteve të hidhura alpine nëpër vetmi

Nëpër vonesat e kthimeve mosharrimeve i shkruajmë kronika
Dhe me këngët e mallit zbukurojmë ditët e arratisë nëpër gjeografi

Dhe me këngët e së nesërmeve të bardha
Brezave ia vizatojmë udhët e ikjeve tona
Harrimit i ndezim kandilin e dritës



QË UDHËT MOS TË MA SHUAJNË FJALËN

Ngarkuar e kam fjalën me strajcën e mallit
Me gjuhën e dheut tim çdo ditë i flas
Që zjarrmisë së udhëve të mos harrohet

Gurrave të vendlindjes ia shuaj etjen
Që ikja mos ta shkrumboi
Zjarrit përvëlues të udhëve alpike

Në sofrën e kullave ushqyer e kam
Që uri e ikjeve mos ta gjunjëzojë
Ecjes së saj gjeografive të botës

Me baltën e dheut tim rrënjët ushqyer ia kam
Që bima e mendimit të mbijë lule atdheu
Etjen e saj plot mall, ta zbukuroj