Deputeti Tom Doshi zgjodhi rrjetin social Facebook për të sqaruar më tej qëndrimin e tij, pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga radhët e saj.
Për Doshin, e gjithë sa ndodhi, nuk ishte diçka e papritur dhe se ajo që po pret realisht është zbardhja e organizimit, të atij që ai e quan atentat ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi.
"Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen, por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin se një atentat po organizohej ndaj meje dhe përgjigjja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqë guximin te perballem me kedo", shkruan Doshi.
Sipas tij, Rama i kërkoi prova për atë që Doshi deklaroi, por nga ana e tij Doshi thekson se "I kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova. 'I porosituri per të kryer krimin' i ka shkuar në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin'.
"Reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Unë kam një problem, kontrata me qytetarin, e cila është thyer.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentar socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zhgënjyer.Unë nuk kam hyrë ne politike për t'i bërë lajka drejtuesit të rradhës, por për të mbajt premtimet e bëra.Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur", shkruan Doshi.
Ambasada e SHBA: Mbështesim vendimin për Doshin; pretendohet për përfshirje në veprimtari kriminale
Ambasada Amerikane reagon pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga radhët e saj të deputetit, Tom Doshi.
Dekriminalizimi, ligji me shpejtësi për të kapur edhe zgjedhjet vendore "Mirëpresim vendimin e PS për përjashtimin e Doshit, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive", thuhet në reagim.
Me këtë rast, Ambasada thekson se SHBA mbështet punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit të vitit të shkuar, të firmosur në Tiranë.
"I bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet", thuhet në reagim.
Tom Doshi dhe dorëheqja e Shkëmbit
Deputeti socialist Tom Doshi i ka shpallur këtë të enjte “luftë të hapur” Kryeministrit Edi Rama. Ai lëshoi një deklaratë të fortë para mediave, që ende nuk ka marrë një përgjigjje nga vetë shefi i qeverisë.
Për më shumë duhet pritur dita e hënë ose e martë kur do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar socialist, mbledhje që mund të sjellë edhe përjashtimin e tij nga grupi. Deri atëherë duhet të presim, por me këtë deklaratë të tij del në dritë ndikimi që duan të marrin deputetët në vendosjen e kandidatëve për pushtetin vendor.
Cilat janë përmasat e kësaj përplasjeje? A ishte ajo e paralajmëruar? Çfarë e shtyn Tom Doshin në këtë qëndrim kaq të ashpër ndaj Kryeministrit? Për këto dhe të tjera pyetje, të ftuar në takimin e kësaj të enjteje në Top Story me gazetarin Sokol Balla ishin analistët Skënder Minxhozi, Artur Zheji, Aleksandër Çipa, Mero Baze, Kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia, ndërsa për të folur mbi dorëheqjen e dhënë 3 muaj para zgjedhjeve në panel ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.
“Lufta” e Tom Doshit
Për analistin Mero Baze, deklaratat e deputetit socialist janë një shantazh i pastër, në të kundërt…
“Doshi e ka ngritur shumë lart stekën e shantazhit ndaj Kryeministrit. Akuzat e Doshit janë interesante për publikun dhe institucionet shqiptare dhe ai duhet të nxjerrë provat. Dhe shantazh është pjesa kur thotë që, kur të flas unë, do dridhet gjithë mazhoranca. Rama duhet të tregojë që nuk është pjesë e shantazhit. Akuzat e Tom Doshit janë të paqarta. Shumica e deputetëve kanë këtë problemin e mospërfilljes. Deputetët e tjerë socialistë në Shkodër ndjehen të diskriminuar karshi Doshit, ky ndjehet i diskriminuar nga qeveria dhe ministrat.
Artur Zheji shtoi: Fenomeni Doshi është një fenomen që duhet parë në dy nivele. Si fillim kush është Tom Doshi? Është një nga ata që nëse i jep mandat për të fituar një bastion elektoral, ai e fiton. Nuk është vetëm njeriu që shantazhon, ai është njeri i aksionit dhe jo i fjalës. Atë e kap peng po ta lësh të flasë. Nëse zoti Doshi shpreh këtë lloj acarimi në publik, mendoj që dicka nuk funksionon.
Skënder Minxhozi tha se kriza ka nisur shumë më herët, por ishte një krizë e shurdhët që u mbyll në heshtje ajo mes Ramës dhe Doshit, me ndërmjetësimin e Metës.
“Ne nuk dimë përmasat e marrëdhënies mes tyre, ato që i kanë thënë njëri-tjetrit dhe kushtet që janë në terren aty ku vepron Tom Doshi, raporti që ka ai me ministrat, pretendimet etj. Kjo do të jetë një përplasje gjysmë e mbetur në ujë dhe gjysmën në sipërfaqje. Nuk e di se sa mund të qëndrojë më në parti Tom Doshi. Ka edhe diçka: Tom Doshi është zëdhënës i pakënaqësive që grupi parlamentar ka ndaj ekzekutivit dhe në këtë mes vihet re që Gramoz Ruçi, si kryetar i Grupit Parlamentar është futur në një sezon heshtjeje.
Kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia tha se Doshi “është një faturë që Rama do ta paguajë”.
“Siç e kanë paguar të gjithë Kryeministrat që grupin e të fortëve e rekrutojnë në prag të zgjedhjeve në zona të vështira. Tregtarët, kur futen në politikë, kanë vetëm një qëlllm, t’i shërbejnë biznesit të tyre. Nëse do të mbyllet kjo luftë dhe dy palët do jenë bashkë, atëherë ka një pazar në mes. Të dyja palët në këtë rast janë fajtore”, tha ai.
Për Aleksandër Çipën, Tom Doshi me deklaratën e bërë ka thyer kodin e etikës, që është prezantuar në fillim të qeverisjes, ku thuhet që problemet brenda PS dhe qeverisjes të mos shndërrohen në telenovela.
Për Artan Shkëmbin, të ashtuquajturit të fortë i vetofrohen politikës, përgjithësisht opozitës, në fushata elektorale.
Minxhozi, duke hequr një paralele mes përplasjes Doshi-Rama dhe Rama-Blushi, tha se përplasjet e këtij të fundit mund të quhen parimore. “Me një pjesë të vërejtjeve që ai ka ngritur unë pajtohem”, deklaroi Minxhozi.
Zgjedhjet lokale dhe dorëheqja e Artan Shkëmbit
Duke u zhvendosur tek dorëheqja e kreut të Bashkisë së Pogradecit dhe disa shkrimeve se kjo dorëheqje ka ardhur për shkak të presioneve, Artur Zheji tha se nëse këto lëvizje bëhen për një skenar rigjenerimi kombëtar atëherë është e drejtë. “E kuptoj këtë logjikën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por nëse bëhet për enturazhe atëherë ky është thjesht një ndërrim kuajsh”, tha ai.
Shkëmbi tha se dorëheqja e tij nuk ka ardhur prej presioneve dhe se që nuk do të kandidonte për një mandat të katërt e ka bërë me dije që prej marrjes së mandatit të tretë.
“Deklaratën që nuk do të kandidoj më e kam bërë që ditën e konstituimit të mandatit të tretë. Pogradeci është qyteti që sa u takon ndërtimeve, janë 22 leje ndërtimesh pallatesh në 12 vjet, nëse gjen rritje 3 herë më të madhe, sot është 45 mijë. Kemi gjetur 1500 ndërtime pa leje, 350 janë prishur, 1500 janë në proces legalizimi. Vetëm një bashki ka nisur këtë proces legalizimi pa u kryer ende nga ALUIZNI. Për mua kjo është përvojë suksesi dhe dorëheqja ka ardhur për t’u hapur rrugë anëtarëve të tjerë të Partisë Socialiste në Pogradec”, tha ai.
