Që fjalëkalimi juaj të jetë shumë i sigurt! Dëgjoni Snowden

edward-snowden

Cili është sekreti për t’i bërë fjalëkalimet më të sigurta? Sepse “një fjalëkalim i thjeshtë me tetë gërma apo numra mund të gjehet për më pak se një sekondë”. E kush tjetër mund ta dijë më mirë se Edward Snowden, i cili përpara dy vjetësh publikoi dokumentat sekrete të National Security Agency (NSA).

Një fjali e gjatë, të cilën e përpilojmë në mendjen tonë duke kujtuar çaste të përvojës tonë, është unike dhe si e tillë është më e vështirë për t’u gjetur. Duke qenë se është kaq ngushtësisht personale, do të jetë edhe më e vështirë që të harrohet nga ai që e përdor.

Sipas Snowden, duhen harruar fjalëkalimet me 8 karaktere dhe të kalohet te “fjalë-fjalitë”, ose më saktë te fjali-kalimet. Kjo është një zgjidhje e mirë dhe shumë e sigurtë për të gjithë ata përdorues që dëshirojnë të ruajnë privatësinë e tyre.