Ribotohet libri i shkrimtarit për fëmijë, Rexhep Hoxha,“Lugjet e Verdha”





Rexhep Hoxha (1929) lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën(Normalen) i kreu në vendlindje, ndersa albanologjinë e studioi në Beograd.

Rexhep Hoxha.jpg


Ka punuar si mësues në Pogragjë të Gjilanit, për të vijuar më vonë si profesor në Normalen e Gjakovës, atë të Prishtinës, në Gjimnazin e Mitrovicës si dhe në shkollat Pedagogjike në Gjakovë e në Prishtinë. Rexhep Hoxha, ka punuar në gazetën " Rilindja", në Radio Prishtinë si dhe ka qenë anëtar redaksisë në revistën për fëmijë "Pionieri". Me shkrime letrare ka fillue të merret si nxënës i Normales së Gjakovës. Ka shkruar poezi, prozë për të rritur e fëmijë dhe kritikë letrare. shkrimtari Rexhep Hoxha është autor i mbi 40 librave letrare.

Në vitin 1953 boton librin e parë me vjersha .“Gjethet e reja”, ndërsa në vitin 1959 boton romanin e parë për fëmijë në gjuhën shqipe në Kosovë, “Lugjet e Verdha”. Ka botuar edhe vëllimet me poezi: “Mbi krahët e fluturës” (1959), “Vjersha” (1963), “Lulet e frashënjetit” (1965), “Pika vese”, (1966), “Qielli e poeti” (1971), “Vargu idhnak” (1971), “Lulëzo, vendi im”, (1973), “Zëri i pyellit” (1974), “”Micimiri” (1976), “Tokë trëndafililash” (1976)... Gjithashtu ka botuar vëllimet me proza: “Gecatarët” (1969), “Pipereku” (1975) dhe romanin “Verorja” (1983). Përveç këtyre veprave, ka botuar edhe disa publikime kritikash: “E po ku jemi” (1972), "Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut" (1991), "Allahu e shpëtoftë Kosovën" (1996) dhe " Kosova dhe lajkat" (1996) e shumë të tjera.



Këto ditë, pas shumë botimeve dhe ribotimeve gjatë kohës, me lejen dhe pa lejen e autorit, pas pesëdhjetë e gjashtë vjetësh, doli nga shtypi, libri i shkrimtarit për fëmijë, Rexhep Hoxhës, ‘Lugjet e Verdha’, pjesa e parë.

Front Cover

Botimin e parë romani për fëmijë “Lugjet e Verdha” e pati në vitin 1959, nga Ndërmarrja Botuese, Rilindja, në Prishtinë, dhe po atë vit për ‘Lugjet e Verdha’, shkrimtari Rexhep Hoxha e fiton shpërblimin e parë letrar, “Shpërblimin e Dhjetorit”, i cili ishte shumë i rëndësishëm edhe për vetë kuptimin e tij, e cila kishte të bënte me Konferencën e Bujanit, ku, sipas asaj konference, pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova duhej që t’i bashkohej Shqipërisë.


Tani libri është botuar nga Shtëpia Botuese, “Lugjet e Verdha”, nga Prishtina.


Në një prononcim djali i prof.Rexhep Hoxhës, ka thënë se vetëm  Shtëpia Botuese, “Lugjet e Verdha”, Prishtinë.e ka të drejtën e botimit të veprave të shkrimtarit Rexhep Hoxha.


:::::::::


Në 40 veprat e mia, shprehet autori Rexhep Hoxha, unë jam vetë natyra, shpirti dhe gjaku i tyre. I patundur si vetë gjithësia, jam shkrimtar me rrënjë në tokë, dhe lis me degë në hapësirë. Shkrimtari është ndërgjegjja e kombit. Ai për asgjë as nuk shitet e as nuk blihet. Shkrimtari pa ndërgjegje është asgjë! Unë edhe në moshën 85 vjeçare, bëj punën e shkrimtarit.
Rexhep Hoxha në librin e tij, “Moral pa Moral”, shkruan; s´mund të heshtë, sa herë rinia jonë, e ardhmja e kombit, lulja e kombit, keqpërdoret deri në mjerim, me lavde, mashtrime, e premtime boshe. Nuk është e paqëllimshme, që rubrikat e kulturës sakatosen me promovime librash gjithfarë. Në Kosovë shprehet Rexhep Hoxha, ka protesta qesharake, dhe patriotizëm mashtrues. Mirëpo, Kosova herët a vonë do ta merr veten, dhe do të ngritet guximshëm, kundër të gjitha llojeve të poshtrimit, dhe të tragjizmit që i bëhen Kosovës. E ardhmja është e pandalshme. Atë s´mund ta ndalin as rëniet historike, dhe as rëniet shoqërore, shprehet klasiku i letërsisë sonë, Rexhep Hoxha.



