Poezi nga Fjolla Qorraj : Rrjedhat e Kosovës

Fjolla Qorraj


Poezi nga  Fjolla  Qorraj 



Rrjedhat e Kosovës 


 (Dëshmorit  të kombit,xhaxhait tim -  Ismet  Qorraj)



Mars

Viti ‘89

Flinin në një dhomë

10 fëmijë

si në një zemër

mbi  katër  shtrate

të mbulur me jorgan


E kishin mall shtojën

nga tranditja e hapave

të policëve serb

mbi kalldrëm….


Babi kujton të kaluarën

plagët e vjetra

vrasjen e vëllait të tij të vogël

nga serbët

copat e misrit

Flamurët….


Kanë kaluar  shumë vjetë

Zemra kapton malet

dhe e ndjejë  vetën

të  lirë

të re

të fortë

ashtu  si Dielli që nxe’

Tokën pranverore


të lirisë.


Xhaxha Ismet

Flamur i fronteve

Ylber i horizonteve

ti ishe i zoti

e durove etjen...


Ismet

furtunë e fllad i zemërçarës

shndërrim i buzës së beharit

Ti çel si lule

shpërthen si rrëmet

mëkon plagët e Nënlokës

në mes kaq këngësh

në mes kaq dhembjesh

si lumi 

si era si gjaku

Liria shpërtheu te praku

me besë e shpresë

të ndjejë në shpirt

se unë mbesa yte

borxh ta kam

me krahërorët masivë

në rreshtat e mëdhenj

të detit tekanjoz...