9 sjelljet e njerëzve me inteligjencë emocionale

1. Ju keni fjalorë të fuqishëm emocional.Image
Të gjithë njerëzit përjetojnë emocione, por janë të pakët ata të cilët mund t’i identifikojnë ato kur janë duke ndodhur. Sipas disa kërkimeve vetëm 36% e njerëzve mund ta bëjnë këtë, gjë e cila është problematike sepse emocionet e pa emërtuara shpesh keqkuptohen, i cili keqkuptim mund të na bëjë të marrim vendime të paarsyeshme dhe veprime jo produktive. 
2. Jeni kurioz për njerëzit.Image
Nuk ka rëndësi nëse janë introvert apo ekstrovert, njerëzit emocionalisht inteligjent janë kurioz për të gjithë njerëzit rreth tyre. Ky kuriozitet është rezultat i ndjeshmërisë, një nga rrugët më të rëndësishme për një inteligjencë emocionale të lartë.
3. Ju i përqafoni ndryshimet.Image
Njerëzit emocionalisht inteligjent janë fleksibil dhe në vazhdimësi adaptohen ndaj ndryshimeve. Ata e dinë që frika nga ndryshimi është paralizuese dhe kërcënim i madh i suksesit dhe lumturisë së tyre.
4. Ju i dini pikat e juaja të forta dhe dobësitë.Image
Njerëzit emocionalisht inteligjent nuk është se i kuptojnë vetëm emocionet; ata e dinë se në çka janë të mire e në çka jo. Ata gjithashtu e dinë se çka dhe kush i shtynë përpara drejt suksesit. Të jesh emocionalisht inteligjent do të thotë t’i dish pikat tuaja të forta, si t’i përdorni ato në avantazhin e juaj të plotë, duke mos i lënë dobësitë të i mbajnë prapa.
5. Jeni gjykues i mirë i karakterit.
Image
Shumica e njerëzve inteligjent emocional kanë vetëdije të lartë shoqërore; aftësi për t’i lexuar njerëzit e tjerë, ta dinë se për çka janë ata, dhe ta kuptojnë se nëpër çka po kalojnë. Pas një kohe, kjo aftësi ju bënë gjykues të jashtëzakonshëm të karakterit. Njerëzit më nuk janë mister për ju.
6. Është vështirë të ju ofendojnë.Image
Nëse e keni një ide të qartë se kush jeni, është e vështirë për dikë të ju thotë diçka ose të bëjë ndonjë gjë që mund të ju bëjë me nerva. Njerëzit emocional inteligjent kanë vetëbesim dhe janë të hapur, gjë e cila ju bënë me lëkurë të trashë.
7. Ju dini të thoni jo (vetës tuaj dhe të tjerëve).Image
Inteligjenca emocionale do të thotë të dini si të keni vetëkontroll. Sipas një studimi, sa më shumë që e keni të vështirë të thoni jo, aq më shumë do të përjetoni stres dhe depresion. Të thoni jo është një sfidë shumë e madhe e vetkontrollës, por fjala “JO” është një fjalë e fuqishme të cilën nuk duhet të keni frikë ta përdorni.
8. Ju jepni dhe nuk prisni asgjë në këmbim.
Image
Kur dikush ju jep ndonjë gjë spontanisht, pa pritur asgjë në këmbim, lë një përshtypje të fortë. Për shembull, nëse dikush ju flet për ndonjë libër, dhe pas një muaji kur e takoni atë person përsëri, e keni librin për të cilin keni biseduar në dorë. Njerëzit emocionalisht inteligjent ndërtojnë lidhje të forta sepse atë vazhdimësisht mendojnë për njerëzit e tjerë.
9. Ju e limitoni konsumimin e kafeinës.Image
Pirja e teprueshme e kafesë nxitë lirimin e adrenalinës, që është burim i parë i reagimit “lufto apo ik”. Ky reagim shmangë mendimin e arsyeshëm për të reaguar më shpejtë në mënyrë që të sigurohet mbijetesa. Kafeina mund të shkaktojë gjendje stresi dhe bën që emocionet t’i udhëheqin sjelljet tuaja, pasi që merr kohë të largohet nga turpi juaj. Njerëzit me inteligjencë emocionale e dinë që kafeina është telashe dhe e lejojnë ta marrë më të mirën prej tyre.

Related Posts: