Qeveri kopilësh

Ç’të presësh prej një qeverie të stërmbushur me kopilë, fëmijë këta të lindur prej prindërve të pamartuar, të cilët mund ta dinë se përse erdhën në këtë botë dhe kush i solli ata, por jo edhe shkaktarët e kësaj prurjeje. Për më keq, po këta kopilë ndërtuan aq shumë përmendore, saqë prindërit dhe gjeneza e atyre përmendoreve assesi të dihen. Njerëzit kopilë ndërtuan përmendore po ashtu kopilë. Këta edhe paratë i kanë kopilë, sepse burimi i atyre parave nuk dihet, pra edhe parave të tyre nuk i dihen prindërit, apo ndoshta i dihen, por takimi i tyre qe vetëm sa për një shfryrje epshi. Vaj halli kur njerëzit e lindur prej prindërve të martuar të udhëhiqen prej kopilëve!



Burimi:Iljasa Salihu