7 fobitë autoktone të shqiptarëve

Ripost ka përzgjedhur disa nga fobitë tipike vetëm për shqiptarët (shumica). Pasi që këto fobi nuk janë prezente në botë dhe si pasojë kanë mbetur të diskriminuara – të paemërtuara, ne kemi vendosur ta zgidhim këtë problem. Tani fobitë tona, kanë nga një emër specifik.
1. Promaja 
 Image
Kemi konsideruar se si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi të jetë i thjeshtë - promajofobia.
Një prej fobive më të mëdha. Gjithashtu promaja i rrokë  vetëm shqiptarët (po flitet që edhe gjermanët). “Mbylle xhamin se ka me të dalë goja mas veshit!”
2. Të mbetesh pa u martuar 
Image
Duke i analizuar rrënjët latine të fjalës "martesë", kemi ardhur në përfundim që duhet të emërtohet demaritusofobia.
Kjo frikë e çuditshme fillon që nga mosha 16 vjeçare, dhe po kaluam këtë moshë e nuk u martuam puna nuk është mirë, sepse përndryshe “nuk të merr kush”.
3. Babaroga (apo siç njihet me terme të tjera: lugati apo dhampiri) 
Image
Eksipratusofobia është konsideruar si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi.
Me këtë fobi përballemi pa mësuar si ta themi fjalën e parë, ndryshe edhe armiku i ëndërrave në fëmijëri.
4. Shkjau
Image
Emri i fobisë për këtë fobi është vendosur të jetë slavikofobia.
Aq shumë frikohen nga sllavët shqiptarët sa që termi "shka" përdoret si ofendim.
5. Librat 
Image
Fjala e përshtatshme për këtë fobi preferohet të jetë libellofobia.
Nuk ka mbetur pa ndonjë arsye shprehja "Mos lexo shumë se bëhesh budallë"

6. Mos me i pre thonjtë natën, mos me i pre thonjtë të martën
Image
Ne mendojmë se këto fobi duhet të quhen unguisofobia dhe unguisomartisofobia.
Sepse kështu ka thënë ai i moçmi.

7. Zoti dhe dreqnit
Image
Ne konsiderojmë se fjalët e përshtatshme për këto fobi duhet të jenë deusofobia dhe luciferobia.
Nëse bëni vepra të mira keni fobi nga zoti, e nëse bëni vepra të këqija frikohuni nga dreqi.