Mentor Kikia tha se kryetarët e bashkive dhe të komunave kanë krijuar një mekanizëm që u forcon pozitat sa më shumë që qëndrojnë në pushtet nëpërmjet miqësove, ndereve, ndërtuesve. “Pushteti nuk i gërryen këta pashallarë”, tha ai.
Shkëmbi deklaroi se dorëheqja e tij i shërbente prishjes së këtij mekanizmi, ndërsa Minxhozi tha se lëvizja e Ramës është parimore, duke dashur të ndryshojë kryetarët që kanë shumë mandate, sidomos në qytetet kryesore.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u pa sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mesohet se ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, raporton ABC News. Bashkëbisedimi mes anëtarit të qeverisë dhe drejtuesit të deputetëve të qeverisë, u zhvillua para mbledhjes së grupit parlamentar, që do të diskutojë për qëndrimet publike të Tom Doshit.
Ky i fundit të enjten e shkuar deklaroi, se nuk ka me paqe me Edi Ramen dhe të vërtetat, që ai do të deklarojë, do të trondisin mazhorancen.
Këto deklarata u pasuan nga një sërë takimesh të Tom Doshit fillimisht me Koço Kokëdhimen dhe me pas me Saimir Tahirin, i cili ka qenë shpesh objekt i kritikave të deputetit të Shkodrës, Doshi.



Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.
Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh: “Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.

Më herët deputeti Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Kryeministri Rama i cilësoi sulmet me tritol të ditëve të fundit si akte terroriste, që kanë në shënjestër punën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pa asnjë kujdes etik, Kryeministri sulmoi opozitën, e cila sipas tij u pozicionua në anën e krimit duke sulmuar ministrin e Brendshëm përmes shpifjesh.
Ish kryeministri Berisha dhe deputeti i PS, Tom Doshi
“Shqiptarët duhet ta dinë, jo nga ne, por nga një palë e tretë që na gjykon, nëse e vërteta është siç e pretendoj unë apo siç akuzoni ju. Por kaq nuk mjafton, s’mund të mjaftojë.
Këto nuk janë sherre në familje, as sherre mes komshinjsh dhe ne nuk jemi këtu për të hapur gjyqe me ju, sa herë ju jashtënxjerr goja ato që ju prodhon zorra juaj politike. Kështu nuk vazhdohet më. Shqipëria nuk mund të rrijë zhytur në baltën e akuzave të sajuara apo të paprovuara të politikanëve me njëri-tjetrin”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, për herë të parë pas shpërthimeve të tritolit, Rama tha se ato kanë sjellë pasiguri te njerëzit. “48 orë më parë, Tirana u gdhi me lajmin e vendosjes së tri bombave. Dy prej tyre kishin në shënjestër familjen e ministrit të Brendshëm. Akte të mirëfillta terroriste, të cilat së pari përcjellin mesazhin e një kërcënimi të rëndë në adresë të ministrit të Brendshëm.
Së dyti, përcjellin ankth dhe pasiguri te njerëzit, siç është në natyrën e terrorizmit të çdo forme. Së treti, fatkeqësisht përcjellin energjitë më negative të qenies njerëzore për të furnizuar politikën e llojit më të ulët që është politika me krimin, e cila është mbështetje imorale dhe frymëzim i drejtpërdrejtë për krimin”, tha Rama.
Përmes një fjalimi që zgjati rreth 1 orë e 5 minuta, Rama u ndërpre disa herë nga deputetët e pakicës në Kuvend, të cilët e kundërshtonin. “Si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, opozita nuk e ka për gjë të pozicionohet në anën e krimit, përmes reagimesh të cilat nuk dënojnë veprën terroriste, por tregojnë me gisht ministrin e Brendshëm dhe familjen e tij, si fajtorë që meritojnë bombat”, tha Rama.
Ai lajmëroi se do të kërkojë në Kuvend shpalljen krim të shpifjes, nisur nga akuzat e opozitës që e lidhin ministrin e Brendshëm me krimin.
“Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik”, tha Rama.
Madje, ai u kujtoi dy deputetëve demokratë, Edi Paloka dhe Arben Ristani, se në muajin mars do të ketë seancën gjyqësore për shpifje me ta. “Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe, nëse ju do të provoni sadopak, jo të gjitha, sadopak, nga tërë ato hatara që ju ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë. Në të kundërt, ju do të paguani çmimin e kësaj politike të turpshme”, tha Rama.
REPLIKAT NË KUVEND
Edi Rama: Duhet të kesh një pafytyrësi hollivudiane dhe duhet ta mendosh popullin tënd një tufë delesh për të dalë sot dhe për të akuzuar këtë qeveri për drogën, pasi ke kultivuar Lazaratin dhe i ke kthyer malet e kodrat në fusha pjellore, nën porosinë e shokut Enver, jo me grurë, por me drogë. 2214 parcela me kanabis të asgjësuara. Kush i mbolli? Kush i kultivoi? Ne,
Ministria e Brendshme apo ministri i Brendshëm? Sadri Abazi: Saliu, Saliu i mbolli. Edi Rama: Jeni qesharakë, siç mund të bëhet një violinist dasmash, kur përpiqet të luajë Paganinin, aq qesharak u bë edhe ai kryetari juaj, i riu, kur shkoi në një fshat në kodër, në Shtyllas, ku nuk kishte pasur përmbytje dhe me çizme, se i kishin veshur edhe çizmet në tokë të thatë, në pikë të diellit, trashte edhe zërin dhe urdhëronte qeverinë: shpalle sot gjendjen e emergjencës.
Ose, siç mund t’i jetë dukur ndonjërit sot dikush si Pamela Anderson në “Baywatch”. Albana Vokshi: Meqenëse më krahasoi me Pamelën, më mirë Pamela Anderson, që në filmin “Baywatch” shpëton njerëzit nga përmbytjet, sesa një gaztor si Mr. Bean, që ju bën të qeshni me zor… Edi Rama: Me vendim qeverie, në fillim të janarit shtonin fondin 200 milionë lekë dhe në fund të janarit e ulnin 160 milionë.
Po kështu, në dhjetor e ulnin 150 milionë lekë dhe para vitit të ri e shtonin 100 milionë lekë. Mos e pyet! Rrumpalla juaj tipike, kaosi juaj organik. Edhe paaftësia juaj lapidare. Edmond Spaho: Hajde Kryeministër, kalon nga përmbytjet te legalizimet…
Edi Rama: Profesor, me ty kam debat intelektual, profesor e ke fituar bukën si akademik, jo si shpifës profesionist dhe jo si bërtitës. Taulant Balla: O nënkryetari i Kuvendit, ulu aty… Edi Rama: Ju vjen keq kur ne ju përmendim si i latë rezervat e shtetit për emergjencat.
Nuk latë kokërr orizi, nuk latë kokërr fasuleje dhe me gjithë ato fasule që keni ngrënë në mes të vapës, - se ishte fushata elektorale dhe emergjenca e vetme ishte si t’i shpëtonit humbjes, – kush e di ç’kanë ndier ata që ju vinin mbrapa…
Sali Berisha: Tre persona të cilët flisnin më shumë në botë dhe ky vjen i katërti, u nisa nga Miloti e erdha në Tiranë dhe vazhdoi gjysmë ore fjalimi.
