
Mevlyde Mezini Saraçi
Ndërrim stinësh
(Kushtuar dëshmorit, Ismet Avdi Qorraj)
Nuk ka plumba që vrasin lirinë e atdheut
Ata shkëputën për një çast ëndrrat rinore
Ti shkëlqen me yjet në lartësinë e merituar
Jeton me këngën me vargun e poezisë
Nuk plakesh nga vitet në ecje rinohesh
Me kurorë pavarësie shpirt dëshmori
I ri si syth pranvere shpërthen emri yt
Në ndërrim stinësh e festash buçet kënga
Nuk ka plumba që vrasin shpirtin tënd Ismet
Nami yt rritet bashkë me këngën e lirisë së atdheut
Syri yt shqiponjë stolisë flamurin kombëtar
Valëvitet lart i rrethuar me pëllumbat e bardhë
Në logun e betejës rilinden vetëm trimat e atdheut
Për t’u ringjallur feniks bashkë me lirinë
Ismet këngë e përkundur në djepin e atdheut
Emri yt jeton në liri e rritet në shekuj pa mbarim





