Agjencioni "Floripress"nga Prishtina,shpall Konkurs letrar për Poezi dhe Tregim për dëshmorin e kombit :

Ismet ( Avdi) Qorraj (21 janar 1968- 28 mars 1989) i cili u vra mizorisht në demostratat e Deçanit më 28 mars 1989.
Trimëria e dëshmorit 21 vjeçar, Ismetit është e ngulitur thellë në dejtë e Tokës Ilire!
Ai shkojë në përjetësi si dëshmor, ashtu si jetove, i nderuar, bujar, i urtë dhe trim.
Atëditë në këto demostrata u vranë nga forcat serbo-malazeze pesë trima deçanas ...
Flijimi i tyre ishte ideal i nisur që moti.
Dëshmorë atë ditë me shi ,furtunë , gazë lotsjellës e plumba dum-dum ranë heroikisht në logun e betejës Ismet Qorraj nga fshati Carrabreg ,Sali Hadergjonaj nga fshati Voksh, Agim Kukleci nga fshati Isniq, dhe Mujë Mehmetaj nga fshati Maznikë.
Ata ishin në sy te armikut gjakatar që u ndoqën dhe u vranë në Demostratat e para për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës -Republikë. Ata kishin një ideal e ajo ishte Liria dhe pavarësia e vendit tonë të larë në gjak.
Të dashur letrar shqiptar,
Ju poezitë dhe Tregimet për vendin e parë,dytë dhe të tretë për Konkursin letrar gjithëkombëtar "Ismet Qorraj " mund ti dërgoni deri më datën 25.03.2015 ora 15:00 me internet.
Shpërblimet janë:
Shpërblimet janë:
1.Vendi i parë 350 euro
2.Vendi i dytë 300 euro
3.Vendi i tretë 250 euro
POezitë dhe tregimet do të vlerësohen nga Komisioni Letrar (shkrimtar më reputacion kombëtar nga trojet shqiptare) .
Libri me poezi për Ismet Qorrajn ,do të botohët në në kuadër të Edicionit kombëtar në internet të Agjencionit "Floripress" gjegjsisht nga Fondacioni i kompanisë ndërkombëtare "Flomed",me seli në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të vdekjës së këtij timi nga fshati Çarrabreg i Deçanit.
Poezitë dhe tregimet duhet ti dërgoni me Postë elektronike ( me emër dhe mbiemër).
Poashtu duhet me atachment të dërgoni një fotografi dhe biografi(deri 20 rreshta) në këtë adresat elektronike deri me datë 25 mars 2015.
Poashtu duhet me atachment të dërgoni një fotografi dhe biografi(deri 20 rreshta) në këtë adresat elektronike deri me datë 25 mars 2015.
Poezitë dhe tregimet e shpërblyera (do të publikohën sipas abc-es së emrave dhe mbiemrave të shkrimtarëve) në Faqën zyrtare të facebooc .com ; në faqën zyrtare të Agjencionit "Floripress" si dhe libër prej 3000 kopjeve me titull "Ismet Qorraj-Pishtar i lirisë"(Poezi dhe Tregime).
Libri do të botohet në kuadër të jubileut 26 vjeqar të këtij trimi Deçanas.
Libri do të botohet në kuadër të jubileut 26 vjeqar të këtij trimi Deçanas.
Postimi i shkrimeve pranohet prej datës (3.3.2015 deri me 25.3.2015 ora 15:00) në këta e-maila :
floribruqi@live.com
floribruqi@yahoo.com
ptcflomed@yahoo.com
floribruqi@live.com
floribruqi@yahoo.com
ptcflomed@yahoo.com
Me respekt,
Agjencioni Floripress
Editori : Flori Bruqi