Tre persona mbanin fjalime të tilla;; Çavez, Kolonel Gedafi dhe Fidel Kastro e kanë pësuar shumë rëndë nga fjalimet e stërzgjatura. Të këtë respekt për Parlamentin…
Edi Rama: I riu vajti në Shtyllas ku s’kishte përmbytje, ky i vjetri në Milot. Edhe në Milot s’ka pasë përmbytje, hajde merre vesh ç’lidhje kanë këta me problemet e njerëzve.
Sali Berisha: Këtu para meje dëgjuat një ligjëratë prej 1 orë e 45 minutash, të atij që tani në popull po e thërrasin rëndom “halla” e “njeriu me top” apo “hallë Esmaja”, që niste dhe s’i pushonte goja pa ditur se çfarë thoshte…
***
Sali Berisha: Atëherë çfarë ishte tritoli në zarf?
Tritoli në zarf ishte pikërisht për t’i thënë se guxuat të na prekni aty ku na kishit dhënë garanci. Në fakt, ata i preku Prokuroria e Krimeve të Rënda, sepse Policia i kishte në patronazh të plotë. E dyta, ishte mesazh për të thënë se mirë ne na arrestuat, por janë nja 13 të paarrestuar, ndaj mos guxoni t’i prekni… Tom Doshi: Edhe këtë e bënë gjermanët, s’bëri gjë Prokuroria!
Sali Berisha: Pra, çfarë u ndodhi me Vilunin? Këtu, në këtë sallë, i jam drejtuar këtij që nuk dua t’i drejtohem, por prapë është ministër, dhe unë s’mund të them kurrë që krimi të godasë një ministër, por mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër. Bandat një fytyrë kanë. Bandat një destinacion duhet të kenë.
Ai është ligji. Por ju u tregoni ligjin qytetarëve të thjeshtë dhe mirë bëni, s’jam kundër, por që arrestoni pa motiv dhe që keni arrestuar apo ndaluar 38.000 qytetarë. Nuk e besojnë njerëzit, por është statistikë e Policisë kjo që them unë, jo e imja.
Saimir Tahiri: Je mashtrues, po mashtron… Sali Berisha: Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri. Sali Berisha-Tom Doshit: Ti e di shumë mirë që vendimin e merr krimi. E provuan, desh të… E ka marrë vesh gjithë Tirana, se e mohon ti është tjetër gjë…
Si e mbylle gojën kështu për këtë (Saimir Tahirin) ti? Nga ultimatumi i Shullazit e mbylle gojën, këtë e dinë të gjithë. Tom Doshi: Nuk ma mbyll gojën njeri mua. Sali Berisha: Lëri ato! Dakord, dakord. Tom Doshi: Je i zoti ti? Do bashkëpunosh?!…
Sali Berisha: Po shkojmë drejt një gremine të paimagjinueshme si shoqëri. Ndihem jashtëzakonisht jo mirë kur çdo ditë partnerë të huaj më thonë: “Si është e mundur?!” “Çfarë ndodh?!” Këto janë realitete. Shkoni arrestoni bandat.
Ju bëni luftë me njëri- tjetrin. Arrestoni për të dytën herë Shpëtim Gjikën. Pse kujtoni ju se më dhimbset mua Shpëtim Gjika? Kurrë s’më dhimbset, por ka një rregull.
Ti e arrestove, i rendite të gjitha akuzat. Ore tjetrit mund t’i hapësh dhjetë çështje, nuk jam kundër, por mos përsërit të njëjtën praktikë të shëmtuar dhe shkon pastaj ta arrestosh. Absolutisht luftë brenda jush është.
******

Pasi i shpalli luftë kryeministrit Edi Rama, Tom Doshi ka pasur disa debate me deputetin Koço Kokëdhima. Ata kanë debatuar në ambientet e Kuvendit për disa minuta dhe kanë kërcënuar me jetë njëri-tjetrin. Debati mes tyre ka qenë i tensionuar. Kokëdhima është përpjekur ta qetësojë Doshin, por duket se ky i fundit po shkon drejt një përplasje totale dhe nuk ka ndërmend që të tërhiqet.

Një debat i ashpër është zhvilluar brenda mbledhjes së grupit parlamnetar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS Ben Blushi, i cili gjithashtu kohët e fundit është shfaqur kritik me kryeministrin. Deklaratat dhe sherri mes tyre ka ndodhur pasi Tom Doshi ka dalë nga mbledhja.
Situata mes Blushit dhe Ramës ka qenë e tensionuar dhe me tone të larta. Ben Blushi edhe kur doli nga mbledhja e grupit ishte i vetmi që foli për mediat duke thënë se ishte një zënkë personale e dy shokëve të ngushtë, që nuk kishte arsye politike, por ishin thjesht arsyet personale mes tyre. Sipas Blushit Rama mban përgjegjësi.
Në fakt Blushi është shfaqur shpeshherë kritikë me Ramën këto javët e fundit. Edhe pse një javë më parë në Pezë u përpoqën të ulen gjakrat me tyre asgjë nuk është zgjidhur. Darka që duhet të ishte miqësore, kaloi me akuza mes Blushit dhe Ramës. Akuzat kanë vazhduar edhe sot në mbledhjen e grupit parlamnetar.


Deputeti socialist, Ben Blushi, deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar ku u vendos për përjashtimin e deputetit Tom Doshi.
Deputeti socialist Tom Doshi i ka shpallur këtë të enjte “luftë të hapur” Kryeministrit Edi Rama. Ai lëshoi një deklaratë të fortë para mediave, që ende nuk ka marrë një përgjigjje nga vetë shefi i qeverisë.
Për më shumë duhet pritur dita e hënë ose e martë kur do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar socialist, mbledhje që mund të sjellë edhe përjashtimin e tij nga grupi. Deri atëherë duhet të presim, por me këtë deklaratë të tij del në dritë ndikimi që duan të marrin deputetët në vendosjen e kandidatëve për pushtetin vendor.
Cilat janë përmasat e kësaj përplasjeje? A ishte ajo e paralajmëruar? Çfarë e shtyn Tom Doshin në këtë qëndrim kaq të ashpër ndaj Kryeministrit? Për këto dhe të tjera pyetje, të ftuar në takimin e kësaj të enjteje në Top Story me gazetarin Sokol Balla ishin analistët Skënder Minxhozi, Artur Zheji, Aleksandër Çipa, Mero Baze, Kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia, ndërsa për të folur mbi dorëheqjen e dhënë 3 muaj para zgjedhjeve në panel ishte edhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.
“Lufta” e Tom Doshit
Për analistin Mero Baze, deklaratat e deputetit socialist janë një shantazh i pastër, në të kundërt…
“Doshi e ka ngritur shumë lart stekën e shantazhit ndaj Kryeministrit. Akuzat e Doshit janë interesante për publikun dhe institucionet shqiptare dhe ai duhet të nxjerrë provat. Dhe shantazh është pjesa kur thotë që, kur të flas unë, do dridhet gjithë mazhoranca. Rama duhet të tregojë që nuk është pjesë e shantazhit. Akuzat e Tom Doshit janë të paqarta. Shumica e deputetëve kanë këtë problemin e mospërfilljes. Deputetët e tjerë socialistë në Shkodër ndjehen të diskriminuar karshi Doshit, ky ndjehet i diskriminuar nga qeveria dhe ministrat.