Në një vend të vogël si Kosova, ku natyra sajoi një bukuri, dhe pasuri të veçantë, në Gjakovën e Dardanisë së lashtë, u lind poeti, kritiku, dhe eseisti, Rexhep Hoxha, autor i 40 veprave letrare. Biri i Gjakovës, dhe i Kosovës intelektuale. Shkrimtari Rexhep Hoxha, edhe në moshën e tij tani 85 vjeçare, nuk tërhiqet nga betejat, për një shoqëri të lirë, për një art të lirë, për një Kosovë me punë, dhe të lumtur.
Nuk jam johistorik. Jam i mbrujtur me idealet më të përzemërta të Rilindjes Kombëtare. Mesazhi i Rilindjes kombëtare rri në gjithë shpirtin dhe qenien time. Rruste, Jam një çik Promethe, dhe jam pak sa biblik. Me këtë dua të them se, jam autor i dy veprave të para letrare në Letërsinë Shqipe në Kosovë, të shekullit njëzet. Jam autor i librit të parë me poezi, “Gjethet e reja”, botuar në vitin 1953, dhe autor i romanit të parë për fëmijë, “Lugjet e verdha”, botuar në vitin 1959.
Rexhep Hoxha u lind në vitin 1929, në Gjakovë. Shkollën fillore dhe Normalen e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Rexhep Hoxha është shkrimtari dhe poeti më idhnak, më i guximshëm, dhe me kulturë të theksuar, për ta çliruar prototipin e ndërgjegjes në letërsi.



Ky krijues i  mbi 40-të veprave letrare për asnjë çast të jetës së tij, nuk është më pak se Naim, më pak se Deradë, më pak se Kosovë. E them këtë se Rexhep Hoxha mbetet prijës i një populli të tërë, në poezi, kritikë, dhe në fjalën e tij kryengritëse. Ai mban guximshëm fenerin për një krijimtari ndryshe, jo të përvajshme e moralisht të ndotur, dhe të rënë. Në mesin e shumë poezive të Rexhep Hoxhës, është edhe poezia e tij, Gjuha Shqipe” e botuar dhe e ribotuar me dhjetëra herë, në Libra e leximit, në të gjitha shkollat e ciklit të ultë dhe të mesëm, në Kosovë e më gjerë.

Gjuha Shqipe

Kodrisha brigje,
Prroje,burime,
Dinë gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rrypira , gryka
Suka, rrënime
E flasin gjuhën
E nënës sime.

Në pyje zabele
Shullane, rripe,
Ligjëron bilbili
Në gjuhën shqipe.

Çdo gur i vendit,
Çdo lule e bime
Din gjuhën shqipe
Të nës sime.

Rexhep Hoxha në jetën e tij ( tash 86 vjeçare ) është në betejë me disa detyra me veten e tij; Një, të mos heshtë para grupeve dhe klaneve, që sakatosin letërsinë. Dy, të ballafaqohet dhëmbë për dhëmbë me heshtakët dhe të patalentët. Tre, gjuha dhe fjala të mbeten të parat. Pa këtë vizion, pa këtë forcë, shprehet shkrimtari Rexhep Hoxha, nuk do i jepnim formë të ardhmes sonë.


 Ky trefish hero i guximshëm i Rexhep Hoxhës, nuk është i panjohur dhe i papranuar në Kosovë e më gjerë. Kritika e sinqertë dhe heroike e shkrimtarit Rexhep Hoxha, është për t´u vlerësuar. Në librin “Fjala e lirë”, ai s´kërkon përsosmërinë e moralit tek krijuesi, por procesin e arritjes në kulturë, angazhimin për një kulturim poetik. Shumë shkrimtarë të Kosovës, karshi Rexhep Hoxhës, këtij burri të përkushtuar të artit dhe të fjalës, dukeshin s´i femra në faj, ( në një kohë ) që s´dinin çka të bënin me veten e nënshtruar. Rexhep Hoxha, ky shkrimtar rebel kundër shkrimtarëve udbash, dhe të pamoralshëm, e meriton shembëlltyrën e heroit të mirëfilltë të penës.

Rexhep Hoxha nuk pranoi çmimin “Azem Shkreli”. Duke e njohur mirë Azem Shkrelin, ( ish nxënësin e tij ) Rexhep Hoxha me rastin e refuzimit të çmimit "Azem Shkreli" shprehet; “Shpirti, nderi, dhe karakteri im nuk e pranojnë çmimin me emrin e tij. Ore, me shkrimtarin merr frymë kombi. Ai për asgjë nuk shitet e as nuk blihet”.

