Shqiptarët po krenohen me Rita Orën, kurse ajo nuk po turpërohet fare se çmimi i femrës më të zhveshur në Oscar qe për Ritën. Pikërisht një popull që dikur shquhej për vlera të larta morale, sot po ky popull në nivel ndërkombëtar po përfaqësohet prej atyre që moralin aq shumë e goditën, saqë nuk po mund t’ia ndalim gjakderdhjen. Unë nuk po habitem me Ritën, por me ata që po krenohen se një femër me prejardhje shqiptare paskësh marr çmim në Oscar. Paskësh marr çmim, ngaqë dukej shumë cullak. Më cullakja ishte prej gjithë atyre të tjerave. Nuk po na vjen marre që çdo ditë e më tepër po e sakatojmë moralin tonë, herë me Ritat, Bleonat e herë me Tunat, të cilat na e bën për gjakderdhje moralin tonë!
Burimi:Iljasa Salihu