Artur Zheji shtoi: Fenomeni Doshi është një fenomen që duhet parë në dy nivele. Si fillim kush është Tom Doshi? Është një nga ata që nëse i jep mandat për të fituar një bastion elektoral, ai e fiton. Nuk është vetëm njeriu që shantazhon, ai është njeri i aksionit dhe jo i fjalës. Atë e kap peng po ta lësh të flasë. Nëse zoti Doshi shpreh këtë lloj acarimi në publik, mendoj që dicka nuk funksionon.
Skënder Minxhozi tha se kriza ka nisur shumë më herët, por ishte një krizë e shurdhët që u mbyll në heshtje ajo mes Ramës dhe Doshit, me ndërmjetësimin e Metës.
“Ne nuk dimë përmasat e marrëdhënies mes tyre, ato që i kanë thënë njëri-tjetrit dhe kushtet që janë në terren aty ku vepron Tom Doshi, raporti që ka ai me ministrat, pretendimet etj. Kjo do të jetë një përplasje gjysmë e mbetur në ujë dhe gjysmën në sipërfaqje. Nuk e di se sa mund të qëndrojë më në parti Tom Doshi. Ka edhe diçka: Tom Doshi është zëdhënës i pakënaqësive që grupi parlamentar ka ndaj ekzekutivit dhe në këtë mes vihet re që Gramoz Ruçi, si kryetar i Grupit Parlamentar është futur në një sezon heshtjeje.
Kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia tha se Doshi “është një faturë që Rama do ta paguajë”.
“Siç e kanë paguar të gjithë Kryeministrat që grupin e të fortëve e rekrutojnë në prag të zgjedhjeve në zona të vështira. Tregtarët, kur futen në politikë, kanë vetëm një qëlllm, t’i shërbejnë biznesit të tyre. Nëse do të mbyllet kjo luftë dhe dy palët do jenë bashkë, atëherë ka një pazar në mes. Të dyja palët në këtë rast janë fajtore”, tha ai.
Për Aleksandër Çipën, Tom Doshi me deklaratën e bërë ka thyer kodin e etikës, që është prezantuar në fillim të qeverisjes, ku thuhet që problemet brenda PS dhe qeverisjes të mos shndërrohen në telenovela.
Për Artan Shkëmbin, të ashtuquajturit të fortë i vetofrohen politikës, përgjithësisht opozitës, në fushata elektorale.
Minxhozi, duke hequr një paralele mes përplasjes Doshi-Rama dhe Rama-Blushi, tha se përplasjet e këtij të fundit mund të quhen parimore. “Me një pjesë të vërejtjeve që ai ka ngritur unë pajtohem”, deklaroi Minxhozi.
Zgjedhjet lokale dhe dorëheqja e Artan Shkëmbit
Duke u zhvendosur tek dorëheqja e kreut të Bashkisë së Pogradecit dhe disa shkrimeve se kjo dorëheqje ka ardhur për shkak të presioneve, Artur Zheji tha se nëse këto lëvizje bëhen për një skenar rigjenerimi kombëtar atëherë është e drejtë. “E kuptoj këtë logjikën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por nëse bëhet për enturazhe atëherë ky është thjesht një ndërrim kuajsh”, tha ai.
Shkëmbi tha se dorëheqja e tij nuk ka ardhur prej presioneve dhe se që nuk do të kandidonte për një mandat të katërt e ka bërë me dije që prej marrjes së mandatit të tretë.
“Deklaratën që nuk do të kandidoj më e kam bërë që ditën e konstituimit të mandatit të tretë. Pogradeci është qyteti që sa u takon ndërtimeve, janë 22 leje ndërtimesh pallatesh në 12 vjet, nëse gjen rritje 3 herë më të madhe, sot është 45 mijë. Kemi gjetur 1500 ndërtime pa leje, 350 janë prishur, 1500 janë në proces legalizimi. Vetëm një bashki ka nisur këtë proces legalizimi pa u kryer ende nga ALUIZNI. Për mua kjo është përvojë suksesi dhe dorëheqja ka ardhur për t’u hapur rrugë anëtarëve të tjerë të Partisë Socialiste në Pogradec”, tha ai.
Mentor Kikia tha se kryetarët e bashkive dhe të komunave kanë krijuar një mekanizëm që u forcon pozitat sa më shumë që qëndrojnë në pushtet nëpërmjet miqësove, ndereve, ndërtuesve. “Pushteti nuk i gërryen këta pashallarë”, tha ai.
Shkëmbi deklaroi se dorëheqja e tij i shërbente prishjes së këtij mekanizmi, ndërsa Minxhozi tha se lëvizja e Ramës është parimore, duke dashur të ndryshojë kryetarët që kanë shumë mandate, sidomos në qytetet kryesore.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u pa sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mesohet se ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, raporton ABC News. Bashkëbisedimi mes anëtarit të qeverisë dhe drejtuesit të deputetëve të qeverisë, u zhvillua para mbledhjes së grupit parlamentar, që do të diskutojë për qëndrimet publike të Tom Doshit.
Ky i fundit të enjten e shkuar deklaroi, se nuk ka me paqe me Edi Ramen dhe të vërtetat, që ai do të deklarojë, do të trondisin mazhorancen.
Këto deklarata u pasuan nga një sërë takimesh të Tom Doshit fillimisht me Koço Kokëdhimen dhe me pas me Saimir Tahirin, i cili ka qenë shpesh objekt i kritikave të deputetit të Shkodrës, Doshi.
Deputeti Tom Doshi është përjashtuar.
Duke dalë nga mbledhja e grupit parlamentar, ai tha: “Edi Rama ka sot një tutor, që quhet Ilir Meta, që ka urdhëruar me më vra mua dhe Mëhill Fufin,” tha ai.
“Personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt, është takuar me ministrin Saimir Tahiri.
“Ia bëra të qarta të gjithë Edi Ramës”, tha ai.
Ai u shpreh se mund të bëjë një parti të re.
Deputeti Tom Doshi përpara mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS është parë duke pirë kafe me miq në Sheraton.
Doshi, deklaroi duke hyrë në selinë e PS, ku do mbahet mbledhja e grupit parlamentar, se nuk është i shqetësuar për vendimin që mund të merret.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur pak çaste më parë në selinë e kryeministrisë, për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama.
Situata në PS është rënduar pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar dhe akuzave se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij.
Doshi ka deklaruar për mediat se ministri Tahiri ishte takuar gjithashtu me personin e urdhëruar për vrasjen e tij.
**********Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.
Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh: “Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.
Më herët deputeti Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Kryeministri Rama i cilësoi sulmet me tritol të ditëve të fundit si akte terroriste, që kanë në shënjestër punën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pa asnjë kujdes etik, Kryeministri sulmoi opozitën, e cila sipas tij u pozicionua në anën e krimit duke sulmuar ministrin e Brendshëm përmes shpifjesh.
Ish kryeministri Berisha dhe deputeti i PS, Tom Doshi
“Shqiptarët duhet ta dinë, jo nga ne, por nga një palë e tretë që na gjykon, nëse e vërteta është siç e pretendoj unë apo siç akuzoni ju. Por kaq nuk mjafton, s’mund të mjaftojë.
Këto nuk janë sherre në familje, as sherre mes komshinjsh dhe ne nuk jemi këtu për të hapur gjyqe me ju, sa herë ju jashtënxjerr goja ato që ju prodhon zorra juaj politike. Kështu nuk vazhdohet më. Shqipëria nuk mund të rrijë zhytur në baltën e akuzave të sajuara apo të paprovuara të politikanëve me njëri-tjetrin”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, për herë të parë pas shpërthimeve të tritolit, Rama tha se ato kanë sjellë pasiguri te njerëzit. “48 orë më parë, Tirana u gdhi me lajmin e vendosjes së tri bombave. Dy prej tyre kishin në shënjestër familjen e ministrit të Brendshëm. Akte të mirëfillta terroriste, të cilat së pari përcjellin mesazhin e një kërcënimi të rëndë në adresë të ministrit të Brendshëm.