Fytyra burrërore e Rexhep Hoxhës, i ngjan Qabratit, Pashtrikut, Karadakut dhe Lypotenit. Ky shpirt poliedrik i kulturës sonë, është Molibdeni pellazgo-iliro-shqiptarar. Rezet e të cilit, janë dritë, ajër, gjithësi. Shkrimtari Rexhep Hoxha, përfaqëson yndyrën e dheut dhe të tokës pranverore të Kosovës. Në librin, “Me sy kah Parnasi”, Rexhep Hoxha shkruan;

As vetë s´e dij pse kot rrugëvet po sillem
Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!
Nër rrugë t´qytetit m´duket se po hidhem
Sikurse Kolombi n´oqean t´pafund

Andërr apo zgjandërr jam? – e pyes vetvetin
Hap pas hapi e ha rrugën time të kot;
Nëpër sfera të nalta mendimet më tretin
Edhe m´duket sikur jam n´një tjetër botë

Nësa do gjethe po luejshin valle në trotuar
Ofshe! Një djalosh u gjuejt nën limuzinë
Me turr vrapuen njerëzit t´shikojnë sa më parë
Se si puthet Njeriu n´tokë me tragjedinë.

Rexhep Hoxha, ky njeri zëplotë i fjalës së shkruar, autor i 40 veprave letrare, brenda ka një Kosovë dhe Shqipëri epiko-lirike. Çdo varg në poezinë e Rexhep Hoxhës, është gjak prej shpirti. Nuk ka një të parë në Kosovë, që është përfaqësuar në librat e leximit dhe në literaturë për edukimin e brezit të ri në Kosovë, Maqedoni, dhe Mal të Zi, sa shkrimtari, Rexhep Hoxha.



                                       REXHEP HOXHA, DUKE PRANUAR ÇMIMIN LETRAR “ESAD MEKULI”



Harrimi është i rëndë për çaste të parëndësishme, e lëre më, të harrohet historia, gjuha, shkrimi. Harrimi është vdekje e dijes, thotë një fjalë e urtë shqipe. Prandaj, krijimi, është lëvizja përpara, borxhi ndaj jetës që po jetojmë, dhe ndaj të ardhmes.

Në të gjitha betejat për artin, kulturën, dhe letërsinë, Rexhep Hoxha nuk ishte vetëm, ai me vete kishte rininë, dhe të vetët e tij “rebel”. Librat e tij: “Shqipori”, “Fjala e lirë”, “Me sy kah Parnasi”, “Vargu idhnak”, “Urithi i verbër i Ezopit”, “Moral pa moral”, “Në krahët e këngës”, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, dhe me dhjetra vepra të tjera letrare, shkrimtarin , Rexhep Hoxha, për asnjë çast nuk e lënë të kotet,shkruan në mes tjerash poeti shqiptar Rrustem Geci.

Fjala e lirë në kohën time, rrëfen shkrimtari Rexhep hoxha, ishte e plagosur rëndë nga cenzura dhe cenzorët. Në shtyp, në mjetet e informimit, dhe në disa intitucione kulture, cenzor ishin shqiptarët, mjerisht, disa ishin edhe shkrimtar. Fjala shqipe ishte pak shqipe, sepse , ishte e cenzuruar aq shumë nga serbishtja, dhe botimet, pjesa dërmuese e tyre ishin përkthime.



Me 12 gusht, 2014, unë isha në vizitë në shtëpinë e Rexhep Hoxhës në Prishtinë. Ishte mbrëmje. Mbrëmje vere. Djali i tij prof. Shpend Hoxha, na pret ngrohtësisht. Është çast i bukur që jeni në shtëpinë tonë, na thotë Shpendi. Pasi ia dhuroj librin tim “Heroika”, tema e letërsisë është e pashmangshme. Unë jam thotë Rexhepi, ende në natyrën time të gjallë. Karakteri im nuk i do gënjeshtrat, as mashtrimet,thotë miku im poeti Rrustem Geci.



Unë e kam thënë edhe te libri, “Fjala e lirë”, edhe te libri “Shqipori”, edhe te libri, “Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut”, edhe te librat e tjerë, se letërsia hapësirën e ka ma të gjerë, më të thellë, dhe më të përtejme. Shkrimtari është libri, dhe libri është letërsia. Vepra e klasikut të letësisë sonë, Rexhep Hoxhës, është e gjerë, dhe ajo do një studim më të përkushtuar. Eseja vazhdon!.. Shëndet dhe sukses, shkrimtarit, Rexhep Hoxha!..

Related Posts: