Një realitet i mbrapshtë në botëkuptimin e shoqërisë sonë; nëse e simpatizon popullin gjerman, askush nuk të thotë gjerman, kurse po e the ndonjë fjalë të mirë për popullin turk, menjëherë të thonë se je turk, madje e vënë në dyshim të thellë edhe përkatësinë tuaj kombëtare. Detyrë e intelektualëve është që ta shporrin këtë anomali, edhe pse shumë anomali duhet hequr. Me rëndësi është që të punohet në heqjen e këtyre anomalive! Iljasa Salihu