Së dyti, përcjellin ankth dhe pasiguri te njerëzit, siç është në natyrën e terrorizmit të çdo forme. Së treti, fatkeqësisht përcjellin energjitë më negative të qenies njerëzore për të furnizuar politikën e llojit më të ulët që është politika me krimin, e cila është mbështetje imorale dhe frymëzim i drejtpërdrejtë për krimin”, tha Rama.
Përmes një fjalimi që zgjati rreth 1 orë e 5 minuta, Rama u ndërpre disa herë nga deputetët e pakicës në Kuvend, të cilët e kundërshtonin. “Si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, opozita nuk e ka për gjë të pozicionohet në anën e krimit, përmes reagimesh të cilat nuk dënojnë veprën terroriste, por tregojnë me gisht ministrin e Brendshëm dhe familjen e tij, si fajtorë që meritojnë bombat”, tha Rama.
Ai lajmëroi se do të kërkojë në Kuvend shpalljen krim të shpifjes, nisur nga akuzat e opozitës që e lidhin ministrin e Brendshëm me krimin.
“Ne do të kërkojmë kriminalizimin një orë e më parë me ligj të shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik”, tha Rama.
Madje, ai u kujtoi dy deputetëve demokratë, Edi Paloka dhe Arben Ristani, se në muajin mars do të ketë seancën gjyqësore për shpifje me ta. “Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe, nëse ju do të provoni sadopak, jo të gjitha, sadopak, nga tërë ato hatara që ju ka nxjerrë hapësira që e quani gojë, unë do të jap dorëheqjen dhe do t’i vihem në dispozicion drejtësisë. Në të kundërt, ju do të paguani çmimin e kësaj politike të turpshme”, tha Rama.
REPLIKAT NË KUVEND
Edi Rama: Duhet të kesh një pafytyrësi hollivudiane dhe duhet ta mendosh popullin tënd një tufë delesh për të dalë sot dhe për të akuzuar këtë qeveri për drogën, pasi ke kultivuar Lazaratin dhe i ke kthyer malet e kodrat në fusha pjellore, nën porosinë e shokut Enver, jo me grurë, por me drogë. 2214 parcela me kanabis të asgjësuara. Kush i mbolli? Kush i kultivoi? Ne,
Ose, siç mund t’i jetë dukur ndonjërit sot dikush si Pamela Anderson në “Baywatch”. Albana Vokshi: Meqenëse më krahasoi me Pamelën, më mirë Pamela Anderson, që në filmin “Baywatch” shpëton njerëzit nga përmbytjet, sesa një gaztor si Mr. Bean, që ju bën të qeshni me zor… Edi Rama: Me vendim qeverie, në fillim të janarit shtonin fondin 200 milionë lekë dhe në fund të janarit e ulnin 160 milionë.
Po kështu, në dhjetor e ulnin 150 milionë lekë dhe para vitit të ri e shtonin 100 milionë lekë. Mos e pyet! Rrumpalla juaj tipike, kaosi juaj organik. Edhe paaftësia juaj lapidare. Edmond Spaho: Hajde Kryeministër, kalon nga përmbytjet te legalizimet…
Edi Rama: Profesor, me ty kam debat intelektual, profesor e ke fituar bukën si akademik, jo si shpifës profesionist dhe jo si bërtitës. Taulant Balla: O nënkryetari i Kuvendit, ulu aty… Edi Rama: Ju vjen keq kur ne ju përmendim si i latë rezervat e shtetit për emergjencat.
Nuk latë kokërr orizi, nuk latë kokërr fasuleje dhe me gjithë ato fasule që keni ngrënë në mes të vapës, - se ishte fushata elektorale dhe emergjenca e vetme ishte si t’i shpëtonit humbjes, – kush e di ç’kanë ndier ata që ju vinin mbrapa…
Sali Berisha: Tre persona të cilët flisnin më shumë në botë dhe ky vjen i katërti, u nisa nga Miloti e erdha në Tiranë dhe vazhdoi gjysmë ore fjalimi.
Tre persona mbanin fjalime të tilla;; Çavez, Kolonel Gedafi dhe Fidel Kastro e kanë pësuar shumë rëndë nga fjalimet e stërzgjatura. Të këtë respekt për Parlamentin…
Edi Rama: I riu vajti në Shtyllas ku s’kishte përmbytje, ky i vjetri në Milot. Edhe në Milot s’ka pasë përmbytje, hajde merre vesh ç’lidhje kanë këta me problemet e njerëzve.
Sali Berisha: Këtu para meje dëgjuat një ligjëratë prej 1 orë e 45 minutash, të atij që tani në popull po e thërrasin rëndom “halla” e “njeriu me top” apo “hallë Esmaja”, që niste dhe s’i pushonte goja pa ditur se çfarë thoshte…
***
Tritoli në zarf ishte pikërisht për t’i thënë se guxuat të na prekni aty ku na kishit dhënë garanci. Në fakt, ata i preku Prokuroria e Krimeve të Rënda, sepse Policia i kishte në patronazh të plotë. E dyta, ishte mesazh për të thënë se mirë ne na arrestuat, por janë nja 13 të paarrestuar, ndaj mos guxoni t’i prekni… Tom Doshi: Edhe këtë e bënë gjermanët, s’bëri gjë Prokuroria!
Sali Berisha: Pra, çfarë u ndodhi me Vilunin? Këtu, në këtë sallë, i jam drejtuar këtij që nuk dua t’i drejtohem, por prapë është ministër, dhe unë s’mund të them kurrë që krimi të godasë një ministër, por mos u bëj zëdhënës i një bande kundër një bande tjetër. Bandat një fytyrë kanë. Bandat një destinacion duhet të kenë.
Ai është ligji. Por ju u tregoni ligjin qytetarëve të thjeshtë dhe mirë bëni, s’jam kundër, por që arrestoni pa motiv dhe që keni arrestuar apo ndaluar 38.000 qytetarë. Nuk e besojnë njerëzit, por është statistikë e Policisë kjo që them unë, jo e imja.
Saimir Tahiri: Je mashtrues, po mashtron… Sali Berisha: Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri. Sali Berisha-Tom Doshit: Ti e di shumë mirë që vendimin e merr krimi. E provuan, desh të… E ka marrë vesh gjithë Tirana, se e mohon ti është tjetër gjë…
Si e mbylle gojën kështu për këtë (Saimir Tahirin) ti? Nga ultimatumi i Shullazit e mbylle gojën, këtë e dinë të gjithë. Tom Doshi: Nuk ma mbyll gojën njeri mua. Sali Berisha: Lëri ato! Dakord, dakord. Tom Doshi: Je i zoti ti? Do bashkëpunosh?!…
Sali Berisha: Po shkojmë drejt një gremine të paimagjinueshme si shoqëri. Ndihem jashtëzakonisht jo mirë kur çdo ditë partnerë të huaj më thonë: “Si është e mundur?!” “Çfarë ndodh?!” Këto janë realitete. Shkoni arrestoni bandat.
Ju bëni luftë me njëri- tjetrin. Arrestoni për të dytën herë Shpëtim Gjikën. Pse kujtoni ju se më dhimbset mua Shpëtim Gjika? Kurrë s’më dhimbset, por ka një rregull.
