MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. -Poezi nga M. Eminesku

M. Eminesku

MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË ..

Me fol me zë të ulët ti ngaherë,
Ky zë më është fllad e ledhatim,
Dhe mjaltë fjala jote plot kuptim,
E ngrohtë, menqurake dhe me vlerë.
Të të dëgjoj kam gazin, lumturinë
Ç’të pyes, ëngjull që më mbron,
Kur syri yt, pa fjalë, më tregon
Dhimbjen e shpirtit, mallin, dhembshurinë.
Për mua je veç dritë ngazëllimi
Veç ty e askujt tjetër s’ia besoj
Lutjet e shpirtit në çast përgjërimi.
Më fol me zë të ulët, … e shtrenjtë,
Dhe mbushma zemrën plot ndriçim e dritë,
Se më të dashur s’kam në këtë jetë!