
ENKAS PËR FLORIPRESS ,SHKRUAN PROF.DR.RASIM BEBO
Për mijëra vjet, e deri në ditёt tona, odat kanë qenë shkollat tona tradicionale, nga brezi në brez. Nëpër këto oda mblidheshin të tre brezat, pleqtë, burrat dhe të rinjtë. Të parët, pleqtë, ishin mësuesit e këtyre odave, që i ushqenin me patriotizmin, për kombin, atdheun, për fenë, për gjuhën, për flamurin dhe për vëllazërimin mes shqiptarëve në të gjitha trojet tona etnike.
Prof. Dr. Mark Krasniqi në librin e tij “Gjurmë dhe gjurmime” ka shkruar për dinjitetin e familjes shqiptare të Kosovës dhe për shkollat e ODAVE në të gjithë trevat tona, që kanë lindur dhe rritur gjithmonë heronj.
Ndërsa Anton Çeta, mbledhës i pasionuar dhe studiues i folklorit, krijimtarinë popullore, këtë thesar të paçmuar të popullit tonë e kishte mbledhur nëpër ODAT, nga njerëz të mençur. Kurse gjatë viteve ‘90-të, ai ka qenë mjaft i angazhuar në Kosovë, për pajtim e gjaqeve.
Dëshmori i kombit Ismet Qorraj
Së pari, falënderojmë Z. Flori Bruqi, që na zgjoi kujtesën, dhe na mundësoi që bashkë me dëshmorin Ismet Qorraj, t’i përmendim të dy dëshmorët, njërin nga Deçani dhe tjetrin, çamin Haki Çafa nga Paramithia.
Sot janë krijuar aparate sa pëllëmba e një vajze, që lidhesh me të gjithë botën në “Odën moderne”. Në internet erdhi njё njoftim për Konkursin mbarëkombëtar – letrar, në Floripress, për dëshmorin Ismet Qorraj (1968 – 1989) , i cili u vra mizorisht në demonstratën e 28 marsit 1989, në moshën 21 vjeç.
Atë ditë me shi, furtunë, gaz lotsjellës, me plumba dum-dum, ranë në fushë të betejës Ismet Qoraj, Sali Hajdergjonaj, Mujë Mehmetaj.
Ata u vranë në demonstratat e para për Kushtetutën e Kosovës – Republikë, për një ideal të madh kombëtar, që ishte liria dhe pavarësia e larë në gjak. (Flori Bruqi).
Përpara 45 -50 vjetëve në një bisedë me dy Plavjanë, në kohën e Rankoviçit, ishte furtuna e mbledhjes armëve, teksa kërkonin armë në çdo 5 – 6 muaj për t’i dorëzuar në polici, dhe kur kosovarët thonin se nuk kishin më armë për të dorëzuar, ata i drejtonin, për te serbët, blini një armë dhe na e dorëzoni.
(Te familja “Mehmeti” në Plavë, baba, nëna, i biri, nusja dhe një fëmijë të djalit); ishte e pesta herë ku kërkohej armë. Plaku shkoi dhe bleu një automatik tek serbët. I biri i tha babës: ndalu babë se je plak, unë do vete ta dorëzoj armën dhe djali u nis për në polici me automatik dhe dy karrikatore të mbushura me fishekë. Ai u ngjit shkallëve dhe doli te korniza e derës së hapur, në një dhomë pushimi, ku ishin rreth 15 oficerë të shtrirë në divane, disa loznin shah, dhe disa hanin në tavolinë.
“Hë! - i thotë shefi, pas pesë muajsh, do të sjellësh armën tjetër?... - Jo, më armë! - i përgjigjet Mehmeti dhe ktheu automatikun, duke u dhënë nga një breshëri në çdo grup dhe i vrau të gjithë. Kur po zbriste shkallët, i dolën pёrpara dy policë të cilët i vrau dhe ata. Kur kalonte oborrin, i dolën të tjerë dhe i eliminoi përsëri. E ndihmoi errësira dhe ai doli në kufi për të kaluar në Shqipëri. Në kufi arrestohet nga shqiptarët, të cilët, në vend që ta mbronin, e dorëzuan te serbët...
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “Dorëzimi në kufi nga Tirana Zyrtare, i atij djali, ishte një ritual i zakonshëm, sepse kishte një marrëveshje të fshehtë mes Beogradit dhe Tiranës për dorëzimin e ndërsjellë të të gjithë atyre që kalonin kufirin”. Tito shkarkoi Rankoviçin më 16 qershor 1966, për faktin e zbulimit të aparaturave të përgjimit në rezidencën e vet dhe nga tronditja e vrasjes së oficerëve që torturonin shqiptarët dhe kjo shtiu për zbutjen e politikës me Kosovën.
Çamëria ra në kurthin e dinakërisë greke. Haki Cafa, efektiv i batalionit “Çamёria”, kishte bërë emër si luftёtar trim, duke luftuar me mitroloz edhe nё kёmbё, kundër grekut tё pabesё, nga njё urrejtje e thellё qё i ziente nё zemёr.
Zerva, para masakrës në Çamëri, bëri një mbledhje me 7 fshatra të Janinës ku tha: “Çamëria do të jetë e jona. Kur të shkojmë në Çamëri, do të përqafohemi me çamët, do të hamë dhe pimë si vëllezër sa të mbyllim rrethimin, t’ju marrim armatimet.
Pastaj nuk do të lëmë të gjallë as macet e jo më njerëzit! Çamërinë do ta pastrojmë nga çamët myslimanë”. (N. M. “Paramithia”, tregim nga Papa Spiro, f. 132).