Ti e arrestove, i rendite të gjitha akuzat. Ore tjetrit mund t’i hapësh dhjetë çështje, nuk jam kundër, por mos përsërit të njëjtën praktikë të shëmtuar dhe shkon pastaj ta arrestosh. Absolutisht luftë brenda jush është.
******
Pasi i shpalli luftë kryeministrit Edi Rama, Tom Doshi ka pasur disa debate me deputetin Koço Kokëdhima. Ata kanë debatuar në ambientet e Kuvendit për disa minuta dhe kanë kërcënuar me jetë njëri-tjetrin. Debati mes tyre ka qenë i tensionuar. Kokëdhima është përpjekur ta qetësojë Doshin, por duket se ky i fundit po shkon drejt një përplasje totale dhe nuk ka ndërmend që të tërhiqet.
Kanë filluar të vijnë edhe reagimet nga ana e deputetëve të djathtë.
E para që ka reaguar është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Reagimi i saj ka ardhur vetëm me dy fjalë duke ironizuar edhe deklaratën e Ramës të bërë kohë më parë në Kuvend.
“Mafia është heshtja!
Nuk keni parë asgjë akoma!!!!”, shkruan Topalli në Facebook.
Zbardhen debatet e brendshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Debate të ashpra dhe të tensionuara mes palëve. Pas fjalës së Ramës ka folur Tom Doshi.
Tom Doshi: Je peng i Ilir Metës. Eshtë kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.
(Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë)
Tom Doshi: Ti je mosmirënjohes, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Havizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty.
Tom Doshi braktis mbledhjen.
Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Të mblidhemi në qarqe me ministrat e deputetët se janë këta të fundit që mbledhin votat. Dhe nuk përkthehet marrja e votave në mbështetje. Eshtë moment reflektimi që të flasim. Këto mbledhje të grupit parlamentar të shërbejnë jo vetëm për rendin e ditës së kuvendit, por edhe si reflektim për situatën që është krijuar.
Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si përshembull, reforma e arsimit të lartë.
Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarishës për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.
Edi Rama: Se kam marrë peng partinë
Ben Blushi: E ke marrë peng partinë se ke një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje.
Edi Rama: Zgjedhjet i bëra në 23 qershor.
Ben Blushi: Jo, jo, s’po bën zgjedhje se ke frikë të votohesh nga baza dhe të marrësh vota.
Edi Rama: Ti të kesh turp!
Ben Blushi: As mos më thuaj kështu se s’kam pse të kem turp. Nëse do të vazhdojë kjo mbledhje duhet ta tërheqësh këtë që sapo the. Kjo është marrëdhënia jote me Tomën. Para disa vitesh i the atij të më kërcënonte mua.
(Kërkon fjalën deputeti Koço Kokëdhima)
Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit
Gramoz Ruçi: S’ke pse ofendon deputetët kështu.
Ben Blushi: Nuk thashë ndonjë gjë të keqe. Nuk e ofendova.
Gramoz Ruçi: Mirë është ta mbyllim këtë mbledhje dhe të reflektojmë për ato që u thanë këtu.
Një debat i ashpër është zhvilluar brenda mbledhjes së grupit parlamnetar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS Ben Blushi, i cili gjithashtu kohët e fundit është shfaqur kritik me kryeministrin. Deklaratat dhe sherri mes tyre ka ndodhur pasi Tom Doshi ka dalë nga mbledhja.
Situata mes Blushit dhe Ramës ka qenë e tensionuar dhe me tone të larta. Ben Blushi edhe kur doli nga mbledhja e grupit ishte i vetmi që foli për mediat duke thënë se ishte një zënkë personale e dy shokëve të ngushtë, që nuk kishte arsye politike, por ishin thjesht arsyet personale mes tyre. Sipas Blushit Rama mban përgjegjësi.
Në fakt Blushi është shfaqur shpeshherë kritikë me Ramën këto javët e fundit. Edhe pse një javë më parë në Pezë u përpoqën të ulen gjakrat me tyre asgjë nuk është zgjidhur. Darka që duhet të ishte miqësore, kaloi me akuza mes Blushit dhe Ramës. Akuzat kanë vazhduar edhe sot në mbledhjen e grupit parlamnetar.
Pas deklaratave bombë të Tom Doshit, kryeministri Rama dhe ministri Tahiri nuk kanë dashur që tu përgjigjen akuzave. Ndonëse gazetarët tentuan që tu marrin përgjigje, ata preferuan të heshtin. Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka qenë i vetmi që ka pranuar të flas pas mbledhjes së grupit parlamentar të selisë rozë.
Ai ka kritikuar mungesën e gjetjes së zgjidhjes mes Ramës dhe Doshit. Blushi tha se bëhet fjalë për një zënkë shokësh dhe se askush prej tyre nuk pranon të tregojë arsyen. Pavarësisht kësaj ai ka bërë përgjegjës Kryeministrit i cili nuk ishte i aftë të menaxhonte situatën e cila dëmtoi Partinë Socialiste.
“Kjo që ndodhi është historia e dy shokëve të ngushtë, që nuk duna të tregojnë arsyet e zënkës. Konfliktet e tyre po i bëjnë dëm të madh Partisë Socialistë. Rama ka përgjegjësinë e tij për këtë. Bashkëjetesa e tyre ishte e pamundur”, tha Blushi.
“Ishte një miqësi e dy shokëve të ngushtë, që u prish për arsye që nuk i di,” tha Blushi.
Ai u shpreh se Edi Rama duhej ta administronte më mirë këtë debat.
Blushi theksoi se kjo do e dëmtojë Partinë Socialiste.
Deputeti Tom Doshi deklaroi se Ilir Meta ka paguar njerëz që ta vrasin atë dhe deputetin demokrat, Mëhill Fufi.
Deklarata e tij ka shokuar opinionin publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se Doshin e ka kërcënuar Emiliano Shullazi.
Ndërkohë, PD e ka akuzuar vazhdimisht Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm, se ka lidhje me Emiljano Shullazin.
Vetë Tom Doshi tha se personi që do e vriste është takuar me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Deri më tani dihet publikisht se Doshi e pati sulmuar ashpër politikisht Tahirin.
Dhjetra truproja kanë marr përsipër të ruajnë Tom Doshin nga banda e Saimir Tahirit. Ai është kërcuenuar me jetë pak ditë më parë dhe sipas tij killera profesionist janë paguar për ta vrarë nga Meta dhe Tahiri.
Deputeti Tom Doshi përpara mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS është parë duke pirë kafe me miq në Sheraton.
I pyetur nga gazetarja Mira Kazhani e gazetës Dita, ai është shprehur se ndihet i qetë dhe pa tension përpara mbledhjes, duke thënë se asgjë nuk do ndodh.
Gazetarja e ka ngacmuar duke e pyetur nëse me të vërtet është i dhunshëm siç shfaqet ne videon në parlament?
Doshi duke qeshur tha se “nuk ka patur atë qëllim gjesti në video”.
Ai ka thënë se do të shprehet pas mbledhjes së grupit, ndërsa është duke e pritur me qetësi.




Analisti Fatos Lubonja shkruan në një koment për gazetën “Panorama” se lufta brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Tom Doshi bëhet vetëm për pushtet.
Sipas tij “Sigurisht duke u bazuar në përvojën që kemi dhe njohjen e këtyre lojtarëve, e kemi të vështirë të besojmë se ndeshjet e tyre janë për hir të punëve tona. Mua më duket se ky ekuacion i ri është ndërtuar për shkak se ekuilibrat e pushtetit të PS të ngritura një vit e gjysmë më parë, për sa i përket rëndësisë dhe pushteti që kishin disa protagonist atëherë dhe të rëndësisë e pushtetit që kanë ata sot, kanë ndryshuar. Pra, kemi të bëjmë me vazhdimin e lojës për pushtet në një kontekst të ri, edhe më të ndërlikuar, ku hallet e vendit shërbejnë vetëm si një pretekst për luftë”.
“Lojtari i parë në këtë luftë është Edi Rama, i cili një vit e gjysmë pasi ka marrë pushtetin, ka vendosur të bëjë një hap të ri përpara në konsolidimin e pushtetit të tij. Ndryshe nga Sali Berisha që pushtetin e tij absolut mbi PD e ka marrë që në krye të herës kur është krijuar partia, Rama ka ende disa problem me faktin se pushtetin e ka marrë duke u anëtarësuar vonë në PS. Pra Edi Ramës, për të ecur në rrugën e tij drejt konsolidimit të pushtetit në PS, i duhet të heqë qafe disa mbeturina kokëforta të Partisë Socialiste. Dhe për mendimin tim këtë punë thuajse e ka mbaruar. Ben Blushi mund të jetë symbol i atyre që kanë mbetur. Të tjerë kanë kaluar në hije dhe e kanë pranuar rolin e tyre në hije”, shkruan më tej Lubonja.
Edi Rama ka deklaruar se eshte gati te jap doreheqjen nese provohet se eshte i inkriminuar. A do jap dorheqje ai nga kryeminister nese Tom Doshi do provoje qe i ka dhën 4 milion euro sponsorizim ne fushate.
Gjykata e Lartë po shqyrton sot padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në muajin janar 2015, Paloka artikuloi akuza publike ndaj Kryeministrit për lidhje me krimin, e veçanërisht me Emiljano Shullazin, emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Sot në gjykatë është zhvilluar seanca e pajtimit, por Rama tha se këtu nuk ka asgjë për tu pajtuar dhe se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore. Ai ka kërkuar që Paloka të vërtetojë me prova, akuzat e ngritura.
“Ishte një mundësi për të parë se në çfarë gjendje rrënimi është godina e Gjykatës së Lartë dhe në ç’kushte krejtësisht jashtë çdo imagjinate punon një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, ç’ka më bën të përsëris atë që kam thënë më herët se do të bëjmë të mundur që plani për sistemin e gjykatës të shkojë në përfundim dhe Gjykata Kushtetuese dhe e Larta të marrin atë që meritojnë. Ishte seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë. Nuk ka asgjë për tu pajtuar se nuk është personale. Nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një tjetri, por kjo është një domosdoshmëri për publikun, për të ditur të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës.
Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze. Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve çështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore se ja detyroj këtë të gjithë opinionit publik shqiptar dhe atyre qytetarëve që turbullohen nga helmi i përditshëm që prodhon bari i SHQUP-it” , tha Rama pasi doli nga Gjykata e Lartë. Ndërkaq përfaqësuesi i Palokës u zotua se do t’i çojë provat në kohën e duhur. “Do të paraqesim në kohën e duhur të gjitha provat”, – tha Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, konkretisht Edi Palokës në këtë proces.
Një prononcim shumë i çuditshëm ai i deputetes socialiste, shkodrane Mimoza Hafizi. Me një fjalor tepër të kufizuar, ushtarak, ajo përsëriste vetëm fjalën “shashkë” për historinë e kolegut të saj socialist , shkodran, Tom Doshi.
Zonja Hafizi ka mbrojtur doktoraturën në Paris, ka titullin “profesor”, është një ndër fizikantet më të spikatuar në vend dhe përfundon tek shashka?
Në luftën “brenda llojit” siç e cilësoi vet Doshi Rama po (keq)përdor figura të vlefshme të së majtës.
Rasti i prof.dr Hafizit është një ndër më të shëmtuarit. Kjo deputete është ndër më diskretet e grupit të saj parlamentar. Pothuaj nuk flet as në seancë, pale jashtë Kuvendit.
Papritur, një ditë të bukur, na del e komenton si “shashkë” kolegun e grupit, të partisë, të zonës nga vijnë.
Përgatiti:Flori Bruqi.
*************
Një koment nga: Taulant Kopliku dhe Senad Nikshiqi
Kush e njeh mirë Tom Doshin e ka të qartë se kemi të bëjmë me një fenomen jo të zakontë në politikën shqiptare. Pinjoll i njërës prej familjeve më të fisme të Malësisë, deputeti socialist duhet ta ketë vuajtur jo pak në përballje me familjarët e tij, kalimin në kampin e majtë afro 10 vite më parë. Prejardhja nga një familje kulakësh, dhjetrat e viteve të burgut dhe personat e pushkatuar nga regjimi i mëparshëm janë deshmi e qartë e rrënjëve tërësisht të djathta të kësaj familje të respektuar si në malësi ashtu edhe në zonën e nën-Shkodrës ku u shpërngulën më pas. Hyrja e Doshit në politikë erdhi më shumë si rezultat i një angazhimi të tij pranë opozitës së atëhershme të Partisë Demokratike dhe premtimeve të liderëve të saj për një karrige deputeti që në fakt rezultuan të gënjeshtërta. Duke njohur mirë kapacitetet e tij ekonomike por edhe lidhjet me zonën elektorale të cilën Doshi e pretendonte nga Partia Demokratike, Fatos Nano i bëri menjëherë porpozimin për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste. Vazhdimi i kësaj historie dihet nga të gjithë.
Në 10 vitet e tij në politikë, Tom Doshi nuk u kthye asnjëherë në një socialist fanatik. Ai nuk i përket as armatës së nostalgjikëve të regjimit që shohin përherë tek PS vazhdimësinë e një sistemi të përmbysur e as të ashtëquajturve “bijtë e bllokut”, pasardhës të një klase elitare dhe të përkëdhelur nga regjimi në Tiranën e 30 viteve më parë. Ai është një person që hyrjen në politikë e kërkoi me çdo formë dhe kultivimin e tij si politikan e bëri në mënyrën më pasionante të mundshme, duke e kthyer politikën në një “dashuri të jetës”. Ka një lumë kundërshtish, kritikash e madje deri në kufinjtë e përbuzjes për këtë kategori biznes-politikanësh të tipit Doshi që tashmë janë faktor në jetën politike shqiptare.
Personalisht jam i idesë që për jetën politike në Shqipëri është një humbje shumë e madhe shndërrimi i Parlamentit nga një kuvend i kapaciteteve intelektuale në një dhomë të tregtisë që asnjëherë nuk mundet të përfaqësojë realisht vullnetin e një populli. Nuk kam aspak në mend të diskutoj këtë temë e aq më pak dua të diskutoj a është Tom Doshi një vlerë monetare apo intelektuale e Partisë Socialiste, nuk dua aspak të merrem as me universitetet e tij e as me deklarimin e pasurisë. Nuk dua aspak të diskutoj nëse i blen apo vjedh votat Tom Doshi në Shkodër pasi kjo e fundit është ekskluzivitet i justifikimeve të Jozefinës, e temat më sipër janë çështje e lidershipit socialist që e njeh shumë më mirë sesa ne Tom Doshin, me favoret dhe disfavoret që sjell prania e tij në Parlament.