Historitë e ndodhura në Çamëri pas atij 27 qershori të zi të 1944-ës, janë vetëm tmerre të vepruara nga bandat neofashiste greke...
Për çfarë tha Zerva, u vu në dijeni paria Çame, të dy Myftitë, Hasan Abdullahu dhe Sali Hafiizi: Zerva bëri propagandë që ne të lëmë shtëpitë, pronat dhe vatanin tonë e të ikim; shteti grek ka 32 vjet me këto fjalë merret për të na shkulur nga Çamëria dhe nuk ka mundur, se nuk e lënë fuqitë e mëdha....
Megjithëse kanë kaluar 100 vjet, dhe në këto 100 vjet po përkujtohet Lufta e Parë Botërore, për Maskrën e Panaritit në të gjitha periudhat historike ....
Dhespot Dorotheu i Paramithisë me “dinakëri” i bindi të dy myftitë dhe u ngjitën në Gallata, vendi dominues ku luftëtarët kishin zënë pozicionet dhe luftonin kundra zervistëve. Mes tyre qëndronte luftëtari trim Haki Çafa me mitroloz në pozicion dhe kishin ndaluar zervistët para hyrjes në qytet.
Por kjo pari u bëri thirrje luftëtarëve të ndalonin zjarrin, duke u zotuar se zervistët nuk do të bënin as dëmin më të vogël dhe ia arritën t’i bindnin.
Nën përkujdesjen e anglezëve, gjenerali famëkeq grek Zerva, i konsideronte çamët si “të padëshirueshëm” në krahinën që kontrollonte me forcat e tij neofashiste...
Por Haki Çafa me shok nuk e ndaloi luftën, duke mitraluar zervistët që kishin ndaluar jashtë qytetit të Paramithisë. Së fundi urdhëruan Myftitë, si të parët e vendit. Zjarri ndaloi dhe Hakiu me shokë u larguan nga pozicioni i luftës me mitralozat në dorë...
Historiani grekë Jan G. Sharra thotë: “Zervistët u pritën në hyrje të Gallatajtë nga peshkopi dhe myftitë e të tjerë. Zervisti, Major Kranjai, nëpërmjet tellallit, urdhëroi të dorëzojnë armët, se qetësinë do ta mbante ushtria. Askush mos të ketë frikë! Këdo e quajmë vëlla! Duam bashkëpunim dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”. (“Historia” tis. f. 660)
Muaji i Qershorit është muaji kur çamët dhe të gjithë shqiptarët kudo, kujtojnë viktimat e masakrës të vitit 1944
Zervistët u shpërndanë në qytet për të ngrënë drekën. Te shtëpitë e myftive kishin shkuar oficerët zervistë. Sa mbaroi dreka e pasur së ngrëni e së piri, menjëherë u dha sinjali për fillimin e masakrës.
Kapën myftitë prej mjekre dhe i shtrinë mbi çilte, e u prenë kokën, përdhunuan gratë dhe morën çdo gjë të vlefshme. Ky është premtimi peshkopit grek Dorotheu në Paramithi. Masakra u përhap si rrufe gjithandej, me zervistët u bashkuan edhe grekët vendas.
Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944....
Me të dëgjuar krismat e pushkëve dhe të mitralozave, njerëzia ia dhanë vrapit nga të mundnin, për të shpëtuar kokën.
Hakiu me gruan, babanë, nënën, vllanë me të shoqen dhe fëmijët, morën rrugën drejt perëndimit, se andej mendohej nuk ishte mbyllur akoma rrethimi. Për gjatë ikjes Hakiu e pastroi rrugën nga zervistët, pastaj mitralozin ia dha vëllait dhe vetë mori nënën në kurriz.
Familja e Çafa Miles arriti të kalojë, por Hakiut me nënë Salihen ia prenë udhën, (u mbyll rrethimi) Hakiun e mbërthyen disa zervistë, nënën ia shkulën nga kurrizi, ia flakën për tokë dhe atë vetë në sy të së ëmës, e vunë poshtë dhe i prenë kokën.
“Sikur çamët të ishin kriminelë, do zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë “
Pastaj morën nga muri një pllakë të madhe guri dhe, ia vërvitën mbi kokën e prerë, duke ia bërë petë. Salihen pa ndjenja e tërhoqën zvarrë dhe e mbyllën në burg. “Por vajtmi i nënës nuk u ndal, bashkë me shtëpitë e lëna shkretë ”.
Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 71 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve!
Poeti shkruan për këtë mjerim: “Mure të rënë, të rrjepur, / dhe bluja e qiellit sa e mekur. / Një xhezve e ndryshkur anës së vatrës, / që pjek kafe vreri erërave të natës. / trëndelina rebele, mbi një pllakëz mbi varr. /
Nga genocidi grek mbi popullsine e Ttamerise.
Të vetmet, që vdekja ka harruar t’i marrë. / Gjithçka e përmbysur, e djegur, e shkrete. / tek ngjitesh e ulesh në kёtë të tatёpjetë. / Asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të pret! / Heshtja në heshtje! / Ha veten e vet!
Por asnjë masakër e armiqve, në të gjitha demonstratat, betejat, dhe luftërat heroike për liri e pavarësi, nuk mundi të ndalë frymën patriotike të odave shqiptare, ku bijtë e shqipes gjetën frymëzimin, për të sjellë lirinë, deri në çlirimin e plotë të Kosovës martire.
Rasim Bebo,jeton në Addison IL. USA -së,është njeri prej historianëve më të shquar shqiptar që në vazhdimësi ka zbardhur çështjen e gjenocidit grek në Krahinën e aneksuar shqiptare nga grekët....