Ajo që lë shije të hidhur në zhvillimet e fundit me protagonist deputetin Doshi, është përgjigja e kryeminstrit Rama ndaj akuzave të tij dhe mesa duket krisja përfundimtare mes të dyve. Askush nuk mund ta diskutojë se në rebelimin e Doshit ka diçka personale dhe nuk është se kryeministri po na zbulon të paimagjinueshmen por ky i fundit nuk duhet të harrojë se në raportin mes të dyve ka edhe një anë morale apo siç i thonë nga anët e Tomës, burrni. Kjo fjalë mesa duket jo aq e njohur për kryeministrin dhe enturazhin e tij, e ka vënë në siklet prej muajsh deputetin malësor përballë qindra njerëzve me të cilët detyrohet çdo ditë të përballet. Tom Doshi ka hyrë të luajë në politikë në një fushë sa të njohur aq edhe të huaj për të, atë të Shkodrës. Të njohur nga miqësitë dhe lidhjet personale dhe familjare por më shumë të huaj për siglën që ai përfaqësonte dhe reaksionin që krijonte kjo sigël në këtë zonë. Me një këmbëngulje për tu admiruar ai arriti jo vetëm të siguronte mandatin e deputetit e madje ta saldonte atë por edhe të nisnte një betejë thuajse të pamundur për të balancuar forcat në bastionin historik të Partisë Demokratike. Shumë kush e shikonte me habi dhe mosbesim, kampi kundërshtar e ironizonte. Por koha dhe shifrat i dhanë të drejtë atij. Katër vite më parë të përzgjedhurit e tij arritën të fitojnë thuajse të gjitha komunat përreth qytetit të Shkodrës duke i dhënë një goditje të madhe ambicjeve dhe arrogancës së Jozefina Topallit, ndoshta armikja më e madhe politike e Doshit.
Në zgjedhjet e vitit 2013 do të vinte qershija mbi tortë dhe dhurata më e mirë që ai mund t’i bënte shefit të tij Rama. Për herë të parë në historinë 22 vjeçare të pluralizmit, e majta e drejtur nga Partia Socialiste do të shpallej forcë e parë politike në Shqipëri. Njerëz afër Ramës thonin ato ditë se asgjë më shumë sesa marrja e Shkodres nuk e kishte lumturuar liderin socialist. Nëse diskutohet në shifra e statistika, nuk ka asnjë dyshim se Tom Doshi është deputeti më i suksesshëm në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Kush e njeh mirë realitetin e zonës ku ai investohet prej dhjetë vitesh më jep të drejtë.
Dega e PS në Shkodër ishte katandisur në një grusht njerëzish që mblidheshin çdo mbrëmje me qofte e raki duke bërë konspiracion ndaj njëri-tjetrit. Takimet me bazën ishin më shumë qoka miqsh e tarafesh sesa lëvizje politike ndërsa mitingjet socialiste në qytetin verior ngjanin me mbledhjet e dikurshme të bashkimeve profesionale ku të gjithë kërkonin justifikim për të mos shkuar. Në njëfarë mënyre ai e ringriti thuajse nga hiri PS-në e Shkodrës duke motivuar këdo që aderonte në këtë forcë. Prania e Doshit riktheu besimin e humbur prej vitesh në antarësinë socialiste dhe i dha siguri secilit që çdo votë për të majtën do të lexohej e pandryshuar, pa lënë njeri të prekte vullnetin e tyre. Ajo që binte në sy dhe shumë shpejt do të kthehej në fenomen, ishte afrimi i shumë të djathtëve të zhgënjyer të cilët në të vërtetë u bënë faktor i rëndësishëm në betejat elektorale të deputetit socialist. Të paktën dy të djathtë kandiduan në zgjedhjet lokale të 2011-ës për Partinë Socialiste dhe të dy fituan përballë ish-forcës që ata përfaqësonin.
Prurjet e djathta në PS ishin së pari pakënaqësi ndaj lidershipit të Partisë Demokratike dhe së dyti një dhënie fjale (bese) për Tom Doshin. Ky i fundit ishte garanti i tyre në një kamp politik që nuk ishte e thënë se do t’i priste krahëhapur. Në pak vite iniciativat e Doshit ringritën fuqishëm në këmbë strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër e cila vazhdoi të funksiononte si e tillë falë autoritetit të tij. Mos harojmë se lufta e ftohte mes individëve brenda së majtës në Shkodër është ende aktive dhe përpjekjet e kryetarit Rama për të dhënë disa portofole drejtimi vetëm sa e përkeqësuan situatën dhe shtuan pakënaqësitë por edhe shtuan telashet për deputetin socialist.
Në Rajonin e Shkodrës pakënaqësia ndaj mënyrës sesi po qeveriset është në rritje. Lënë mënjanë ankesat herë-herë subjektive të opozitës, ajo që duhet të shqetësojë më shumë kryeministrin është padyshim nota negative që çdo ditë e më shumë po i jepet nga të majtët në këtë qytet bastion. Socialistët dhe kontribuesit real të fushatës model që ata zhvilluan në Shkodër po shohin prej më shumë se një viti sesi pemtimet e Doshit ndaj tyre nuk po realizohen. Torta elektorale u nda në mënyrën më të zhdrejtë të mundëshme dhe babëzia e LSI-së duket se akoma nuk ka marrë fund. Ata dijnë të numërojnë dhe të klasifikojnë ata që vërtetë kanë punuar fort për të rrëzuar një sistem korruptiv dhe të kalbëzuar, ndërsa në çdo zyrë që hyjnë gjejnë të njëjtit njerëz të para dy viteve. Pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të jenë të papunë dhe pa të ardhme. Shumë nga militantët drejtojnë gishtin pikërisht tek deputeti Doshi si garant i tyre dhe harrojnë se kjo marrëveshje djallëzore për të favorizuar LSI-në pikërisht në Shkodër, ësht bërë ekskluzivisht nga dyshja Rama – Meta. Është ky shkaku real i shpërthimit të Tom Doshit i cili me të njëjtën djallëzi u shit nga kryeministri si çështje personale.
Sot Doshi ka hedhur dorashkën duke mos marrë aspak parasysh pasojat. Pasi ka pritur për muaj të tërë reagimin e kryeministrit Rama, ai ka kaluar në veprim duke shpallur një luftë që siç thotë vetë nuk kanë aritur ta fitojnë ndaj tij as Berisha e as Topalli. Se kush do dalë i humbur, kjo mbetet për tu parë, por Shkodra dhe elektorati i saj padyshim nuk do të jenë si më parë. Doshi, i cili ka operuar në vitet e mëparshme në zonat rurale, aktualisht ka mbështetje të konsiderueshme. Mjaftuan dy fjalë të deputetit socialist që një pjesë e elektoratit të majtë në Shkodër t’i jepnin atij mbështetjen e plotë, nuk u kursyen as mediatikisht. Shumë prej tyre mbeten të palëkundur edhe në qytetin e Shkodrës, aty ku ndokush mendon se forca e Tom Doshit është zbehur, përkundrazi, përkrahja ndaj tij ndjehet me sy mbyllur. Personalisht ka ditur të ruaj raportet. Dikush mund të bëjë diversion apo të luaj me dy porta por nuk mund të mbetet sekret. Ndër vite Tom Doshi ka ditur t’i zbulojë. Ndaj, vetëm me një lëvizje të mundshme të deputetit socialist, gjithçka mund të ç’balancohet dhe patjetër në favor të së djathtës. Besnikët e Doshit presin sesi do të luajë shefi i tyre dhe më pas historia e para dhjetë viteve mund të përsëritet. Tashmë në krahun e kundërt. Nëse vërtetë ka patur dhe një takim me Berishën?- Në zanafillë Tom Doshi është i djathtë, kjo i duhet kujtuar Ramës.





